PD padit Ardi Veliun në SPAK: Urdhëroi dhunën kundër protestuesve! LSI: Padi ndaj atyre që thanë se nxitëm minorenët në protestë

TIRANË- Partia Demokratike ka paditur në SPAK Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, pasi sipas saj Ardi Veliu ka urdhëruar dhunën kundër protestuesve, përgjatë 5 protestave të organizuara pas vrasjes së Klodjan Rashës nga efektivi i policisë.

Në padinë e dorëzuar në SPAK, Partia Demokratike kërkon pezullimin e tij deri në përfundim të hetimeve, ndërsa pretendon se Ardi Veliu ka kryer 5 vepra penale:

"Shpërdorim i detyrës; Kryerja e veprimeve arbitrare; Pengimi në të drejtën për t’u shprehur, grumbulluar dhe manifestuar; Dëmtime të tjera me dashje; Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme", njofton PD-ja.

Padinë, Partia Demokratike e argumenton me faktin se protestat ishin paqësore, por sipas saj është vënë re përdorimi i tepruar i dhunës policore dhe përdorimi në sasi shumë të madhe i gazit lotsjellës.

"Në padinë penale ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Partia Demokratike vë në dukje se “në protestat paqësore për të kundërshtuar frymën e represionit policor dhe të abuzivizmit qeverisës, është vënë re përdorim i teprusr i dhunës policore, përdorimi në mënyrë të çmendur i gazit lotsjellës. Ai është hedhur në sasi shumë të mëdha në Bulevard dhe në zonat rezidenciale me densitet të lartë qytetarësh, që nuk ishin pjesë  e protestës”.

Duke i vënë në dispozicion SPAK-it fakte konkrete, në padi theksohet se, me urdhër të Ardi Veliut, është uahtruar dhunë barbare ndaj të miturve, kanë ndaluar në mënyrë abuzive çdo njeri që lëvizte në rrugë, pa qenë pjesë e protestës. Me anë të këtij kallëzimi, marrim përsipër të bëhemi përçues të zërit të atyre qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, të cilët besojnë se ligji është një dhe i barabartë për të gjithë dhe që ende kanë shpresën se vetëm zbatimi i Ligjit do ta çojë drejt përsosjes shoqërinë tonë.”- i drejtohet Partia Demokratike SPAK-ut, duke i kërkuar marrjen nën hetim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu dhe pezullimit të tij nga detyra", njofton PD-ja. 

Më herët edhe LSI ka vendosur të padisë në Prokurori për shpifje dhe dezinformim eksponentë të mazhorancës, të cilët e akuzuan se ka nxitur pjesëmarrjen e të rinjve në protestë.

"Përgjate 5 ditëve të protestave qytetare, Rilindja është hedhur në sulm për të përbaltur dhe shpifur ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe opozitës se ne paskemi paguar dhe keqpërdorur minorenët për të protestuar dhe për të përdorur dhunë. Sot pushteti dhe Rilindja kërkojnë të mbulojnë vrasjen, dhunën shtetërore, dështimin dhe keq qeverisjen, nëpërmjet shpifjes dhe si gjithmonë gjetjes së fajit të palët e treta. Sot në vend të pendesës dhe mbajtjes së përgjegjësisë, Edi Rama dhe vartësit e tij kërkojnë të dezinformojnë publikun dhe aktorët e tjerë, me qëllim devijimin e të vërtetës dhe realitetit të trishtë që ka pushtuar vendin.

Për këtë arsye LSI ka vendosur të padisë në Prokurori për shpifje dhe dezinformim të gjithë ata që me deklaratat e tyre kanë ushqyer opinionin publik më të pavërteta", njofton LSI-ja. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 15/12/2020 06:29

    Po lristat e shemtaraqes me te madhe te planetit Floida surratalienes qe dogjen dhe shkaterruan semaforet dhe zbukurimet e festes asnje faj nuk kishin mor hunderra, po ju e beni kopilin dhe ta lini ne dere, o mjeranet e Nafije fallxhores hundekalit te leshitlikes. Shkofshi ne ferr jarebi

    Përgjigju
  • Iris: 15/12/2020 01:06

    Ka te drejte,per ato << PAK>> thyerje e shkaterrime,dhe ata policet e plagosur <<LEHTE>>,shume gaz u perdor!

    Përgjigju
  • Berat: 14/12/2020 15:41

    Hahahaha na hengshi

    Përgjigju
  • Arbëri: 14/12/2020 12:02

    Kur dhelpëres i digjet bishti....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë