TIRANË- Në zgjedhjet vendore të 14 majit, kryesocialisti Edi Rama ka vendosur që t’u japë besimin edhe për një mandat të ri 44 kryetarëve aktualë të Bashkive. Në një mbledhje të gjatë që ka zgjatur plot 3 orë, socialistët dakordësuan emrat më të cilët do të garojnë në zgjedhjet vendore, përballë një opozite të përçarë, ku ekip i PS-së nuk ka shumë surpriza. Në përfundim të mbledhjes, 12 drejtuesit e qarqeve dolën njëri pas tjetrit nga selia rozë dhe prezantuan listën e plotë.

Në 5 qarqe, atë të Tiranës, Lezhës, Beratit, Durrësit dhe Korçës nuk ka asnjë ndryshim në asnjë Bashki, e ndërsa qarku Vlorë ka pësuar më shumë lëvizje, ku pavarësisht diskutimeve kryesia e socialistëve vendosi për të rikandiduar vetëm Jorgo Goron. Po në këtë qark, spikat kandidatura e Ermal Dredha, një diplomat që do hyjë në garë për të marrë drejtimin e bashkisë së Vlorës, pas kritikave që Rama pati për punën e Dritan Lelit.

Lefter Alla, ish-kryebashkiaku i Bulqizës që përfundoi në pranga pas abuzimeve me tenderat është zëvendësuar nga kryetarja e PS-së në këtë zonë, Festime Mjeshtri. Pas zyrtarizmit të emrave rezultoi se dy deputetët aktualë Benet Beci dhe Besjan Ajazi do të lënë mandatin e deputetit për t’u futur në garën e 14 majit, e ndërsa interesant është fakti që Gëzim Topçiu kandidon për herë të 7 për bashkinë e Maliqit, duke u bërë kryebashkiaku më jetëgjatë në radhët e socialistëve.  Ajo që vihet re gjithashtu është se në një listë me 61 kandidatë, vetë 7 janë gra.

Nga ana tjetër, me bërjen publike të kandidatëve për kryetarët e Bashkive janë konfirmuar edhe kandidatët për këshillat bashkiakë në të gjitha bashkitë, por pa dhënë shumë detaje. Zyrtarizmi të emrave, erdhi dy ditë para përfundimit të afatit zyrtar të depozitimit të listave të kandidatëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)

Lista e plotë
  • Qarku Tiranë
  • Tiranë- Erion Veliaj (i rikandiduar)
  • Rrogozhinë- Edison Memolla (i rikandiduar)
  • Kavajë- Redjan Krali (i rikandiduar)
  • Vorë- Blerim Shera (i rikandiduar)
  • Kamëz- Rakip Sulin (i rikandiduar)
  • Qarku Shkodër
  • Malësi e Madhe -Tonin Marinaj (i rikandiduar)
  • Shkodër-Benet Beci
  • Pukë- Gjon Gjonaj (i rikandiduar)
  • Vau i Dejës- Kristjan Shkreli, zv.kryetar i bashkisë
  • Fushë Arrëz- Frank Tuci (i rikandiduar)
  • Qarku Elbasan
  • Elbasan-Gledjan Llatja (i rikandiduar)
  • Cërrik-Andis Sala (i rikandiduar)
  • Belsh-Arif Tafani (i rikandiduar)
  • Gramsh- Besjan Ajazi (nga radhët e deputetëve)
  • Peqin-Bukurosh Maçi (kryetar i PS)
  • Librazhd- Mariglen Disha
  • Prrenjas-Nuri Belba (i rikandiduar)
  • Qarku Lezhë
  • Lezhë-Pjerin Ndreu (i rikandiduar)
  • Kurbin-Majlinda Cara (i rikandiduar)
  • Mirditë-Ndrec Deda (i rikandiduar)
  • Qarku Dibër
  • Dibër- Rahim Spahiu (i rikandiduar)
  • Mat- Agron Malaj (i rikandiduar)
  • Klos- Ilmi Hoxha (i rikandiduar)
  • Bulqizë- Festime Mjeshtri
  • Qarku Berat
  • Skrapar-Adriatik Meta (i rikandiduar)
  • Polican-Ardiatin Zotkaj (i rikandiduar)
  • Berat-Ervin Demo (i rikandiduar)
  • Dimal-Juliana Mema (i rikandiduar)
  • Kuçovë- Kreshnik Hajdari (i rikandiduar)
  • Qarku i Durrësit
  • Durrës- Emirjana Sako (i rikandiduar)
  • Shijak- Elton Arbana (i rikandiduar)
  • Krujë- Artur Bushi (i rikandiduar)
  • Qarku Korçë
  • Korçë- Sotiraq Filo (i rikandiduar)
  • Pogradec- Ilir Xhakolli (i rikandiduar)
  • Devoll- Eduard Duro (i rikandiduar)
  • Maliq- Gëzim Topçiu (i rikandiduar)
  • Pustec- Palë Kolevski (i rikandiduar)
  • Kolonjë- Erion Isai (i rikandiduar)
  • Qarku Gjirokastër
  • Gjirokastër- Flamur Golemi (i rikandiduar)
  • Përmet- Alma Hoxha (i rikandiduar)
  • Këlcyrë- Klement Domi (i rikandiduar)
  • Tepelenë- Tërmet Peci (i rikandiduar)
  • Memaliaj- Gjolekë Guci
  • Libohova- Leonard Hide 
  • Dropull- Dhimitë Toli (i rikandiduar)
  • Qarku Kukës
  • Kukës- Safet Gjici (i rikandiduar)
  • Tropojë- Rexh Byberi (i rikandiduar)
  • Has- Halit Mulaj
  • Qarku Vlorë
  • Vlorë–Ermal Dredha
  • Selenicë-Nertil Bellaj
  • Delvinë-Besmir Veliu
  • Finiq- Romeo Cakulli
  • Himarë-Jorgo Goro (i rikandiduar)
  • Konispol-Erges Dule
  • Sarandë- Olti Caci
  • Qarku Fier
  • Fier -Armando Subashi (i rikandiduar)
  • Lushnje- Eriselda Sefa (i rikandiduar)
  • Mallakastër- Qerim Ismaili (i rikandiduar)
  • Roskovec- Majlinda Bufi (i rikandiduar)
  • Patos- Fatjon Duraj
  • Divjakë- Josif Goreja

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:53
’14 maji’/ Klosi prezanton emrat e kandidatëve për qarkun e Vlorës

 

Bledi Klosi ka prezantuar emrat për qarkun e Vlorës

  • Qarku Vlorë
  • Vlorë–Ermal Dredha
  • Selenicë-Nertil Bellaj
  • Delvinë-Besmir Veliu
  • Finiq- Romeo Cakulli
  • Himarë-Jorgo Goro (i rikandiduar)
  • Konispol-Erges Dule
  • Sarandë- Olti Caci
Ora 21:47
Publikohen emrat e kandidatëve për 6 bashkitë e Fierit, PS u beson 4 prej kryebashkiakëve aktualë

 

Në qarkun e Fierit, socialistët kanë rikonfirmuar si kandidatë kryetarët aktualë të 4 prej bashkive nga 6 prej tyre.

Qarku Fier

Bashkia Fier, Armando Subashi (rikandidon)

Bashkia Lushnje, Eriselda Sefa (rikandidon)

Bashkia Mallakastër, Qerim Ismaili (rikandidon)

Bashkia Roskovec, Majlinda Bufi (rikandidon)

Bashkia Patos, Fatjon Duraj

Bashkia Divjakë, Josif Goreja

Ora 21:40
S'ka surpriza në Durrës! Rama rikandidon Emirjana Sako, Elton Arbanën dhe Artur Bushin

 

Socialistët kanë prezantuar emrat e 3 kandidatëve për kryetar Bashkie në qarkun e Durrësit. Edhe në këtë Bashki janë konfirmuar 3 kryebashkiakët aktual.

Qarku i Durrësit
Durrës- Emirjana Sako (i rikandiduar)
Shijak- Elton Arbana (i rikandiduar)
Krujë- Artur Bushi (i rikandiduar)

Ora 21:38
Tre kandidatët e socialistëve për bashkitë e qarkut Kukës, rikandidojnë 2 prej tyre

 

Në Kukës socialistët kanë rikandiduar Gjicin dhe Byberin për bashkitë e Kukësit dhe Tropojës ndërsa në bashkinë e Hasit, Halit Malaj.

Bashkia Kukës, Safet Gjici (rikandidon)

Bashkia, Tropojë, Rexh Byberi (rikandidon)

Bashkia Has, Halit Mulaj

Ora 21:37
Zbardhen emrat e kandidatëve për kryetar Bashkie në qarkun e Korçës

 

Drejtuesi i qarkut të Korçës, Niko Peleshi ka prezantuar kandidatët për kryetar Bashkie në qarkun e Korçës.

Qarku Korçë

Korçë- Sotiraq Filo (i rikandiduar)

Pogradec- Ilir Xhakolli (i rikandiduar)

Devoll- Eduard Duro (i rikandiduar)

Maliq- Gëzim Topçiu (i rikandiduar)

Pustec- Palë Kolevski (i rikandiduar)

Kolonjë- Erion Isai (i rikandiduar)

Ora 21:29
Zbardhen emrat e 7 kandidatëve për bashkitë e Gjirokastrës, rikandidojnë 5 prej kryetarëve aktualë

 

Janë prezantuar kandidatët e Partisë Socialiste për 7 bashkitë e qarkut Gjirokastër. 
Bashkia E dropullit rikonfirmohet Dhimitër Toli
Në Bashkinë e Libohovës, Leonard Hide
Gjirokastër, rikonfirmohet Flamur Golemi
Në Përmet rikonfirmohet kryetarja aktuale Alma Hoxha
Në Këlcyrë rikonfirmohet Klement Domi
Në Tepelenë rikonfirmohet Tërmet Peci
Në Memaliaj, Gjolekë Guci
 

Ora 21:27
S’ka surpriza! Rama rikandidon të gjithë kryebashkiakët aktual në qarkun e Beratit

 

Njësoj si në shumicën e qarqeve të tjera, edhe në Berat, socialistët do të futën ne garën e 14 majit me ekipin aktual, pra do të rikandidojë të gjithë kryebashkiakwt aktual në të gjitha bashkitë.

Qarku Berat

Skrapar-Adriatik Meta (i rikandiduar)

Polican-Ardiatin Zotkaj (i rikandiduar)

Berat-Ervin Demo (i rikandiduar)

Dimal-Juliana Mema (i rikandiduar)

Kuçovë- Kreshnik Hajdari (i rikandiduar)

Ora 21:22
Asnjë ndryshim në 5 bashkitë e qarkut Tiranë, kryetarët aktualë rikandidojnë në 14 maj! Veliaj: Në këshillin bashkiak ka prurje nga bota akademike

 

 

Nuk ka asnjë ndryshim të emrave që do kandidojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit në 5 bashkitë e qarkut të Tiranës. Këtë e deklaroi Veliaj i cili rikonfirmoi kandidimin e kryetarëve aktualë në bashkitë e këtij qarku, duke u shprehur se kryetarët e bashkive të këtij qarku kanë realizuar punë të mirë gjatë mandatit të tyre.

“Kemi konfirmuar kandidatët për Qarkun e Tiranës - është qarku më i madh, me 700 mijë votues. Tirana ka vajtur me 62 kandidate. Me përqendrimin e popullsisë Tirana do të ketë gjithmonë e më shumë zë, edhe me ndryshimin e mandateve në 2025, kështu që kemi marrë disa vendime jo vetëm për të fituar 14 Majin, por për të menduar edhe për fitoren e radhës. 

Në bashkinë e Rrogozhinës, Edison Memolla do të vazhdojë të ketë përkrahjen tonë. Bashkia e Rrogozhinës është transformuar totalisht. Me Redjan Krajlin do të vazhdojmë në Kavajë, duam të vijojmë investimet aty. Në Vorë, ne bëmë një eksperiment, provuam Blerim Sherën në zgjedhjet e parakohshme. Ka qenë një eksperiment që ka dalë me sukses. Duam që Vora të mos jetë një vend tranzit, por një destinacion. Do vazhdojmë me Rakip Sulin në Kamëz. Kamza, ndoshta ka pasur transformimin më të madh. Unë e di që e mira nuk ka fund, por këto janë vërtet ditët më të mira të qarkut tonë. Kamza nuk ka qenë kurrë më mirë, nuk ka qenë kurrë më e pastër, nuk ka pasur kurrë kaq shumë shkolla të bëra në të njëjtën kohë, qëkur u kthye nga një periferi e Tiranës, në qytetin e 5 osë të 6-të në Republikën e Shqipërisë. Rakipi ka bërë një punë të jashtëzakonshme në një zonë që, duhet ta pranojmë, nuk ka qenë një zonë e majtë. Sondazhet janë jashtëzakonisht premtuese, besoj që kësaj here, jo si në 2019-tën, por me një garë të mirëfilltë, do luftojmë për fitoren e Rakipit”, deklaroi Veliaj

Sa i takon listës për këshilltarë bashkiakë, Veliaj tha se do ketë prurje të reja nga fusha akademike me fokus kryesisht tek juristët dhe financierët.

“Këshillat Bashkiake do te respektojne balancën gjinore. Kemi bërë një shartim të disa rrymave, që përfaqësojnë shoqërinë e Tiranës, edhe të disa krahinave. Sigurisht, Tirana tani është mozaiku që përfaqëson gjithë Shqipërinë. Kemi disa prurje të reja nga bota akademike dhe kemi një kryesisht një fokus tek juristët dhe financierët, duke qenë se Këshilli Bashkiak do të duhet të marre vendime të rëndësishme për vazhdimsinë e punëve në Tiranë.”, deklaroi ai. 

Vëliaj bëri të ditur se në Këshillin Bashkiak do të ketë edhe disa zv. Ministra.

“Do të ketë një përfaqësi të zv.Ministave sepse unë besoj fort që lidhja e Tiranës me qeverinë qëndrore duhet të vazhdojë të forcohet. Patjetër që kemi një super avantazh, Kryeministri, ish Kryetari i Bashkisë së Tiranës, kupton ndoshta edhe më shpejt se kushdo tjetër ku është zemreku i Tiranës dhe ç’a nevojash ka, kështu që duam ta forcojmë këtë lidhje”, deklaroi Veliaj.

Ora 21:17
Në 3 bashkitë e qarkut të Lezhës, socialistët rikonfirmojnë kryebashkiakët aktual

 

Kryesia vendosi që në Lezhë do të rikandidojë të 3 kryebashkiakët aktual. Ndërkohë janë miratuar edhe përbërja e listës së këshillave Bashkiak.

Lezhë-Pjerin Ndreu
Kurbin-Majlinda Cara
Mirditë-Ndrecë Deda

Ora 21:11
Zbardhen emrat e kandidatëve për qarkun e Elbasanit, socialistët rikonfirmojnë pjesën më të madhe të emrave

 

Kandidatët e qarkut të Elbasanit i ka konfirmuar drejtuesi politik, Damian Gjiknuri.

Elbasan-Gledjan Llatja

Cërrik-Andi Salla

Belsh-Arif Tafani

Gramsh-Besjan Ajazi (nga radhët e deputetëve)

Peqin-Bukurosh Maçi (kryetar i PS)

Librazhd- Mariglen Disha

Prrenjas-Nuri Belba

Ora 21:10
Zbardhen emrat e 4 kandidatëve për bashkitë e qarkut Dibër, dy prej tyre rikandidojnë

 

Drejtuesja e qarkut Dibër, Belinda Balluku ka bërë me dije emrat e 4 kandidatëve të PS për baszhkitë e këtij qarku në kuadër të zgjedhjeve lokale.

Balluku: Në bashkinë e Dibrës, kemi konfirmuar kandidaturën e Rahim Spahiut që është zgjedhur kryetar në 6 marsin e vitit të kaluar. Mbështetja që ai merr nga qytetarët është e rëndësishme ndaj kemi vendosur rikandidimin e tij me shpresën e të njëjtit rezultat si vitin e kaluar.

Për këshillin bashkiak kemi zgjedhur një listë të spikatur që besojmë se do jetë fituese.

Në bashkinë e Matit rikonfirmojmë Agron Malajn pas një kohe të gjatë në krye të kësaj bashkie. Gëzon mbështetje të madhe nga qytetarët dhe nga PS.

Për bashkinë e Klosit, dua të falënderoj Ilmi Hoxhën kryetarin që do i lë stafetën e kandidimit zonjës Valbona Kola që ka mbështetje në PS dhe në gjithë komunitetin e Klosit.

Në Bulqizë, kemi vendodur të sjellim risi, kandidojmë kryetaren e PS, Festime Mjeshtri, që gëzon mbështetje. Do jetë sfiduese sa i përket edhe mentalitetit të zonës.

Ora 21:08
Spiropali prezanton kandidatët e 5 bashkive të qarkut Shkodër për zgjedhjet lokale të 14 majit, 3 prej tyre kryetarë aktualë

 

Drejtuesja e PS për qarkun e Shkodrës, Elisa Spiropali ka bërë me dije emrat e kandidatëve për 5 bashkitë e këtij qarku në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Spiropali: I ka dhënë provat në të gjitha institucionet që ka drejtuar. Shkodrës do i japim alternativën më të mirë. Do bëjmë gjithçka për të bërë atë që ende nuk është bërë, jo për dëshirën tonë por për politkikën e vjetër të bastioneve. Kemi besim se kandidatura e Benet Becit shkon përtej PS-së.

Në Malësinë e Madhe, Tonin Marinaj, kryetari aktual që ka bërë një punë shumë të mirë që e ka kthyer zonën në qendër turistike.

Në Pukë, kryetari aktual, Gjon Gjonaj, jashtëzakonisht punëtor, i ka dhënë provat në bashkinë e Pukës dhe ka bërë atë që nuk është bërë shumë vite më parë.

Në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli, zv kryetari i bashkisë, një djalë më shumë potencial në zonë.  

Në Fushë Arrëz, kandidon Frank Tuci, kryetari aktual.