Sali Berisha sot është braktisur nga demokratët dhe s'ka më mbështetje për avokaten Alesia Balliu. E ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, teksa u ndal tek protesta e sotme që po zhvillon PD para Kryeministrisë, ajo tha se Berisha po i zhvillon këto protesta vetëm për hallin e tij. 

Teksa u ndal tek akuzat e Berishës ndaj Xhorxh Soros, ajo tha se pavarsisht këtyre akuzave Berisha bashkëpunon me të, pasi është bërë zv.presidenti i organizatës së Soros.

‘PD është pronë e Berishës. Berisha ka qenë në një gjumë dhe s’ka bërë analizë të zgjedhjeve deri tani. A e akuzon Berisha Sorosin për çdo gjë që ndodh në PD. Pse iku ai deri në Brazil, për të blerë një post. Ajo është një mashtrim i radhës i PD. Berisha është bërë zv. presidenti i një organizatës së drejtuar nga Soros, pra kur s’na duhet është armik dhe kur na duhet bëhet partner dhe prandaj demokratët sot e kanë braktisur atë, sepse ajo parti është e marrë sot peng nga Berisha’. Protestat i bënë për hallin e tij. Berishën e kanë braktisur të gjithë sepse ai nuk mbajti asnjë premtim nga ato që ka bërë. Ai është non grata dhe ka 3 akuza në SPAK', tha ajo.

Balliu deklaroi se Berisha proteston natën, pasi kështu nuk do të shihet pjesëmarrja në protestë.

'Aryseja që i bënë natën protestat është që të mos shihet ditën, sepse ai s'ka më fuqi që të mbledh njerëz sepse ata që e ndoqën tek folotorja e parë e panë që ai nuk mbajti asnjë premtim ', tha ajo. 

Pas marrjes së Belinda Ballukut e pandehur nga SPAK, Balliu tha se nga Flamur Noka nuk ka pasur asnjë reagim pasi ky i fundit ka përfituar tendera prej saj.

‘E keni dëgjuar ndonjëherë Nokën që të denoncojë Belinda Ballukun? Jo, sepse Noka me anë të miqve të tjerë ka përfituar tendera nga Balluku. Pse sot hesht Noka ndaj Ballukut? Për Ballukun unë mendoj se SPAK do të kërkojë heqjen e imunitetit me shkresë zyrtare në Parlament’, tha ajo.