Deklaratat e prokurorëve në mbledhjen me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve janë argumentet kryesore që PD thotë se duhet të nxisin Kuvendin që të votojë pro dhënies që autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut.
Në raportin e plotë të depozituar nga anëtarët e opozitës, citohen pasazhe nga këto deklarata të prokurorëve, që sipas PD, kanë dhënë prova të konsiderueshme për të cilat Kuvendi nuk duhet të ketë asnjë hezitim për të ngritur kartonët jeshilë në favor të kërkesës së SPAK.
Jo vetëm presion dëshmitarëve por, Belinda Balluku ka penguar hetimet edhe përmes krijimit të vonesave dhe pengesave që SPAK të marrë provat e deritanishme. Vetë prokuroria e posaçme e ka thënë në mbledhje se institucionet ku drejtuesit janë emëruar nga Belinda Balluku panë penguar marrjen e dokumentacionit nga organi i akuzës
Dritan Prenci - Jemi në fillimet e hetimeve të procedurave të tjera dhe akoma shumë veprime hetimore për t'u kryer për shumë procedura prokurimi, apo edhe prova shkresore për t'u administruar, që nuk janë administruar. Kemi patur mangësi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, sepse nuk na i ka sjellë në kohë, na janë vonuar dhe akoma nuk i kemi administruar të gjitha dokumentacionet përkatëse të këtyre procedurave prokurimi.
Klodjan Braho - Cili është mekanizmi? Mekanizmi është duke takuar vartësit. Personat që mund t'i ketë emëruar, personat që sipas hetimeve dyshojmë se mund t'i ketë kontrolluar, dhe dyshojmë që kjo veprimtari mund të ndodhë edhe në të ardhmen, siç edhe kemi një bisedë konkrete që krijon dyshime serioze që ka ndodhur. Duke qenë se është kjo mundësi, se mund të mos jesh edhe në funksion, por ke diku një person tjetër që ka pushtet mbi dëshmitarin, që është drejtori i dëshmitarit, për shembull. Duke pasur mundësinë për t'u takuar me njerëzit, që ia lejojnë masat aktuale, rritet rreziku për të helmuar provat, qoftë për dëshmitarët, qoftë edhe për të bashkëpandehurit, sepse edhe i bashkëpandehuri mund të pendohet nesër ose mund të bashkëpunojë me hetimin. Prandaj, ne jemi për këto lloj masash sigurimi, që i ndalojnë personit në hetim kontaktet me personat e tjerë, dhe prandajjanë masat me proporcionale të mundshme ne krahasim me të tjerat, pasi nuk ka një masë tjetër që ta kënaqë këtë nevojë sigurimi
Dorina Bejko - Në vijim kemi administruar një pjesë të praktikave dokumentare, por jo të gjitha praktikat dokumentare që u përkasin këtyre procedurave objekt hetimi.
Klodjan Braho - Në kërkesë është përcaktuar qartë shkaku pse kemi ardhur sot në Kuvend. Masat e sigurimin ekzistuese janë caktuar për dy procedura, për dy episode. Pas caktimit të masës janë zbuluar fakte që kanë ndodhur para caktimit të saj, të cilat tregojnë dyshime edhe për 6 procedura të tjera, me përseritje të të njëjtës mënyrë veprimi dhe me të njëjtët persona bashkëpunëtorë. Këto fakte i janë atribuuar personit nën hetim. Përveç këtyre, shpjeguam se ka edhe procedura të tjera që jane objekt hetimi, por që nuk kanë ende një vendimmarrje, që t'i jetë atribuuar personit në hetim”
Për të mbështetur kërkesës e saj, Prokuroria e Posaçme, ka depozituar gjithsej 80 prova, të ndara në 12 volume.
Klodjan Braho - Është thjesht një hard disk nga ana praktike, që po ta printosh, pa ekzagjerim mund të jenë dy apo tre furgonë me letra, por është në gjendje elektronike“
Bazuar edhe në kërkesën e prokurorisë PD thotë në raport se Balluku me “Pozicionin e saj si deputet i mazhorancës, ish-Zëvendëskryeministër dhe ish ministër, lidhja e ngushtë me një numër të konsideruehëm të ministrave aktual në detyrë apo funksionarë të lartë të administratës publike (drejtorë të përgjithshëm të promovuar në detyra prej saj), është një tregues i qartë i lidhjeve dhe aftësisë së saj për të ndikuar në cilësinë e provave të procedimit penal”
Në dokument jepen edhe provat e prokurorisë se Balluku i ka bërë presion dëshmitarëve, jo vetëm Mirzeta Kashnicës të deklaruar më herët. PD thotë se prokurorët e potencuan faktin se presioni ka qenë përmes dy formave: “(1) Përmes "të fortëve", për të cilët prokuroria deklaroi se po verifikohet nëse janë të përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar, verifikim që mbulohet nga sekreti hetimor; (2) përmes zyrtarëve publikë, pjesë e kabinetit të ministres, të cilët, ose kanë shantazhuar për shkarkime nga puna ndaj familjarëve, ose kanë ofruar para në këmbim të ndryshimit të dëshmive dhe avokatit”
Dritan Prenci - Te relacioni dhe provat mbështetëse të relacionit ne kemi paraqitur procesverbalin e transkriptimit të përgjimit të bisedave, të lejuara me vendim të gjykatës, të datës 20.11.2025, në orën 12:23:35. Ne e kemi paraqitur si provë. Në përmbajtje të këtij transkriptimi rezultojnë të dhëna për intimidimin e personave....Ka përmbajtje, që zonja është e frikësuar, përmend edhe emrat se nga kush është frikësuar, emër zyrtari, por edhe persona të fortë në rang grupesh të tjera. Ajo përmend tundimin nëpërmjet korrupsionit që të ndryshojë thëniet apo edhe të zëvendësojë mbrojtësin e saj me një mbrojtës të pëlqyer nga personat që i vetëofrohen. Kjo është shumë e qartë në përmbajtje”
Dritan Prenci - Atëherë, në përmbajtje të asaj çfarë ka prodhuar ky transkriptim i bisedave të përgjuara, bëhet fjalë për intimidim nga persona jozyrtarë. Aty përmendet “të fortë", e përmend vetë zonja, pra persona jozyrtarë. Pastaj, nga personat zyrtarë bëhet fjalë për persona nga kabineti i ministrit, është e shkruar.
Prokurorët thonë se për shkak të sekretit hetimor nuk mund të deklarojnë më shumë, por garantojnë se hetimet kanë vijuar në maksimum me intensitet edhe në drejtim të sqarimit të secilës rrethanë, edhe në drejtim të kërcënimit.
Klodian Braho: Patjetër, nuk është i provuar përtej çdo dyshimi, por e përmbush standardin e dyshimit të arsyeshëm, që dëshmitarët dhe të pandehurit, të cilët nesër mund të jenë edhe bashkëpunëtorë të drejtësisë, nuk i dihet, po kërkohen të ndikohen mе presion, me joshje, apo të tjera me radhë. Pra, duke iu referuar vetëm përmbajtjes së bisedës telefonike."20
Dritan Prenci - Kemi një bisedë të përgjuar mes një personi të marrë të pandehur bashkë me të pandehurën ministren Belinda Balluku, dhe një personi tjetër që bashkëbisedon me që është përsëri person ndërveprues. Ajo do të pyetet me statusin e dëshmitarit, pra nuk është pyetur deri në këtë moment”
Klodjan Braho - Për të caktuar masën e sigurimit apo për të kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit, jo detyrimisht duhet të provohet se është shkaktuar një dëm, por thjesht mjafton fakti që të argumentohet rreziku që mund të shkaktohet një dëm. Sot që flasim, duke pasur parasysh bisedën që përmendi kolegu, e cila është një rast dhe një e dhënë konkrete, krijojmë një lloj dyshimi se ekziston rreziku që të jenë dëmtuar provat. Pra, mendoj që mbetemi pikërisht në të njëjtën situatë se ky rrezik është ende real për ne dhe vazhdon. Ky është një element i masës së sigurimit, ndërsa elementi tjetër i nevojave të sigurimit, nuk lidhet vetëm me elementin dëmtimit të provave, por lidhet edhe me rrezikun që personi mund të kryejë të njëjtën vepër penale si ajo që dyshohet që ka kryer apo edhe më të rëndë. Sot edhe ky rrezik i dyte ekziston. Përmendet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por ky vendim ende nuk është botuar dhe nuk ka hyrë ende në fuqi, është një fakt i sigurt që do të ndodhë, por është po aq i sigurt fakti se Kuvendi ka një iniciativë ligjore për ta ndryshuar nenin 242 te Kodit të Procedurës Penale.
Partia Demokratike thotë se plotësohen të gjitha kushtet që Kuvendi të japë autozimin për arrestim duke cituar edhe një opinion të Komisiont ië Venecias, sipas të cilit duhet të ekzistojë një prezumim themelor që imuniteti duhet të hiqet në të gjitha rastet kur nuk ka asnjë arsye për të dyshuar se akuzat ndaj deputetit përkatës janë të motivuara politikisht
Dhe Kuvendi, në cilësinë e pushtetit legjislativ, në këtë lloj procedure ka vetëm një detyrë: të sigurojë që deputeti në procedurë të mos jetë peng i përdorimit abuziv politiko-partik për shkak të veprimtarisë së tij parlamentare.
“Komisioni i Venecias, në përgjithësi, konsideron se duhet të ketë një prezumim bazik që imuniteti duhet të hiqet në të gjitha rastet në të cilat nuk ka arsye të besohet se akuzat kundër deputetit në fjalë janë të motivuara politikisht. Imuniteti duhet të zbatohet vetëm në rastet kur ka arsye të dyshohet për një element politiko-partiak në vendimin për të ndjekur penalisht parlamentarin në fjalë....", citohet Komisioni i Venecias.
Partia Socialiste ende nuk ka një qëndrim publik për kërkesën e SPAK-ut, teksa pritet që të publikojnë një raport paralel. Një ditë më herët kur publikuan qëndrimet kryesore të raporti, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se në rast se Kuvendi refuzon t’i heqë imunitetin Belinda Ballukut, kjo do të ishte një ndërhyrje në kompetencat e pushtetit gjyqësor. Bardhi tha për Report Tv se opozita do të thërrasë protestë ditën që Kuvendi do të shqyrtojë kërkesën dhe paralajmëroi përshkallëzim nëse Kuvendi nuk pranon kërkesën e SPAK për arrestim të Ballukut.
Kuvendi nuk ka ende një datë zyrtare se kur do të përfshihet për t’u votuar në seancë plenare ndërsa rregullorja parashikon një afat 3-mujor për t’u shprehur, në të kundërt kërkesa konsiderohet e rrëzuar.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme raportin ku mbështet kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Ndërkohë që PS ende nuk ka dalë me një raport të vetin nga Këshilli i Imunitetit, Berisha thotë se Edi Rama po shkon drejt djegies së afatit 3 mujor për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut. Afati i fundit është data 12 mars, ndërsa Berisha thotë se ky është në skenar i mundshëm që mund të përdorë Rama për ta mbrojtur Ballukun.
“Ka shumë mundësi që kjo po ndodh. Që ata po djegin afatin 3-mujor. Ka shumë mundësi. Transaksionet e tij janë të pafundme bashkë me sojin dhe sorollopin e saj. Ka bërë përpjekje të hapura për të dëmtuar provat. Ka kërcënuar zyrtarët e drejtësisë me banda dhe banditë, çka fakton se të gjitha kërcënimet që i janë bërë prokurorëve të SKAP janë bërë nga qeveritarët me bandat e tyre. Po, u janë dërguar mesazhe kërcënuese, vdekjeprurëse dhe prapa tyre qëndron e tëra Lubia dhe Edi Rama. Faktikisht me këto veprime ai asgjëson sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
Ergys Agasi është Edi Rama, njeriu që organizon vrasje, njeriu që organizon vjedhjen e të gjitha të dhënave të qytetarëve shqiptarë për t’ua dhënë bandave dhe armiqve të Shqipërisë. Ergys Agasi, me videot e tij, i ka kompromentuar këta më shumë se ato të Epstein janë lule çfarë ka zyra e Agasit, duke filluar nga Rama vetë dhe vazhduar me ministra, me drejtues kryesorë institucionesh, me prokurorë, me gjykatës, me policë, etj. Pra, janë shqiptarët ata të cilët do thonë fjalën e tyre.
Vetëm një gjë, sot askush nuk mund të thotë se unë nuk e dita. Nuk duhet të abuzoj me krahasime, por rikujtoj këtu një moment në vitin 1991 në parlament, kur një eksponent i PS u ngrit e tha, nga ta dija unë se Enver Hoxha kishte tre dynym qilima persianë në shtëpi. Ai nuk e dinte atë. Ai dinte që Enver Hoxha ka vrarë, ka prerë, i ka bërë të gjitha, por për ato ishte bashkautor vetë. Kurse tek qilimat nuk e dinte. Kurse tani për Edi Ramën dihen të gjitha. Nuk mund të thotë njeri që nuk dita. Ndaj dhe duhet të dalim, të bashkohemi, t’i japim atë që meriton atij dhe organizatës së tij kriminale”, tha Berisha.

Partia Demokratike ka publikuar raportin e plotë pro kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe hapjen rrugë për arrestimin e saj. Në raport, PD i kërkon deputetëve të Parlamentit të votojë pro kërkesës së SPAK, në të kundërt do të konsiderohej si një ndërhyrje në pushtetin gjyqësor.
Në këtë pikë, PD i referohet argumentit të PD, të cilët kundërshtojnë kërkesën e SPAK duke thënë se “masat e marra deri më tani janë të mjaftueshme”. PD thotë se Kuvendi nuk duhet të bëjë shqyrtim ligjor të çështjes, pasi nuk është kompetencë e vet.
“Ne deputetët e pakicës parlamentare në Këshill, në arritjen e konkluzioneve sa më sipër, mbajmë në konsideratë edhe standardin e vendosur nga Komisioni i Venecias, sipas të cilit: "organi parlamentar që shqyrton një kërkesë për heqjen e imunitetit nuk duhet të bëjë një shqyrtim ligjor të çështjes. Vendimi duhet të bazohet mbi faktet dhe meritat e çështjes siç i parashtrojnë autoritetet dhe deputeti në fjalë dhe jo mbi konsiderata të tjera politike apo të jashtme. "37
Në përputhje me këtë standard, Kuvendi nuk ka kompetencë për të vlerësuar meritën e çështjes për caktimin e masës së sigurimit, llojit të saj apo kushteve për secilën masë, por ka rol vetëm në verifikimin e ekzistencës formale të përmbushjes së këtyre kushteve. Në të kundërtën ai do të bënte shqyrtim ligjor të çështjes, jashtë kompetencës së tij kushtetuese dhe në shkelje të parimit të ndarjes dhe balancimit midis pushteteve.
Kuvendi, duke mos qenë organ kompetent sipas Kushtetutës përgjegjës për hetimin penal, nuk mund të çmojë meritën se cila është masa e përshtatshme e sigurimit për të mbrojtur hetimet, apo të veprimeve konkrete që duhet të ndërmarrë prokuroria që hetimi të jetë i plotë dhe i pacenuar. Kjo është një kompetencë ekskluzive e pushtetit gjyqësor. Nëse Kuvendi do të vlerësonte që një masë e caktuar sigurimi është më e përshtatshme sesa një tjetër, apo një masë e caktuar sigurimi është e mjaftueshme, kjo do të përbënte ndërhyrje në kompetencat e pushtetin gjyqësor dhe për pasojë ndërhyrje e drejtpërdrejtë, në mënyrë antikushtetuese, në hetimin penal”, thuhet në raportin e PD.

Kryeprokurori i SPAK Klodian Braho në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ka folur për rëndim të pozitës ligjore të Belinda Ballukut, cituar në raportin e PD-së që mbështet kërkesën e SPAK për arrestimin e saj. Braho thotë se masat e marra deri më tani për Ballukun, pezullimi nga detyra dhe ndalimi i daljes jashtë vendi, i referohen vetëm 2 akteve penale ( shkelje e procedurave të tenderimit për Tunelin e Llogarasë dhe Lotin nr.4 të Unazës së Madhe). Kreu i SPAK sqaron se sot pozita e saj penale është rënduar teksa është marrë e pandehur për 7 lotet e Unazës së Madhe. Braho ka thënë se Balluku rrezikon dënimin deri në 35 vite burg për shkak të përsëritjes së veprës penale në bashkëpunim dhe me persona të tjerë.
"Klodjan Braho - Analiza e vendimit të Gjykatës të datës 19.11.2025, por edhe kërkesa prokurorisë në atë moment lidhet vetëm me dy procedurat e para të prokurimit. Kërkesa depozituar Kuvendit lidhet edhe me procedurat shtesë. Nëse do t'i referohemi përshtatshmërisë së masave të sigurimit, e ka rregulluar posaçërisht situatën neni 229, paragrafi 2, i Kodit Procedures Penale, ku përshkruhet se çdo masë duhet të jetë në raport me rëndësinë e faktit dhe sanksionin qe parashikohet për veprën penale. Jemi në situatën që rëndesia e faktit ndryshuar, nga 2, janë shtuar edhe 6 apo 7 procedura te tjera; sanksioni ka ndryshuar, nga dy dënime maksimumi i mundshëm deri ne 5 vjet, mund të jetë situata juridike që personi do të dënohet edhe për procedura të tjera të prokurimit, për secilën prej tyre. Mbajmë parasysh: vazhdimësia, përsëritja, rrethanat lehtësuese apo rënduese. Ka vazhdimësi, ka përsëritje veprimeve në kohë, ka rrethana rënduese, sepse janë kryer të gjitha në bashkëpunim me persona të tjerë, që me së shumti janë të njëjtët persona. Duke i mbledhur bashkë të gjithë këta elemente që ka parashikuar ligji, ne vlerësojmë që përshtatshmëria është më e lartë në raport me nevojat e sigurimit, që sot mund të parandalohen me masat ekzistuese, dhe kërkon një masë tjetër që t'i kënaqë nevojat e sigurimit.
“Klodjan Braho - Atëherë, kam përshtypjen se unë iu përgjigja njëherë kësaj pyetjeje, megjithatë po e qartësoj sërish. Është qartësisht e përshkruar në kërkesë çdo arsye pse kemi ardhur sot në Kuvend. Elementi që Kushtetuesja kishte pezulluar pezullimin nuk është pjesë e përmbajtjes së kërkesës. Për sa kohë nuk është pjesë e përmbajtjes së kërkesës përgjigja më e qartë është: nuk lidhet me atë pjesë, edhe pse, në vlerësimin tonë, ajo e rëndon më tepër. Nuk është kaq e thjeshtë të themi se gjyqtari e pa njëherë nevojën për nenin 258, por, përsëri, neni 258 nuk është kështu. Pra, e ka parë këtë nen në raport me dy procedura, sepse llogariti edhe rrezikun e personit të veprës, edhe mundësinë e dënimit që mund të marrë personi, ndaj me 2 episode teorikisht mund të dënohet deri në 10 vjet. Në qoftë se ato nga 2 bëhen 8 episode (fakte penale), nuk është më e njëjta situate. Është i njëjti nen, por përsëritet 8 herë. Pra, kur caktohet dënimi, caktohet për secilën vepër dhe teorikisht mund të shkojë edhe deri në dënimin maksimal me 35 vjet burg. Pra, nuk është e njëjta situatë, pavarësisht se është e njëjta dispozitë.
"Klodjan Braho - Në kërkesë është përcaktuar qartë shkaku pse kemi ardhur sot në Kuvend. Masat e sigurimin ekzistuese janë caktuar për dy procedura, për dy episode. Pas caktimit të masës janë zbuluar fakte që kanë ndodhur para caktimit të saj, të cilat tregojnë dyshime edhe për 6 procedura të tjera, me përsëritje të të njëjtës mënyrë veprimi dhe me të njëjtët persona bashkëpunëtorë. Këto fakte i janë atribuuar personit nën hetim. Përveç këtyre, shpjeguam se ka edhe procedura të tjera që janë objekt hetimi, por që nuk kanë ende një vendimmarrje, që t'i jetë atribuuar personit në hetim”, citohet në raportin e PD.

Prokurori i çështjes së Belinda Ballukut, Dritan Prençi, duke argumentuar nevojën për arrestimin e Ballukut, ka theksuar vonesën e mbledhjes së të gjitha provave, kjo për shkak të zvarritjeve nga institucione që vijojnë të jenë nën influencën e Belinda Ballukut. Konkretisht SPAK flet për Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH).
“Prokurori Dritan Prenci - Jemi në fillimet e hetimeve të procedurave të tjera dhe akoma shumë veprime hetimore për t'u kryer për shumë procedura prokurimi, apo edhe prova shkresore për t'u administruar, gë nuk janë administruar. Kemi patur mangësi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, sepse nuk na i ka sjellë në kohë, na janë vonuar dhe akoma nuk i kemi administruar të gjitha dokumentacionet përkatëse të këtyre procedurave prokurimi."
Kreu i SPAK Klodian Braho ka thënë se Belinda Balluku mund të prishë provat ose intimidojë dëshmitarët nëpërmjet vartësve të saj, nëpërmjet personave që vetë ajo mund t’i ketë emëruar dhe që ka kontroll mbi ta. Braho thotë se e njëjta veprimtari mund të ndodhë dhe në të ardhmen nëse nuk merren masa parandaluese.
"Prokurori Klodjan Braho - Cili është mekanizmi? Mekanizmi është duke takuar vartësit. Personat që mund t'i ketë emëruar, personat që sipas hetimeve dyshojmë se mund t'i ketë kontrolluar, dhe dyshojmë që kjo veprimtari mund të ndodhë edhe në të ardhmen, siç edhe kemi një bisedë konkrete që krijon dyshime serioze që ka ndodhur. Duke qenë se është kjo mundësi, se mund të mos jesh edhe në funksion, por ke diku një person tjetër që ka pushtet mbi dëshmitarin, që është drejtori i dëshmitarit, për shembull. Duke pasur mundësinë për t'u takuar me njerëzit, që ia lejojnë masat aktuale, rritet rreziku për të helmuar provat, qoftë për dëshmitarët, qoftë edhe për të bashkëpandehurit, sepse edhe i bashkëpandehuri mund të pendohet nesër ose mund të bashkëpunojë me hetimin. Prandaj, ne jemi për këto lloj masash sigurimi²7, që i ndalojnë personit në hetim kontaktet me personat e tjerë, dhe prandaj janë masat me proporcionale të mundshme ne krahasim me të tjerat, pasi nuk ka një masë tjetër që ta kënaqë këtë nevojë sigurimi”, citohet në raportin e PD.
Një përgjim i datës 20 nëntor 2025 në orën 12:23 provon se një dëshmitare e dosjes së Belinda Ballukut ndihet e frikësuar nga personat që e kanë kontaktuar për të ndrysdhuar dëshminë e saj.
Vetë prokurori Dritan Prençi ua ka treguar deputetëtev të Këshillit të Mandatëve në mbledhjen e kaluar se dëshmitarja thotë se e kanë kontaktuar të fortë dhe zyrtarë.
“Në përmbajtje të këtij transkriptimi rezultojnë të dhëna për intimidimin e personave....Ka përmbajtje, që zonja është e frikësuar, përmend edhe emrat se nga kush është frikësuar, emër zyrtari, por edhe persona të fortë në rang grupesh të tjera. Ajo përmend tundimin nëpërmjet korrupsionit që të ndryshojë thëniet apo edhe të zëvendësojë mbrojtësin e saj me një mbrojtës të pëlqyer nga personat që i vetëofrohen. Kjo është shumë e qartë në përmbajtje”
Dritan Prenci - Atëherë, në përmbajtje të asaj çfarë ka prodhuar ky transkriptim i bisedave të përgjuara, bëhet fjalë për intimidim nga persona jozyrtarë. Aty përmendet “të fortë", e përmend vetë zonja, pra persona jozyrtarë. Pastaj, nga personat zyrtarë bëhet fjalë për persona nga kabineti i ministrit, është e shkruar”, ka thnë Prençi.

Në raportin e Partisë Demokratike përmes së cilit kërkohet heqja e imunitetit për Belinda Ballukun, thuhet se plotësohet kushti ligjor se ndaj saj ekziston një procedim penal i rregullt nga pikëpamja e parimit të ligjshmërisë. Duke publikuar citime nga qëndrimet e dy prokurorëve, por edhe vetë të avokatit të Ballukut, Ardian Kalia, PD thotë në raportin e saj se nuk ka arsye të besohet se akuzat kundër deputetit në fjalë janë të motivuara politikisht". Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, prokurori Dritan Prençi ka deklaruar se kur Balluku është njohur me akuzën nuk ka ngritur pretendime për prapavijë politike, qëndrim i mbajtur edhe nga avokati.
Pjesë nga raporti i PD
Bazuar në standardin e Komisionit të Venecias, sipas të cilit: “Komisioni i Venecias, në përgjithësi, konsideron se duhet të ketë një prezumim bazik që imuniteti duhet të hiqet në të gjitha rastet në të cilat nuk ka arsye të besohet se akuzat kundër deputetit në fjalë janë të motivuara politikisht". nga ana e anëtarëve të Këshillit, u pyet organi i prokurorisë dhe avokatët e deputetes Balluku, nëse ekziston ndonjë e dhënë që akuzat ndaj deputetes janë të motivuara politikisht.
Prokurori Dritan Prenci: Shtetasja Belinda Balluku, kur është njoftur me akuzën, për faktin penal të parë, por edhe e dyshuar për fakte penale të tjera është njohur edhe me një pjesë të akteve, për të cilat është bërë me dije akti i njoftimit të akuzës, që e lejonte edhe ligji për njohjen me ato akte, përderisa i ishte njoftuar akuza, ka marrë edhe një pjesë të këtyre akteve dhe nuk ka pasur asnjë pretendim të tillë të ngritur, qoftë përpara organit procedues, prokurorisë, qoftë përpara gjykatës, kur ka vijuar me pyetjen nga ana e gjykatës. Pra, nuk kemi një pretendim të tillë.
Avokati Ardian Kalia: Sikurse e relatova që në fillim të prapësimeve tona ose në qëndrimin me shkrim ndaj kërkesës së prokurorisë, nuk përmenda në asnjë rresht një arsye të kësaj natyre."
Prokurorja Dorina Bejko ka deklaruar se procedimi penal është i bazuar në prova dhe s’ka asnjë prapavijë politike.
Dorina Bejko: I nderuar deputet, kërkesa e prokurorisë drejtuar këtij Këshilli të nderuar sot nuk ka në mënyrë absolute asnjë prapavijë dhe sfond politik. Pra, ne kemi një procedim penal, i regjistruar në bazë të disa fakteve penale; kemi një dyshim të arsyeshëm bazuar në prova, që tashmë e ka kaluar edhe nivelin gjyqësor në apel për ta mbështetur dhe për ta justifikuar atë, dhe kërkesa jonë për heqjen e imunitetit për zonjën Balluku nuk lidhet fare me veprimtarinë e saj si deputete. Pra, ne i kemi atribuuar fakte penale dhe akuzë për veprime që ajo ka ndërmarrë jo si deputete, por si ministre apo në detyrën që ajo ka si funksion ekzekutiv, në asnjë mënyrë në lidhje me ato që i garanton neni 73 për sa i përket mendimit dhe lirisë së shprehjes së saj si deputete. Pra, janë veprimet e saj të kundërligjshme në një veprimtari tjetër jashtë asaj të deputetit.

Për të mbështetur kërkesës e saj për arrestimin e Belinda Ballukut, Prokuroria e Posaçme, ka depozituar gjithsej 80 prova, të ndara në 12 volume, që sipas kreut të SPAK shkojnë në dhjetëra mijëra faqe.
“Është thjesht një hard disk nga ana praktike, që po ta printosh, pa ekzagjerim mund të jenë dy apo tre furgonë me letra, por është në gjendje elektronike”, ka thënë Klodjan Braho në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.
Komente











Ja ç'thote Xha Braho nga çorovoda komuniste / dhe Sigurimse nder vite: "... pasi nuk ka një masë tjetër që ta kënaqë këtë nevojë sigurimi..." Nga kjo fraze kupton intelektin e ketij Prokurori qe paguhet me milona leke ne muaj. Po zjarrvenesit perballe Kryeministrise nuk perbejne krim kunder shteit shqiptar?
Përgjigju