PD: Rama duhet të kërkojë ndihmë nga Italia për të parandaluar përhapjen e COVID-it

PD: Rama duhet të kërkojë ndihmë nga Italia për të parandaluar përhapjen e COVID-it

Tritan Shehu

TIRANE-Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu kërkon nga qeveria Rama që të kërkojë ndihmë ndërkombëtare në terren, mundësisht nga Italia në strategjinë e re që duhet të hartohet për të parandaluar përhapjen më tej të COVID-it në Shqipëri.

"'Covid' ne perkeqesim, Rama “i zhdukur” Komiteti ne konfuzion, Ministria e Shendetesise ve ne dyshim cilesine e testimeve te saj! Asistenca nderkombetare e domosdoshme ne keto kushte, kur:

—Shifrat e pakta zyrtare per perhapjen e pasojat e Covid jane tej alarmit, jemi nen nje mungese transparence, pa strategji, me nje Komitet qe pas dy muajsh belbezoi perdorimin e maskave, qe deklaron pa kuptuar gravitetin, hyrjen ne “fazen e transmetimit komunitar” (te jashte kontrollit)... jemi dhe me nje Qeveri te paralizuar!

—Ndersa Kryeministri ka “harruar” fjalen Covid kur pak muaj me pare ishte i “kudo e kurdo ndodhur” ne betejen e tij te deshtuar me tanke e avione, ne vend te nje strategjie inteligjente kunder nje virusi, vecse duke terrorizuar qytetaret.

—Por “cudite” peshtjelluese nuk mbarojne, ndersa vazhdojne te mbahen te bllokuara te gjitha laboratoret e vendit Ministria e Shendetesise ve ne dyshim besushmerine e testimeve te saj, te vetmet te lejuara molekulare e imunologjike, duke i dhene nje te tille vetem 70% e duke shpallur ne keto kushte si strategji te mbrotjes se spitaleve mos testimin e gjere!!!!

Mos valle ne vazhdojme te perdorim akoma kitet kineze ne PCR, kur kitet e reja perendimore kane sensivitetin 95% e specifitetin 98%, po ne imunologji, cilat jane kitet e vetme qe perdoren e pse nuk publikohet dokumentacioni perkates?!

Ne keto e te tjera kushte te rrezikeshme tashme ne ekstrem duhet filluar menjehere hartimi i nje strategjie inteligjente e implementimi i saj, gje e cila imponon nje asistence profesionale e logjistike nderkombetare te qendrueshme ne terren, mundesisht italiane, qe nuk do te mungoje nqs kerkohet" shkruan ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë