PD: Rama përdori mikun për të fshehur oxhakun 18 mijë euro, Dule nuk ka transaksione në tatime

Partia Demokratike këmbëngul se Edi Rama nuk e justifikon pasurinë e tij. Zëdhënësja Ina Zhupa tha se as miku i tij që mori përsipër të ishte pronari i oxhakut, sipas saj 18 mijë euro, nuk justifikon të ketë një objekt të tillë nga burime të ligjshme. ‘Partia Demokratike po provon sot me dokumenta zyrtarë se Edi Rama gënjen për të fshehur pasurinë e tij dhe jetën prej sheiku që ai bën nga zhvatja e shqiptarëve. Në librin e tatimeve, miku i kryeministrit, Adrian Dule, figuron si një person me zero transaksione financiare. Nga historiku i të dyja aktiviteteve që ka krijuar, rezulton se ai nuk ka shitur asnjë punim të tij, duke mos i paguar shtetit asnjë qindarkë në tatime. Historiku tatimor provon se shoqëria “AD” e mikut të kryeministrit, ka shpallur falimentim në vitin 2012, duke patur të deklaruar zero hyrje dalje ndër vite.

Miku i kryeministrit, që mori përsipër pronësinë e oxhakut 18 mijë euro, rezulton se, i regjistruar si person juridik me emrin “Aramika Studio” në vitin 2017, sërish është i deklaruar me zero fitim. Me deklarimet e tij në tatime, miku i kryeministrit nuk justifikon dot as shpenzimet për të paguar qeranë e studios, jo më të ketë aq para sa për të blerë oxhakun e famshëm 18 mijë euro me të cilin u shfaq Edi Rama. Faturat tatimore me zero hyrje dalje faktojnë gënjeshtrën e Edi Ramës për oxhakun luksoz. Kryeministri jo vetëm gënjen për të fshehur pasurinë e tij, por është e qartë se ka urdhëruar tatimet të qëndrojnë larg studios ku ai ushtron aktivitetin e tij privat.

Të dyja janë vepra të rënda penale dhe dënohen me burg. Edi Rama është i zënë në kurth, sepse një hetim i pavarur do të zbulonte se sarajet në Surrel kushtojnë jo më pak se 2 milionë euro dhe luksi në të cilin jeton, me oxhak 18 mijë euro, është fryt i korrupsionit dhe vjedhjes së shqiptarëve” deklaroi Zhupa e PD-së. Pas vorbullës mediatike që u krijua në fillim të vitit në disa nga portalet pranë Partisë Demokratike, lidhur me oxhakun që shfaqej në pamjet e intervistës së kryeministrit Edi Rama në Xing me Ermalin, reagoi vetë pronari i studios, Adi Dule (lexo këtu).

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e publikuar nga PD për bilancin e shoqërisë tregtare 'AD')

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e publikuar nga PD për pasqyrën e të ardhurave të shoqërisë tregtare 'AD'))

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genti: 16/01/2019 15:44

    Na cat trapin meret gjith opozita me oxhakun konkurrojeni me program dhe I thoni popullit keto jan politikat qe do implementojm dhe shifeni a jeni konkurrent te denj apo Jo perndryshe hapni krahun per te tjeret

    Përgjigju
  • Populli: 16/01/2019 15:01

    Pirdhni pirdhni,ju te PD-se mbetet akoma tek oxhaku o ju zente oxhaku brenda e ju djegte fare e keqe.

    Përgjigju
    • Landin: 16/01/2019 18:55

      Nuk e kuptoj nje parti Politike meret me nje oxhake 18000€ Po Ka njerez nga politika qe kaq bleib kostumet medet Ku Ka aritur PD MERET ME OXHAQE

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi