PD-PDIU, vota kundër Vangjel Dules
Aleati i majtë, numri 2 i Kuvendit
Emri i kreut të PBDNJ, Vangjel Dule, propozuar nga e majta në postin e nënkryetarit të Kuvendit solli përçarjen e votave ntë opozitës, i cili arriti siguroi mbështetjen e vetëm 105 deputetëve.
TIRANË - Emri i kreut të PBDNJ, Vangjel Dule, propozuar nga e majta në postin e nënkryetarit të Kuvendit solli përçarjen e votave ntë opozitës, i cili arriti siguroi mbështetjen e vetëm 105 deputetëve. Deputetët e PDIU-së, Aqif Rakipi, Omer Mamo, Tahir Muhedini, Dashamir Tahiri, Shpëtim Idrizi por dhe deputetët demokratë Gerti Gogdani, Mesila Doda, Liljana Elmazi dhe Gjovalin Bzhetaj si dhe Alban Zeneli votuan kundër tij. Në një reagim të tyre, deputetët e PDIU, sqaruan se “grupi parlamentar i PDIU-së vendosi të votonin kundër me karton dhe jo me elektronik gjatë mbledhjes së sotshme të Kuvendit, si një simbol proteste ndaj zgjedhjes si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë i Vangjel Dules”. Zyra e shtypit rikujton se, kundërshtimi i grupit parlamentar të PDIU-së ishte prezantuar që në mbledhjen e konferencës së kryetarëve nga kryetari i PDIU-së, njëherazi kreu i grupit parlamentar, Shpëtim Idrizi.
Batutat Kuvendi i Shqipërisë u përfshi dje në debate dhe batuta mes dy kambeve politike, ku shkak u bë vendimi për hedhjen në votim për lirimin nga detyra të anëtarëve të dorëhequr të
KQZ, Albana Shtyllës si dhe Denar Bibës. Replikat u shkëmbyen mes kreut të Kuvendit dhe ish-drejtuesit të PD, Sali Berishës, ku si për ironi, të dy iu drejtuan njëri-tjetrit me termin “bashkëkryetar”. “E vlerësoj shumë shqetësimin tuaj bashkëkryetar i opozitës për tu ndalur dorën socialistëve që kanë ardhur në pushtet që të mos heqin socialistët që ju keni mbajtur në administrtaë”, ishte përgjigja e Metës, kundër akuzave që u bënë nga Berisha për pushimin e administratës nga detyra.
Konsensus Grupi i PS-së me 65 deputetë do të kryesohet sërish nga deputeti Gramoz Ruçi; grupi i PD-së do të ketë 45 deputetë, që do drejtohen nga Edi Paloka; grupi i LSI-së kryesohet nga Petrit Vasili dhe përbëhet nga 16 deputetë; grupi i PR-së ka kryetar Fatmir Mediun dhe përbëhet nga 7 deputetë, ndërsa grupi i PDIU-së me 7 deputetë do të drejtohet nga Shpëtim Idrizi. Kuvendi zyrtarizoi 8 komisionet e përhershme parlamentare që merren me shqyrtimin e projektligjeve të propozuara nga qeveria. Sipas vendimit të miratuar me unanimitet (120 vota) u ra dakord që pesë nga këto komisione të drejtohen nga përfaqësues të maxhorancës dhe tre të tjerët nga opozita. Ndërkohë, Kuvendi vendosi që kryesimi i komisioneve të Medias, Integrimit dhe Çështjeve Sociale t'i kalojë Partisë Demokratike të opozitës. Deputeti demokrat Genc Pollo do të drejtojë komisionin e Medias; Majlinda Bregu do drejtojë komisionin e Integrimit dhe Albana Vokshi komisionin e Çështjeve Sociale. Nga rendi i ditës u hoq pr/vendimi për lirimin nga detyra të anëtarëve të dorëhequr të KQZ-së, pasi opozita ngriti pretendimin se kjo çështje nuk ishte diskutuar në mbledhjen e kryetarëve të grupëve.
Shkrimi u publikua sot (27.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55.2%
-
Jo
42.4%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 5910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Diaspora nis regjistrimin, mbi 500 aplikime! Kryeson Gjermania, ndiqet nga Italia, Britania, Greqia e SHBA! Më shumë votues për Tiranën
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32