Partia Demokratike në Shkodër ka zhvilluar këtë të diel procesin zgjedhor për përzgjedhjen e kryetarit të ri të degës, garë e cila është fituar nga Ardit Qylybyli me 1081 vota.
Votimi nisi prej orës 08:00 në hollin e teatrit “Migjeni”, ndërsa të drejtë vote kishin rreth 7100 anëtarë.
Në garë ishin dy kandidatë, Ardit Çylybyli, i cili u zgjodh kryetar i Degës së Partisë Demokratike në Shkodër, si dhe Gentian Ibro.
Ndërkohë gjatë fjalës së tyre për mediat, të dy kandidatët vlerësuan procesin dhe shprehën besim se zgjedhjet e brendshme do ta forconin Partinë Demokratike.
Lidhur me vendimin e PD-së për përjashtimin e 300 anëtarëve nga anëtarësia e PD-së në Shkodër, dy kandidatët shprehën qëndrime të kundërta, ku Ibro tha se ishte pro vendimit, ndërsa Çylybyli kundër.
“Falënderoj gjithë pjesëmarrësit dhe anëtarësinë që kanë marrë pjesë dhe procesi që po bëhet është perfekt. Kjo tregon që gjithë anëtarësia është gati që të forcojmë PD-në dhe ta çojmë në standardet më të larta politike. Mendoj se Kryesia mori vendimin e duhur për 300 anëtarët”, tha mes të tjerash Gentian Ibro.
“Është një ditë shumë e rëndësishme për demokratët e Shkodrës. Votohet për kryetarin e degës Shkodër për 4 vitet e ardhshme. Pjesëmarrja duket shumë e mirë. Kandidatët janë të njohur me strukturat. Kemi pasur vite në struktura. Unë uroj që të fitojë ai që do të vendosë anëtarësia. Unë kam këmbëngulur që lista të ishte ashtu si ka qenë”, tha mes të tjerash Ardit Çylybyli.
Ndërkohë zgjedhje janë mbajtur sot edhe në PD-në e Pogradecit, ku në garë për kryetarë ishin Kasëm Galla dhe Oligert Muçllari. Pas numërimit të votave, Oligert Muçllari është zgjedhur kryetar i degës së Partisë Demokratike në Pogradec, pasi fitoi garën përballë Kasëm Gallës.
Sipas rezultatit të numërimit, Muçllari mori 247 vota, ndërsa Galla 224. Në proces rezultuan edhe 6 vota të pavlefshme. Pas shpalljes së rezultatit, Muçllari falënderoi anëtarët e PD në Pogradec për mbështetjen.
“Falenderoj të gjithë anëtarët e PD në Pogradec për vlerësimin dhe privilegjin që më dhanë për drejtimin e degës së Pogradecit, por edhe për përgjegjësinë e madhe që na pret në të ardhmen. Unë e shoh këtë si një përgjegjësi të madhe jo vetëm ndaj demokratëve, por edhe ndaj të gjithë qytetarëve të Pogradecit. Ishte një proces dhe një garë dinjitoze. Kam vlerësim maksimal edhe për mikun tim, Kasëm Galla, me të cilin ishim në garë. Me dëshirë dhe angazhim të madh, shpresoj që ne si degë e PD të çojmë përpara misionin tonë, duke e rikthyer bashkinë nën drejtimin e Partisë Demokratike dhe duke e qeverisur me dinjitet, ashtu siç u takon qytetarëve të Pogradecit”, u shpreh ai.
Më herët, deputeti i PD-së, Ivi Kaso, tha për mediat se procesi ka shkuar ‘përgjithësisht qetë’ me përjashtim të disa problematikave të vogla, të cilat sipas tij lidhen kryesisht me mungesën e ndonjë emri në listë.
“Kjo vjen për shkak të mungesës së rinovimit të teserave të anëtarësisë. Janë problematika të vogla që nuk e prishin atmosferën e qetë që e ka karakterizuar deri tani procesin. Duket një pjesëmarrje e konsiderueshme për një ditë pushimi, në një fundjavë të gjatë”, tha Kaso.
Po ashtu, zgjedhje për kryetarin e ri të degës janë mbajtur edhe në PD-në e Vlorës. Në qytetin bregdetar zgjedhjet i ka fituar Nadire Meçorapaj me 496 vota kundrejt Darling Banushaj me 106 vota. Ndërkohë të pavlefshme janë 13 vota.
Kujtojmë se zgjedhjet në PD-në e Shkodrës dhe Pogradecit vijnë pas procesit të zhvilluar në disa degë lokale të vendit, mes të cilave edhe Durrësi e Berati.
Ardit Qylybyli është zgjedhur kryetar i degës së Partisë Demokratike në Shkodër, pas përfundimit të procesit të numërimit të votave.
Nga rezultati përfundimtar, Qylybyli ka siguruar 1083 vota, ndërsa kandidati tjetër në garë, Gentian Ibro, ka marrë 687 vota.
“Pikë së pari falënderoj të gjithë anëtarët që morën pjesën në votimin e sotëm, që i dhanë ditës së sotme një motiv më shumë për Partinë Demokratike. Falenderoj dhe kandidatin që kisha përballë që është një mik i imi dhe punën nga nesër e mbrapa do ta bëjmë të gjithë bashkë. Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”,- tha Qylybyli për mediat pas fitores.
Procesi i votimit për kreun e ri të PD Shkodër u zhvillua gjatë kësaj të diele, ndërsa pas mbylljes së votimit nisi menjëherë numërimi, i cili konfirmoi fitoren e Ardit Qylybylit.
Oligert Muçllari është zgjedhur kryetar i degës së Partisë Demokratike në Pogradec, pasi fitoi garën përballë Kasëm Gallës.
Sipas rezultatit të numërimit, Muçllari mori 247 vota, ndërsa Galla 224. Në proces rezultuan edhe 6 vota të pavlefshme.
Pas shpalljes së rezultatit, Muçllari falënderoi anëtarët e PD në Pogradec për mbështetjen.
“Falenderoj të gjithë anëtarët e PD në Pogradec për vlerësimin dhe privilegjin që më dhanë për drejtimin e degës së Pogradecit, por edhe për përgjegjësinë e madhe që na pret në të ardhmen. Unë e shoh këtë si një përgjegjësi të madhe jo vetëm ndaj demokratëve, por edhe ndaj të gjithë qytetarëve të Pogradecit. Ishte një proces dhe një garë dinjitoze. Kam vlerësim maksimal edhe për mikun tim, Kasëm Galla, me të cilin ishim në garë. Me dëshirë dhe angazhim të madh, shpresoj që ne si degë e PD të çojmë përpara misionin tonë, duke e rikthyer bashkinë nën drejtimin e Partisë Demokratike dhe duke e qeverisur me dinjitet, ashtu siç u takon qytetarëve të Pogradecit.”, u shpreh ai.
Në degën e Partisë Demokratike në Pogradec po mbahen zgjedhjet për kryetarin, një garë që zhvillohet mes dy emrave të njohur në strukturat lokale. Njëri nga kandidatët është Kasëm Galla, i cili ka drejtuar degën e PD-së në Pogradec gjatë viteve 2019–2021 dhe aktualisht njihet edhe si një nga biznesmenët e zonës.
Në garë është gjithashtu edhe Oligert Muçllari, aktualisht drejtues i komanduar i degës pas procesit të primareve. Me profesion ekonomist, Muçllari kandidon për herë të parë për drejtimin e degës së Partisë Demokratike në qytet.
Sipas të dhënave, dega e PD në Pogradec numëron rreth 1800 anëtarë, ndërsa në procesin e fundit zgjedhor morën pjesë mbi 600 prej tyre. Gara pritet të tregojë edhe nivelin e mobilizimit të anëtarësisë
Deputeti i PD-së, Ivi Kaso, tha për mediat se procesi ka shkuar ‘përgjithësisht qetë’ me përjashtim të disa problematikave të vogla , të cilat sipas tij lidhen kryesisht me mungesën e ndonjë emri në listë.
“Kjo vjen për shkak të mungesës së rinovimit të teserave të anëtarësisë. Janë problematika të vogla që nuk e prishin atmosferën e qetë që e ka karakterizuar deri tani procesin. Duket një pjesëmarrje e konsiderueshme për një ditë pushimi, në një fundjavë të gjatë. Kemi besim që do të rritet pjesëmarrja. Gara ka dy kandidatë, dy personalitete të rëndësishme të PD-së. Ka pasur interes jo vetëm për të mbështetur këto dy figura, por edhe për të shprehur demokratët vullnetin që çdo lloj problematike apo ndasie që mund të ketë pasur kjo degë dhe degë të tjera të PD-së, të tejkalohet nëpërmjet një procesi të drejtë dhe transparent. Jam besimplotë që do të ketë një pjesëmarrje të krahasueshme me atë të primareve’ tha Kaso.
Komente












