“ Përkundër thënies në publik që Shqiptarët e dinë se Zaganjori ishte kandidat konsensual dhe se vetëm Z. Rama deshtoi për të dhënë konsensusin për shkak se Z. Rama në mënyrë të padrejtë dhe jomeritore paragjykoi kandidatin parimor për President. Z. Rama vazhdon të bëjë lojë qesharake duke përsëritur gjatë gjithë kohës që duke bllokuar konsesusin po përpiqet të bëjë Pazar me presidentin dhe të bllokoje reformat”, tha zëdhënësja e PD.
Sipas selisë blu, me deklaratën e bërë pas takimit me aleatët, Rama faktoi qartë dhe përfundimisht se refuzimi i kandidaturës së Zaganjori, u bë me qëllimin e vetëm për të bllokuar procesin dhe nëpërmjet tij marrjen e statusit të vendit kandidat.
“Ai tregoi se jo vlerat aftesite, integriteti dhe konsensusi por pazaret pa princip dhe nje proces bllokues per statusin e Shqiperise si vend kandidat jane interesat e tij te verteta. Ndonese e bindur ne qendrimet dhe politiken bllokuese te PS, Partia Demokratike deklaron se ajo mbetet teresisht e perkushtuar ne bashkepunim me aletate dhe ne perputhje me kushtetuten te beje gjithcka per t’i dhene Shqiperise nje president te denje siç e meriton me interes per qytetaret”, përfundon deklarata e PD-së.
(aq/shqiptarja.com)