Partia Demokratike ka pranuar zyrtarisht krizën e thellë organizative në degën e Fierit, duke ndërhyrë me një vendim të posaçëm të Kryesisë për të shpërndarë strukturat aktuale drejtuese dhe për t’i zëvendësuar ato me një grup pune prej 43 anëtarësh.
Ky grup pune, që siç thotë vetë udhëzimi i firmosur nga kreu i PD Sali Berisha e sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, i siguruar nga Report Tv, ngrihet si pasojë e dorëheqjeve pas disfatës së thellë në zgjedhjet e 11 majit, do të ri ngrejë degën dhe do të çojë përpara zgjedhjet e brendshme.
“Duke u nisur nga gjendja që ndodhet PD dega Fier dhe nga problematikat në zgjedhjet e 11 Majit 2025 e bashkëshoqëruar kjo me dorëheqjet e drejtuesve të degës si dhe mosfunksionimi i kryesisë së degës si pasojë e mos-angazhimit të një pjese të konsiderueshme të anëtarëve të kryesisë, ngrihet një grupi pune që do të marrë përkohësisht funksionet e kryesisë së degës dhe do të drejtojë procesin e analizës, riorganizimit dhe përgatitjes për zgjedhjet e reja”, thuhet në deklaratë.
Ndërkohë në degët e tjera të qarkut, procesi tashmë është përmbyllur dhe kryetarët e rinj janë zgjedhur.
PD është përfshirë prej disa javësh tashmë në një proces të brendshëm zgjedhor nga grupseksionet te kryetarët e degëve, proces që ka nxjerrë në pah krizën e thellë politike në disa struktura të rëndësishme të saj.
Krahas përjashtimit të disa anëtarëve, si në rastin e degës së Elbasanit, ku të paktën 4 anëtare denoncuan publikisht fshirjen e emrit të tyre në lista, procesi është shoqëruar edhe me skualifikime kandidatësh pa u dhënë arsye konkrete, saç ishte rasti në degën e Korçës, ku u përjashtua kandidati Bravaldi Xhafka.
Këto përjashtime, janë lidhur edhe me mbështetjen që i dhënë publikisht lëvizjes së ish deputetit Ervin Salianji, edhe pse nga drejtuesit e PD-së nuk është pranuar.
Ajet Gurguri
Albert Pasha
Albion Hoxha
Aldo Çobo
Alketa Luga
Altin Maloku
Amarda Shanaj
Ardian Ferro
Arjeta Çumani
Artur Mahmutaj
Bledar Berdalli
Bledi Shehu
Çezar Koliqi
Dritan Petova
Enkeleda Veliu
Eralda Tase
Gentian Koçi
Gurie Sula
Ilia Fili
Laze Haxhija
Ledjon Çala
Leonard Feleqi
Lorenc Hoxha
Luljeta Seko
Marsela Ndreu
Mustaf Gashi
Ramadan Krasniqi
Ramize Mernica
Rovena Zeneli
Rrapi Gjika
Sali Isufaj
Sandër Vrushi
Shefqet Krasniqi
Silva Hasa
Suzana Numani
Tomas Papuçiu
Viktor Gjini
Vladimir Kajolli
Vladimir Korçari
Ylli Muceli


Komente









