Pasi u rikthye në tryezën e Reformës Territoriale, Partia Demokratike ka nisur punën për të hartuar propozimet e saj.
Report Tv mëson se bashkëkryetari i PD Luçiano Boçi ka mbledhur në seli ekspertët për reformën elektorale, për të diskutuar mbi propozimet që do të ketë në këtë fazë PD në tryezën e komisionit.
Komisioni i Posaçëm do të mbështetet nga 18 ekspertë të cilët do të ndahen në 3 grupe të ndryshme tematike, grupi për “Territorin dhe Qeverisjen”, “Funksionet, Shërbimet dhe Kompetencat” si dhe grupi për “Financat vendore”.
Puna parashikohet të vijojë me raundin e parë të konsultimeve dhe dëgjesa publike në 12 qarqe në periudhën shkurt-mars, për të vijuar më pas me tryeza diskutimesh me institucione ndërkombëtare dhe grupe interesi. Ndërsa në muajin mars komisioni pritet të zhvillojë një raund të dytë konsultimesh dhe dëgjesash tematike.
Ndryshe nga reformat e së kaluarës, për hartën e re territoriale komisioni do të kërkojë vlerësimin dhe opinionin e qytetarëve përmes zhvillimit të një sondazhi publik që parashikohet të zhvillohet në periudhën prill-maj.
Komente












