PD nuk do dekriminalizimin 
​por mbrojtjen e zullumit të vet

PD nuk do dekriminalizimin <br />​por mbrojtjen e zullumit të vet
Votimi nga PD kundër kërkesës së Prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit të PD, Dashamir Tahiri, ka zbular një panoramë që nuk është se nuk e dinim më parë. Atë që lidershipi demokrat në thelb nuk është se është për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Vota e tre anëtarëve të KQZ që përfaqësojnë PD në këtë komision, kundër kërkesës së Prokurorisë, thjesht provoi atë të cilën me kohë është artikuluar, se PD do të ketë një qasje të diferencuar ndaj këtij ligji, duke mbrojtur mëkatarët e vet dhe duke nëmur ato të kundërshtarit politik.

Vota kundër heqjes së mandatit të deputetit Tahiri u paralajmërua nga PD dy ditë më parë nga përfaqësuesi i saj ligjor në KQZ. Po dje edhe deputeti i PD, Oert Bylykbashi, i cili rreket të na mbushë mëndjen se është aq i zoti sa mund “të na hedhë hi syve”, paralajmëroi vendimin politik të PD dhe votën kundër të anëtarëve të KQZ, sa i përket heqjes së mandatit të deputetit Tahiri.

Çështja është se PD nuk është se i intereson shumë fati politik i Tahirit, por thjeshtë sepse deputeti i rradhës nuk do të jetë më i PD, por i PDIU-së. Kjo ishte llogaria e PD që shtyu Bylykbashin, i cili pasi mbajti 1 orë leksion për Dekriminalizimin, bëri të qartë se PD është kundër kërkesës së Prokurorisë për Tahirin. Vota e sotme e anëtarëve të PD në KQZ shkoi në favor të kriminalizimit.
Votimi i sotëm nga KQZ për kërkesën e Prokurorisë ishte i një rëndësie të veçantë, jo shumë për fatin e Tahirit, Selamit dhe Rroshit, por për faktin se krijonte precedentin edhe për mënyrën se si do të operojë KQZ në të ardhmen, në lidhje me kërkesat për heqje mandati për ata që bëjnë deklarime të rreme, sa i përket pastërtisë së figurës. PD me votimin e sotëm dha qartazi mesazhin se do të mbrojë çdo të inkriminuar që vjen nga rradhët e rreshtimit të saj politik, nëse do të kërkohet t’i hiqet mandati.

Këtu nuk është çështja se PD vendos 2 standarde, pasi ajo nuk është se ka ndonjë standard politik. PD thjesht dha mesazhin për çdo person që rezulton i inkriminuar se do të ketë mbrojtjen e saj politike nëse i shërben asaj. Është e njëjta vijësjellje që PD përdori edhe ndaj Reformës në Drejtësi apo Integrimit, ku nga njëra anë bënte si e përgjëruar për Reformën dhe nga ana tjetër nuk ka la mjet pa përdorur, nga më banalet e deri në Kushtetuese, për ta rrëzuar këtë Reformë, me qëllim mbajtjen e kastës së kriminalizuar në sistemin e drejtësisë. Po kështu edhe me Integrimin. Është e para forcë politike në Ballkan dhe më gjerë që ka votuar kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE, ndonëse çirrej lart e poshtë për Integrimin. Po kështu edhe me dekriminalizimin.
Për të qenë realist është e qartë se lidershpi i PD nuk është se ka standarde. I vetmi standard që ajo ka është se nëse i shërben gjithshka është ok, pavarësisht bëmave dhe gjëmave. Votimi i sotëm i PD kundër heqjes së mandatit të deputetit të saj në KQZ, nuk është se ishte “thikë pas shpine” ndaj ligjit. Ai votim na daraviti edhe atë pak mjegull që kishim se a do të jetë PD serioze në lidhje me dekriminalizimin? Votimi provoi që nuk është aspak serioze. Për të kundërtën s’na bind dot as Bylykbashi, i cili kujton se është aq i zgjuar sa mund të na hedhë duke lexuar fletërrufe, siç bënte kundër Reformës në Drejtësi, Vettingu-ut e tashmë edhe për Dekriminalizimin. Nuk gjykojmë nëse është apo jo i fajshëm apo i pafajshëm Tahiri, Selami apo Rroshi. PD kishte rastin sot të dëshmonte një standard kundër dekriminalizimit. Ajo thjeshtë na provoi se nuk ka asnjë standard. Ja pse vijon të jetë një opozitë që sa vjen e tkurret./Javanews

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe