PD pa kryetar, deputeti Xhaferaj: Berisha të tërhiqet, jo të largohet! Vangjeli: Bëri Rithemelim por la në ngrirje ofertën qeverisëse

Pas zgjedhjeve të 14 majit, opozita është më e ndarë se më parë dhe diskutimi bëhet për drejtuesin e ri të PD. Deputeti Ferdinand Xhaferaj insiston se Sali Berisha nuk duhet të jetë më në krye të PD. Në analizën që bën pas zgjedhjeve të 14 majit, Xhaferaj i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv me gazetarin Denis Minga, thotë se nuk duhet të mungojë si pjesë e procesit të zgjedhjeve, por demokratëve i duhet një tjetër alternativë që të arrijë të mposhtë Ramën.

Sipas tij, nëse Berisha garon për kreun e PD me kandidatë të tjerë, gara nuk do të jetë e barabartë pasi ka investuar për vite me radhë për të qenë lider pasi ka eksperiencën dhe një televizion mbrapa që e mbështet (Syri). Për Berishën, me ironi thotë se nuk reflektoi në këto 10 vite opozitë mbi gabimet që bëri në 2013 kur ashtu siç tha Rama, mori '1 milionë shuplaka'.

“Vjen një moment që e kërkon koha dhe nuk është dramë të bësh hap mbrapa. Është i domosdoshëm jo se më pëlqen apo jo mua, është evidenca e 14 majit dhe 6 marsit. Ka një farë mbështetje por nuk e pranoj dot atë që më thonë mua të votohet. Nuk ka pse të votohet Berisha për votëbesim. Kush mund ta konkurrojë Berishën brenda PD? Me një media që i shkon nga mbrapa. Nëse flasim për garë të drejtë e barabartë, nuk është këtu. Sot është e domosdoshme por nuk kapërcen dot mbi 500 mijë vota por si të ngrihet. Ai duhet të jetë pjesë e procesit. E duam fort, e kemi pasur lider por më fort duam PD dhe Shqipërinë”, tha Xhaferaj.

Në analizën e tij, analisti Lorenc Vangjeli thotë se opozita u rithemelua me Sali Berishën por mbeti pa lëvizur dhe nuk solli ofertë qeverisëse për shqiptarët.

“Është kaq e thjeshtë kjo histori të cilën e di se e di mirë Berisha dhe shkallë shkallë e dinë edhe njerëzit që janë afër tij. E kemi përmendur shumë herë që me Berishën, opozita u rithemelua por u varros ose u la në ngrirje shndërrimi i saj në ofertë qeverisëse për shqiptarët”, tha Vangjeli.

Teksa fliste për ‘Vendoret’, deputeti Ferdinand Xhaferaj thotë se ka pasur kufizim të lirisë. Xhaferaj u shpreh se harta e ngjyrosur mavi tregon se do shtohet rreziku i kufizimit të lirisë.

“Një hartë e gjyrosur mavi nënkupton përforcim të rrezikut që qeveria të ketë më shumë mundësi të rrëshqasë në kufizim të lirisë. Nëse ke presion deri në zgjedhje, nuk ke garancuar as minimumin e demokracisë.  Në këto zgjedhje, opozita nuk është ndeshur me PS por me PS+sistemin”, tha Xhaferaj.

Po ashtu komentoi fjalën e presidentit Bajram Begaj dhe raportin e OSBE-ODIHR-it për lirinë duke thënë se presioni mbi votuesit më 14 maj përkthehet në kufizim të lirisë.

“Kemi një president të mirëpozicionuar, të mirëvendosur që edhe në mesazhet që dha gjatë zgjedhjeve, të gjitha i shërben si vello mesazhi që përpiqet të bëjë maksimumin e asaj që i lejon korniza kushtetuese. Fjala e tij mund të shihet në 2 konteskte. E para i referohet të shkuarës që duke projektuar të shkuarën mund të planifikosh të ardhmen.  Kryetari i shtetit mendoj se fliste edhe për raportin e OSBE-ODIHR-it se kishte presion mbi votuesit ose që përkthehet në fjalë të tjera, në kufizim lirie”, tha Xhaferaj.

Sa i përket fushatës, shprehet se gjuha e përdorur nga Edi Rama është e papranueshme.

“Gjëja më e rrezikshme ka qenë gjuha e përdorur nga Rama në fushatë. Dëshiroj që të reflektojë se i veshur me stil post modern të flasësh në qytetet e Shqipërisë të flasësh me gjuhë mesjetare. Kjo hyn në kontradiktë me stilin e tij të veshjes. Është krejtësisht e papranueshme. E shohim Ramën të gjithëpushtetshëm”, tha Xhaferaj.

Ai shton se do të donte që Rama të shkonte në zgjedhje të parakohshme, por analisti Lorenc Vangjeli shprehet se momenti kur kreu i qeverisë mund ta bënte ishte viti 2019 kur opozita dogji mandatet.

“Momenti ka qenë në 2019 kur Rama por nuk e bëri se në interesin e tij pragmatist është thyerje se me këtë opozitë lodhet më shumë ajo se sa ai”, tha Vangjeli.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:57
Vangjeli: Çdo qytetar që ka votuar deri më 14 maj, ka pasur parasysh faktin a tij që është i papranueshëm nga SHBA

 

Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një koment rreth stërvitjes ushtarake të NATO-s dhe SHBA-së në vendin tonë duke e lidhur me zgjedhjet vendore duke thënë se humbja e opozitës lidhet edhe me shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës.

Sipas tij, qytetarët e kanë marrë parasysh faktin që është i papranueshëm nga Amerika.

“Ne shqiptarët jemi trima dhe luftëtarë në luftë por s’jemi të tillë në paqe. kanë qenë 3 ose 4 deklarata sot në stërvitjen e radhës së NATO-s në Shqipëri. Gara ka qenë e pabarabartë edhe në 2014 edhe pse ka nisur të krijohet edhe një frymë antiamerikane e rrezikshme në Shqipëri. Çdo qytetar që ka votuar edhe më 14 maj e ka parasysh, jo armiqësinë e PD me SHBA por me atë që ka të bëjë me pjesën kryesore të asaj, i papranueshëm me SHBA. Në 2021 ka ndodhur diçka interesante, në zgjedhjet e ndodhura në prill, në 2 javët e para do niste transporti i logjistikës së NATO-s në Rinas. Nëse i rikthehemi kujtesës, ka qenë greva e kontrollorëve të Rinasit. Tentativat që u bënë për të politizuar nj2ë grevë të tillë u kthyen në bomerang të jashtëzakonshëm”, tha Vangjeli.  

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille