PD: Rama një producent shfaqjesh
PS: Me ju asnjë investim në 8 vite 

PD: Rama një producent shfaqjesh<br />PS: Me ju asnjë investim në 8 vite 
TIRANE - Ceremonia e prezantimit të prefektes së re të Qarkut Vlorë, Etjona Hoxha është shoqëruar me akuza dhe replika nga opzita dhe nga dega e Partisë Socialiste e këtij Qarku.

Në fjalën e saj zëdhënësja e PD, Vorpsi ka denoncuar prezantimin duke e quajtur sipas saj një spektakël televiziv nga ana e kryeministrit.

Ndërkohë ka replikuar dega e PS-së Vlorë përmes një njoftimi për mediat ku ka akuzuar opozitën se në tetë vite nuk ka kryer asnjë investim në këtë zonë.

PD: RAMA PRODUCENT I SHFAQJEVE TELEVIZIVE

Partia Demokratike ka denoncuar sjelljen sipas saj televizive të Kryeministrit 7 muaj pas marrjes së pushtetit. Përmes zëdhënëses Laura Vorpsi opozita tha se kryeministri po bën spektakël ndërkohë që bilanci është negativ në çdo drejtim për vlonjatët dhe gjithë shqiptarët.

 “Edi Rama dhe gjysma e qeverisë e çuan dëm sot një ditë pune, duke e bërë Vlorën një teatër ku me regji qendrore, Kryeministri dhe të tijtë, vunë në skenë një komedi të zezë. 7 muaj pas ardhjes në pushtet, në Vlorë nuk ka asnjë një vend të ri pune. kërcet tritoli, dhe trafiku i drogës ndërsa varfëria është rritur në Vlorë. Pikërisht në këtë situatë, Edi Rama bën shoë, sillet si një konferencier, duke drejtuar një spektakël të shëmtuar të largimit nga puna të një prefekti të dështuar. Jo, asnjë gjë e mirë nuk ka ndodhur në Vlorë, qysh se Edi Rama u zgjodh deputet atje dhe Kryeministër.” tha Vorpsi në fjalën e saj.

Zëdhënësja e PD vijoi akuzat duke thënë se “shfaqje të tilla nuk e fshehin situatën e rënduar në vend por nxjerrin më në pah dështimin e kryeministrit.”

PS: ME JU NE TETE VJET ZERO INVESTIME NE VLORE

Ndërkohë ka replikuar dega e PS-së Vlorë ndaj akuzave të zëdhënëses së PD, përmes një njoftimi për mediat, ku ka akuzuar opozitën se në tetë vite nuk ka kryer asnjë investim në këtë zonë.

“Saliu plak dhe laureshat e tij, bëjnë mirë të mos e zënë me gojë Vlorën. Sepse sa herë hapin gojën i kujtojnë Vlorës shkatërrimet e pasurive kombëtare, grabitjet e pronave në bregdet, zero investimet e tyre për Vlorën në tetë vjet. Me Edi Ramën dhe qeverinë e socialisteve të bashkuar Vlorës i është kthyer frymëmarrja dhe buzëqeshja. Ata që me politikën e tyre antishqiptare e bënë Shqipërinë përshesh, nuk mund të kërkojnë sot llogari për plagët që hapi kudo pushteti i tyre.” Thuhet në njoftimin për shtyp të PS, dega Vlorë


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta

Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta