PD-PS, nuk ka konsensus
për reformën territoriale

PD-PS, nuk ka konsensus<br />për reformën territoriale
TIRANË -- Opozita dhe maxhoranca nuk kanë arritur konsensusin në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për ngritjen komisionit add hock në lidhje me Reformën Territoriale.

Ndonëse palët nuk kanë diskutuar për draftin që është dorëzuar nga ministri i Çështjeve Vendore, ka qenë një debat në parim për mungesë të konsensusit nga ana e PS kur ka qenë në opozitë.

Pas përfundimit të mbledhjes që u zhvillua pasditen e djeshme, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ka theksuar se opozitës iu ofrua konsensus për të drejtën e vetos në komision, gjë që është refuzuar për çështjet politike nga ana e saj.

  “Në respekt të opozitës që të kishte mundësi të njihej me projekt vendimin e paraqitur nga opozita. Është për të ardhur keq që edhe pas kaq ditësh nuk është arritur konsensusi jo për përmbajtjen e projekt vendimit por as për mos dakordësinë e reformës administrative territoriale por për pretendime të tjera të opozitës”.
 
“Si kreu i Kuvendit dua të dëshmoj mundësinë e ngritjes së reformës territoriale. Dua të falenderoj dhe partnerët ndërkombëtar për këtë reformë territoriale dhe kjo reformë territoriale duhet të bëhet”, tha Meta gjatë fjalës së tij.

Sipas kreut të Kuvendit, “vendi sot ka të njëjtën ndarje administrative territoriale si para 22 vitesh, ndërsa lëvizjet demografike kanë qenë të mëdha”.  
 
“Forcimin e kapaciteteve dhe njëkohësisht kanë ndodhur që pjesa më e madhe e fondeve të pushtetit vendor të mos shkojë për paga, në këto njësi vendore, por që këto fonde të shkojnë në të mirë të qytetarëve dhe të bëhen investime për këto banorë. Çdo vonesë në këtë drejtim është një kosto për qytetarët, burxhetin e shteti dhe prandaj duhet të ecet sa më shpejt dhe me konsensus”, tha Meta gjatë komunikimit të tij me median.
 
Meta deklaroi se, “propozimet e kreut të grupit parlamentar, Gramoz Ruçi është që ti jepet konsensusi i domosdoshëm opozitës për të bërë këtë reformë territoriale”.
 
“Jemi të vendosur për të mos e humbur durimin për të arritur konsensusin dhe në këtë plan duhet konsideruar edhe shtyrja për të vendosur me konsensus në kalendarin e kuvendit këtë çështje të rëndësishme. Me depozitimin e kësaj kërkese parlamenti është përfshirë në këtë proces. Këtë reformë do ta mbyllim sipas afateve kushtetuese”, theksoi kreu i Kuvendit, Ilir Meta në fjalën e tij.
 

RUÇI: JA PROPOZIMET TONA PËR REFORMEN TERRITORIALE

Pas mbledhjes, (ora 18:57, 22 janar 2014) kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ka bërë të ditur se, maxhoranca ka propozuar disa pika për t'i dhënë opozitës të gjitha mundësitë që të jetë e barabartë në këtë komison.

“Komisioni i posaçëm ngrihet mbi barazi, aq deputetë nga opozita dhe aq dhe nga mazhoranca. Drejtimi i komisionit nuk do jetë në mënyrë të njëanshme, por me 2 bashkëkryetarë. Është i gjithë vullneti që një reformë kaq e rëndësishme të jetë dhe të bëhet nga të gjithë aktorët dhe fajtorët politikë shqiptarë të pozitës dhe opozitës, dhe të gjithë faktorët jashtëparlamentarë, partitë, shoqëria civile dhe përfaqësuesit e shoqatave të pushtetit vendorë. Mbetet për t’u parë qëndrimi në ditët që vijnë i opozitës, para seancës, pas seancës dhe gjatë seancës në ditët që vijnë”, tha Ruçi.
 
“Kjo është një nisëm që konsiston në reformën territoriale të Shqipërisë. Nisma jonë përkon me përcaktimin e objektit, kalendarit të zhvillimit të kësaj reforme dhe në fund ndarjen territoriale”, ka thënë Ruçi gjatë konferencës për media.
 
Ruçi ka bërë të ditur se, “është përcaktuar një kohë prej 3 muajsh e kushtëzuar edhe nga tërheqja e të gjitha mendimeve të komuniteteve në Shqipëri. Ky komisioni do të asistohet nga ekspertët më të mirë nga pozita dhe opozita që të kenë dhe të drejtën e vetos”.
 
Ruçi deklaroi se, “komisioni i posaçëm do të bëjë konsultime të gjerë, që nga ekspertët e ministrive, të të zgjedhurve vendorë, ekspertë të fushës, shoqata etj. Komisioni parashikon që të gjitha partitë parlamentare dhe jo parlamentare të japin mendimet e tyre për reformën territoriale”.
 
“Mbledhjet e komisionit janë të vlefshme vetëm kur të jenë më shumë se gjysma e anëtarëve. Vendimet do të merren me shumicën e anëtarëve të komisioni. Është i gjithë vullneti i mirë i mazhorancës që një reformë kaq e rëndësishme të bëhet nga të gjithë faktorët e politikës shqiptare, shoqëria civile etj”, tha gjatë fjalës së tij, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi.
 
Qëndrimi i PD
Burime pranë së djathtës në konferencë thanë për gazetën "Shqiptarja.com" se çështja e diskutimit për draftin që është dorëzuar nga ministri për Çështjet Vendore nuk është diskutuar fare, por ata i kanë mëshuar faktit të mbështetjes së deklaratës së bërë nga vetë kreu i PD.

“Nuk mund të bëhet një kompromis i ri pa dëshmuar zbatimin e dakortësive dhe kompromiseve që janë bërë në të shkuarën e janë shkelur të njëanshme nga PS. Është çështje mungese mosbesimi në arritjen e një konsensusi tjetër”, thanë burime pranë PD.

Ndërkohë që në reagimin e tij, kreu i PD ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit, Ilir Meta se janë duke bllokuar konsensesusin për reformën administrative. Sipas tij, “reforma territoriale që është e lidhur ngushtë edhe më zgjedhjet duhet të bëhet nëpërmjet konsensit dhe këtu s`ka asgjë të re”. Për Bashën, “Kryeministri Rama dhe kryetari i Kuvendit Meta kanë përmendur një sërë termash, por nuk arritën të shqiptonin asnjëherë fjalën konsensus”. “Kjo nuk na çudit se Rama e Meta janë autorët e shkatërrimit të konsensusit me rastin e nëpunësit civil”, tha Basha.

Basha: Reforma administrative bëhet vetëm me konsensus

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen