PD nuk ankimon mandatet në
Kolegj, ngërçi kalon në KQZ

PD nuk ankimon mandatet në<br />Kolegj, ngërçi kalon në KQZ
TIRANE- Partia Demokratike vendosi të mos ankimojë në Kolegjin Zgjedhor vendimin e rrëzuar lidhur me shpërndarjen e mandateve për zgjedhet e ardhshme. Sipas këtij projekt-akti, Beratit dhe Korçës i ikte nga një mandat, të cilët do t`i shtoheshin qarkut të Tiranës dhe Durrësit, do të vinte në lëvizje kolegjin, një gjë e tillë nuk ndodhi. Deri në limitet e fundit kohore që është përcaktuar edhe në Kodin Zgjedhor, PD preferoi që të mos ankimonte vendimin, duke lënë kështu në fuqi për momentin shpërndarjen ekzistuese të mandateve, ku Beratit dhe Korçës nuk i lëviz asnjë mandat deputetësh.

Ndërkohë që ky ngërç është edhe më i thellë. Rruga që duhet të ndjekë tashmë institucioni i administrimit të zgjedhjeve është pikërisht rimarrja dhe rishqyrtimi dhe një herë i projekt-aktit të paraqitur lidhur me shpërndarjen e mandateve, ç`ka do të çonte drejt një procesi të gjatë jashtë afateve kohore që përcakton kodi. Por ndërkohë që përfaqësuesit e Partisë Socialiste, nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre që kanë bërë lidhur me verfifikim e popullsisë në Qarkun e Kukësit, konkretisht në 4 komunat që ata pretendojnë se popullsia është rritur ndjeshëm nga muajt qershor-nëntor. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, lëvizjet e popullsisë sjellin një rishpërndarje të deputeve në çdo qark.

Kështu Berati dhe Korça penalizohen duke humbur një mandat, i cili do t'i kalojë respektivisht Durrësit dhe Tiranës. Ndërkohë që vetë Kodi Zgjedhor në nenin 2 të tij përcakton se është kompetencë e KQZ që të propozojë dhe miratojë ndarjen e mandateve.
Shkrimi ne Shqiptarja.com versioni print


(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shkarkimi i Allegrit, Juventus ofertë për Thiago Mottën! Epokë e re mes lamtumirash dhe rinovimesh

Shkarkimi i Allegrit, Juventus ofertë për Thiago Mottën! Epokë e re mes lamtumirash dhe rinovimesh