PD-PS bllokojnë Kodin, debat
për nëpunësit që kandidojnë

PD-PS bllokojnë Kodin, debat<br />për nëpunësit që kandidojnë
TIRANE- Komsioni i Reformës Zgjedhore, ditën e djeshme ka debatuar deri në orët e vota të natës në lidhje me pikën e ndryshimit të Kodit që bën fjalë për dorëheqjen e nëpunësve civilë që do kandidojnë për deputetë, për barazinë gjinore dhe për listën e kandidatëve nëse do jetë me 140 apo me më shumë kandidatë. Tërë procesi ka mbetur në këto tre elementë, ku palët kanë mbetur të palëkundura në qëndrimet e tyre, duke bërë që sërish këto tre pika të kthehen për diskutim dhe njëherë në grupin e ekspertëve, për të rënë dakort më pas. Shkak i këtij bllokimi është bërë dorëheqja e zyrtarëve shtetërorë, që kandidojnë në zgjedhje. Socialistët, të mbështetur edhe nga ndërkombëtarët, kanë kërkuar vendosjen e një standardi ligjor ku të saktësohet se zyrtarët që kandidojnë në zgjedhje duhet të largohen nga posti përpara nisjes së fushatës. Por demokratët e kanë kundërshtuar këtë ndryshim. Më konkretisht, bëhet fjalë për nenin 63 pika 4, në të cilën thuhet se "s'mund të regjistrohet si kandidat, pa hequr dorë nga detyra, nëpunësit civil të nivelit të lartë drejtues, drejtuesit e institucioneve qendrore e enteve publike që s'gëzojnë statusin e nëpunësit dhe zyrtarët e tjerë, të cilëve u ndalohet me ligj aktiviteti politik gjatë ushtrimit detyrës". Më tej, ky nen vijon duke sugjeruar që "për nëpunësit e tjerë civilë të zbatohet masa e pezullimit nga detyra sipas ligjit". Njëherësh, një pikë tjetër që ka sjellë përplasje ka qënë propozimi sipas të cilit, numri i kandidatëve në listën shumemërore të një partie të regjistruar si subjekt zgjedhor më vete ose e partive të koalicionit në tërësi duhet të ketë aq sa ka mandate në zonën zgjedhore përkatëse. Për çdo zonë zgjedhore, të paktën tridhjetë për qind e listës shumemërore dhe një në tre emrat e parë të listës shumemërore duhet t'i përkasë secilës gjini. Për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore një në çdo tre emra në listë duhet t'i përkasë secilës gjini. Kanë rënë dakort për afatet dhe kriteret e regjistrimit të partive dhe kandidatëve në zgjedhje. Kapitulli për regjistrimin e subjekteve politike, që u miratua pasditen e djeshme, ekspertët detyrojnë partitë të regjistrohen në KQZ, 60 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, nga 45 që ishte më parë. Listat duhet të bëhen publike, 50 ditë para ditës së votimit, nga 40 që ishin në kodin e vjetër. Kjo për t'i dhënë më shumë kohë votuesve të njihen me kandiatët, si dhe KQZ të nisë përgatitjen e bazës materiale, siç janë fletët e votimit. Kodi i ri ka hequr dhe disa klauzola për partitë që s'kanë deputetë në Kuvend apo kandidojnë vetëm. Firmat që duhet të mbledhin partitë e kandidatët e pavarur s'kanë më nevojë për deklarata të noterizuara, një kosto të papërballueshme për kandidatët dhe partitë. Por nga ana tjetër shtohet numri i firmave të detyrueshme për të bërë të vlefshme një listë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi