PD: Rama pagoi artikullin,Qeveria:
Promovuam vendin për investimet

PD: Rama pagoi artikullin,Qeveria:<br />Promovuam vendin për investimet
Revista prestigjioze "The Economist", në numrin e saj të fundit ka botuar një artikull prej tetë faqesh, për Shqipërinë, apo sikurse e cilëson artikulli, vendin që udhëheq reformat në rajonin e Ballkanit.Kjo ka vënë përballë Partinë Demokratike dhe Qeverinë.

Raporti, i prodhuar nga Quantum Productions, është publikuar vetëm një ditë më parë, ku artikulli përshkruan disa nga zhvillimet kryesore të ndodhura në Shqipëri që nga shtatori 2013 kur qeveria e re mori detyrën, duke vendosur një theks të veçantë tek reformat gjithëpërfshirëse dhe mundësitë që Shqipëria ofron në sektorë të ndryshëm.

Ky artikull është bërë shkak për përplasje deklaratash mes Partisë Demokratike dhe Qeverisë, ku PD e konsideroi atë si një vetëlavdërim të Kryeministrit Rama me paratë e qytetarëve shqiptarë, ndërkohë që Qeveria ka theksuar se ndodh vetëm në Shqipëri që një parti opozitare akuzon qeverinë përse promovon vendin dhe kërkon të nxisë investimet e hujara.

Në Partinë Demokratike ishte Grida Duma, Sekretarja për Marëdhënjet me Publikun që tha se ky është një shpenzim që vjen në një kohë kur qytetarët povuajnë përmbytjet e nuk janë ndihmuar, ndërkohë që Qeveria thotë se, The Economist është një revistë prestigjioze dhe nuk mund të publikojë informacione të pavërteta, të paverifikuara.

Qeveria në reagimin e saj thotë se, kjo qeveri, ndryshe nga ajo e kaluara, nuk shpenzon miliona dollarë para publike as për reklama qeveritare, as për të paguar lobistë që kërkesë të vetme nga qeveria kishin përhapjen anembanë botës së baltës së shpifjeve të ish kryeministrit ndaj opozitës së vendit.
 
 
Ja deklarata e Partisë demokratike

Edi Rama ka shpenzuar qindra milionë lekë të taksapaguesve shqiptarë për të blerë 8 faqe reklamash në revistën më të shtrenjtë në botë, The Economist, për një artikull-reklamë që thur lëvdata për të, por që në krye tregon se është shkrim i paguar.
Sipas rregullave britanike të reklamës, në çdo faqe ku lëvdohet Edi Rama, shkruhet Advertisement Feature, çka do të thotë, shkrim i paguar. 
Vetëlavdërimi 8 faqësh i Edi Ramës, është padyshim më i shtrenjti në historinë e këtyre viteve, dhe u ka kushtuar shumë taksapaguesve shqiptarë.
Ky shpërdorim parash, bëhet në kohën kur mijëra familje në Vlorë, Fier, Lushnjë, Durrës, Krujë dhe Lezhë që janë në kushte ekstreme nga pasojat e përmbytjes, nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria, dhe mijëra familje të tjera janë në rrezik për shkak të motit që vazhdon të përkeqësohet.
E megjithatë, Edi Rama vendos të çojë dëm qindra milionë lekë të shqiptarëve për të blerë lëvdata për vete.
Ky shpërdorim turpshëm i parave të shqiptarëve, jo vetëm nuk e ndihmon Shqipërinë dhe gjendjen e rëndë të qytetarëve, por nuk zbardh asgjë në imazhin e nxirë të një kryeministri që ka 200 milionë euro pasuri me rryshfete pallatesh, që ndau me CEZ 600 milionë euro, që fshihet pas 1 milionë dollarëve në ditë evazion në dogana, që ka detyruar 100 mijë bashkqytetarë të ikin në eksod, që mbushi zyrat e Parlamentin me kriminelë e trafikantë, që nuk deklaron pikturat e tij në doganë, që jep pasuritë e vendit me bisedime të fshehta, që shet asetet për një biletë në radhën e parë të NBA, që braktis vendin ditën kur mijëra familje janë nën ujë.
Edi Rama është kryeministri më i korruptuar në Ballkan, dhe nuk ka shkrim të blerë a reklamë të shtrenjtë që e shpëton nga gjykimi i drejtë i qytetarëve.

pd


 
Ja reagimi i qeverisë
Ndodh vetem ne Shqiperi qe nje parti opozitare te akuzoje qeverine perse promovon vendin dhe kerkon te nxise investimet e huaja.
Revista "The Economist" eshte nje nga revistat me prestigjoze ne rang boteror, qe lexohet nga investitore dhe vendmmarres te rendesishem. Ne numrin special te kesaj reviste qe do te shperndahet ne samitin e Davosit, promovimi i Shqiperise eshte nje mundesi e shkelqyer per te terhequr investime te huaja te rendesishme ne Shqiperi, qe krijojne me shume vende te reja pune, nxisin turizmin dhe prodhimin vendas.
"The Economist", si nje prej revistave me prestigjoze dhe me lexueshmeri me te larte ne shkalle boterore, nuk mund te publikoje asnje informacion qe nuk eshte i vertete, qe nuk eshte i verifikuar dhe qe nuk eshte shkruar nga gazetare te certifikuar te saj.
Fatmiresisht, kjo qeveri, ndryshe nga qeveria e kaluar, nuk shpenzon miliona dollare para publike as per te transmetuar reklama qeveritare, as per te paguar lobiste qe kerkese te vetme nga qeveria kishin perhapjen anembane botes se baltes se shpifjeve te ish-kryeministrit ndaj opozites se vendit.
Partia Demokratike vazhdon te sillet si qeveria e vjeter, me gjuhen urrejtjes, shpifjet dhe baltosjen primitive qe nxjerr ne pah cdo dite mungesen e lidershipit, te programit e te ideve per Shqiperine. Koha kerkon qe Partia Demokratike te zhvishet nga lekura e qeverise se vjeter e te behet opozita e re qe i mungon Shqiperise prej dy vjetesh e gjysem.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë