PD: Qeveria emëron persona me
precedentë. PS: Shpifje e trillime

PD: Qeveria emëron persona me<br />precedentë. PS: Shpifje e trillime
TIRANË- Partia Demokratike akuzoi sërish qeverinë se ka emëruar në administratë disa persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale që nga falsifikim deri tek të dyshuar për vrasje. Ndërsa PS i cilëson akuzat e PD-së, si shpifje dhe trillime dhe i bën thirrje të sfidojë qeverinë me alternativa dhe argumente. 

PD: QEVERIA EMËRON PERSONA ME PRECENDETE
Në një konferencë për mediat, zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi tha se “Mbrëmë Edi Rama shpalli luftë edhe me statistikat e Ministrit Tahiri, në përpjekje për të mbuluar të vërtetën mbi dështimin më të madh në këto 23 vite me rendin dhe sigurinë në vend”.

Vorpsi, tha se ndërsa kriminaliteti në vend vijon të rritet, duke përmendur edhe vrasjen e dy personave në Trapezë mesnatën e djeshme, “masat që merr Ministra e Brendshme dhe Policia e Shtetit janë emërimet e personave të akuzuar për vepra të ndryshme, njëri prej të cilëve i dyshuar për vrasje”.

“Rrustem Mazreku i përjashtuar nga Policia e Shtetit për falsifikim të dëftesës së shkollës së mesme, i proceduar penalisht për këtë vepër, është emëruar shef i komisariatit të Hasit"

"Ilir Roka, i përjashtuar nga policia për ngjarjen e 9 janarit 2004 ku humbën jetën 21 qytetarë, është emëruar shef i qarkullimit në Vlorë"

"Alban Elezi i dënuar me 4 vite burg për përfshirjen në një vrasje, është emëruar së fundmi në njësinë e autostradave".

PS: PARTIA DEMOKRATIKE SHPIF DHE TRILLON
“Sharje, shpifje, trillime dhe përgojime personash krejt të pafajshëm”, i ka cilësuar selia rozë, deklarata e PD-së sipas së cilës qeveria emëron persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale  që nga falsifikim deri tek vrasja.
 
Në një reagim nga selia e PD-së, thuhet se “Partia Demokratike nuk po del dot nga rruga e rrënimit të vazhdueshëm post-elektoral. Sulmi i sotëm i liderit të vjetër në Facebook dhe zëdhënëses së re në ekran, flasin më shumë se çdo koment për dëshpërimin e partisë më të madhe në opozitë”.
 
“Sharje, shpifje, trillime dhe përgojime personash krejt të pafajshëm që akuzohen si kriminelë vetëm pse i shërbejnë shtetit nën uniformën blu, janë vazhdë e trishtueshme e rrënimit që ka përfshirë PD”, vijon reagimi.

Ashtu siç është bërë në 3 raste të tjera, ku persona të dyshuar janë shkarkuar nga puna në administratë, PS-ja shton se,  “ne inkurajojmë qeverinë të largojë nga shërbimi publik çdo individ të kompromentuar me drejtësinë” ndërsa i bën thirrje të sfidojë qeverinë me alternativa e me argumente dhe të “zgjohet nga makthi i disfatës elektorale”.

Redaksia online 
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dështimi i Kombëtares në Ligën e Kombeve, Baze për Report Tv: Duka s’mori përgjegjësi, po ia faturon Sylvinhos

Dështimi i Kombëtares në Ligën e Kombeve, Baze për Report Tv: Duka s’mori përgjegjësi, po ia faturon Sylvinhos