Mbi 1.4 milion euro është shuma që ka shpenzuar Partia Demokratike e Sali Berishës për të paguar konsulentin amerikan Chris LaCivita gjatë zgjedhjeve të 11 majit.

Lidhur me këtë avokati Idajet Beqiri, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv tha se shuma mund të jetë shumë më e lartë.

Beqiri tha se marrja e një konsulenti të huaj që të bëjë fushatë për një parti politike në Shqipëri, është në shkelje të ligjit.

‘Në këto shifra s’duhet që të besojmë, por duke qenë vet protagonist në zgjedhje, e di sa ca kosto ka fushata kjo është një gënjeshtër e madhe nuk është 1.4 por mund të jetë 14 milionë euro. Shuma që ka harxhuar PD është 800 mijë është qesharake. Ku i gjejnë këto para? Ka shumë para të zezë që në fushatë hidhet me bollëk. Një njeri vjen nga Amerika dhe merr 1.4 mln euro dhe ai ka ardhur vetëm 3 herë këtu në Shqipëri, por ai s’duhet që të vinte, sepse nuk duhet një i huaj të bëjë fushatë elektorale për një subjekt politik këtu.

Ai tha se SPAK duhet që të nis një hetim, lidhur me këtë faturë të majme, ndërsa sipas tij duhet që të shihet edhe origjina e parave me të cilat u pagua LaCivita.

‘SPAK duhet që të nis procedim për këtë çështje dhe të shoh edhe ku i gjetën paratë që ja dhanë një njeriu që erdhi 3 herë në Shqipëri. Dhe këto janë të deklaruara, po lëre pastaj të tjera që mbase s’janë deklaruar. SPAK në vend të merret me këtë, nuk e bënë’, tha ai.