Ndërkohë që situata para Kuvendit vijon të jetë e tensionuar ku protestuesit hedhin shashka dhe kapsolle ndaj policisë dhe këta të fundit përgjigjen me gaz lotsjellës, Partia Demokratike deklaron se në protestë ka patur disa të lënduar.

Sipas PD-së në këtë protestë janë mbi 15 protestues të plagosur ose me probleme të rënda me frymarrjen. Nga organizatorët e protestës bëhet me dije se të plagosur kanë mbetur edhe gazetarë. Ndërkohë në këto momente protesta vijon të jetë e tensionuar.


Lajmi kryesor:

4 orë dhunë e tentativa për të sulmuar Kuvendin, Basha: Ja dolëm të mbanim protestën më të madhe (VIDEO)