"Afera 394 milionëshe për interesat e qeveritarëve është një dëshmi tronditëse e trajtimit të financave të shtetit si fond privat, e injorimit total të ligjit dhe proçedurës. Paratë i jepen përfaqësuesit të Ministrit Veliaj, me prokurim të drejtpërdrejtë, në shkelje të ligjit, pasi shoqëria nuk plotëson kushtet kryesore teknike" tha Duma.
Duma, gjithashtu u shpreh se "Personi që zyrtarisht administron EAG, nuk është rastësisht aty, por pjesë e kalkulimeve të ftoha. Ka qënë aktiv në fushatën e zgjedhjeve të Partisë Socialiste, ka kaluar provat e besnikërisë, ndaj ai përdoret për tenderin 394 milionë lekë me një firmë që ka vetëm 8 muaj e krijuar. Dhe për shërbimet e ofruara, përfaqësuesi i Veliajt ka marrë bekimin për të qënë edhe kandidat për AMA-n".
ATSH