PD: Prendi është shantazhuar dhe filmuar pa leje nga Bashkia Tiranë, zyrtari të ndiqet penalisht

PD: Prendi është shantazhuar dhe filmuar pa leje nga Bashkia Tiranë, zyrtari të ndiqet penalisht

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa ka reaguar pas Bashkisë Tiranë duke hedhur akuza të reja se sipas saj, qytetari Nik Prendi është filmuar nga punonjësit e zyrave të shtetit pa lejen e tij. Zhupa shprehet se ky veprim është i dënueshme dhe se zyrtari duhet të shkoj në ndjekje penale.

Zhupa ka postuar një foto ku pretendon se është nga filmimi që i është bërë qytetarit duke thënë se ai është thirru për t'u kërcënuar dhe shantazhuar.

Nik Prendi është qytetari, i cili më herët denoncoi tek përfaqësuesit e PD se është braktisur nga qeveria dhe jeton në një kasolle pasi shtëpia ai është prishur nga tërmeti i nëntorit. Ndërsa bashkia reagoi duke thënë se prej janarit 2020 familja e Prendit merr pagesën 180 mijë lekë si bonus qiraje.

REAGIMI I PLOTË I ZËDHËNËSES SË PD, INA ZHUPA

Në asnjë vend të civilizuar dhe demokratik nuk përdoren zyrat e shtetit për të kërcënuar dhe shantazhuar qytetarët, madje duke i filmuar dhe duke i keqpërdorur. Këtë metodë tipike mafioze ja ofroi sot qytetarëve zyra e Bashkisë Tiranë që në mënyrë të kundraligjshme dhe flagrante merr në pyetje edhe filmon qytetarin në një zyrë shtetërore dhe ja servir atë medias për makijazhin e vet të përditshëm.

Si reminishencë e komunizmit, duke detyruar një fatkeq dhe të lënë pa asnjë ndihmë të gënjejë dhe të bëjë autokritike, ushtari i Erion Veliajt ka shkelur çdo të drejtë të qytetarit Nik Prendi.

Partia Demokratike e vizitoi familjen e Prendit, pasi dega e saj e Kombinatit e ka ndihmuar herë pas herë me ndihma ushqimore dhe ilaçe, si një kërkesë e tij për të zgjidhur hallet. Ndërkohë që PD denoncon rastin e Nikë Prendës që jeton në kasolle, në rrënojat e shtëpisë së shembur, bashkia përveç se gënjen shkel mbi dinjitetin njerëzor dhe ligjet e këtij vendi duke e ushtruar presion mbi dy të moshuar të vetmuar dhe të semurë që kanë nevojë për ndihmë dhe mjekime. Ne prisnim të shkonin edhe të ndihmonin familjen Prendi por në fakt e thërritën ta kërcënonin dhe poshtëronin!!!

Erion Veliaj nuk heq dot dorë nga presioni mbi qytetarët dhe të vërtetën!

Dikush që çdo ditë të karrierës së vetë politike e ka shfrytëzuar për të gënjyer dhe ndërtuar fasada dhe propagandë e ka të pamundur që sot të këtë qoftë dhe një pikë ndjeshmërie ndaj vuajtjeve të qytetarëve.

E vërteta nuk fshihet zoti Veliaj! Përpiqu sa të duash me makiazh televiziv, me video 3D, me fotomontazhe! E vërteta nuk ka çmim ndërsa çmimi që do paguani për të gjitha poshtërsitë që i keni bërë Tiranës dhe qytetarëve të saj do të jetë i lartë!


Lajmi kryesor:

Rasti i Prendit, Bashkia e Tiranës: PD mashtroi qytetarët, spikeret e Bashës gënjejnë publikisht


I.K/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë