PD: S'do t'u besoni veshëve...Rama shpall sekret shtetëror tenderin për blerjen e letrave higjienike për 2 spitalet COVID, shqetësuese 'karantinimi' i Prokurorisë

TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se po shkel ligjin me tenderat e bëra gjatë periudhës së COVID-19. Është Sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi i cili deklaron se së fundi qeveria ka shpallur sekret tenderin për letrën higjienike për pacientët e shtruar në 2 spitalet COVID-19 në Tiranë. Nga selia blu, Bardhi thotë se ky është një tregues se si qeveria po vjedh edhe në këto pandemie. Sipas tij, arsye se përse kryeministri Edi Rama po i fsheh këto tendera janë stratosferike, abuzimi dhe korrupsioni.

"Në këtë kohë të vështirë, kur pandemia COVID -19 e ka bërë edhe më te vështirë, edhe më të pamundur jetesën, është faktuar se  prioriteti më i madh i qeverisë është të vjedhë me çdo lloj forme dhe mënyre.  Janë plot 10 tendera të rinj të zhvilluar në datë 18 Prill, që Qeveria i ka klasifikuar përsëri sekret. Është e paimagjinueshme që mes këtyre kontratave sekrete janë dhe tenderat për blerjen e letrave higjienike me procedurë sekrete, letrat e duarve dhe kartopeceta.  Jam i sigurt që çdokush që po e dëgjon këtë tani nuk u beson veshëve. Por vendimi i qeverisë së Edi Ramës, i publikuar mbrëmë në fletoren zyrtare, nuk lë vend për asnjë hamendje.  Letrat higjenike për të sëmurët me COVID dhe stafin mjekësor që kujdeset për ta janë shpallur sekret. Mjerim më të madh për një qeveri nuk mund të ketë. Ka arritur deri aty sa një procedurë që përdoret për interesin thelbësor të shtetit, atë të sigurisë kombëtare, e përdor për të mbuluar, me siguri, vjedhjen e radhës me tenderin sekret të letrave higjienike", tha Bardhi. 

Për numrin dy të PD-së, akoma më shqetësuese është heshtja e Prokurorisë, e ndërsa u bën thirrje që të nisin hetimet pasi sipas tij ka prova për këtë shkelje.

"Akoma më shqetësuese është heshtja e prokurorisë, karantinimi i saj, futja në xhepin e Edi Ramës, që ka bërë që hajdutët e qeverisë të marrin zemër. Në emër të Partisë Demokratike, i bëj edhe njëherë thirrje prokurorisë që të dalë nga karantina, ku e mban prej vitesh kjo Qeveri. SPAK ka mjaftueshëm fakte të çojë para drejtësisë hajdutët e qeverisë që pasurohen si të babëzitur, kur shëndeti, jeta dhe mirëqënia e qytetarëve janë në rrezik", tha Bardhi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GAZMEND FËNDA: 26/04/2020 09:42

    O gaz fënda po hik mor se na qelbe ajrin me erën që qelbesh ti që kutërbon e të çpohen hundët nga era jote e qelbur. Ti s'ke pun tjetër vetëm lef nat dit.

    Përgjigju
    • Pordha: 26/04/2020 13:28

      I eshte carre zorra ndaj ben fenda

  • Haha: 25/04/2020 22:00

    Konkuron me nje Buf Pulash

    Përgjigju
  • bujku: 25/04/2020 16:44

    PO hik mor debil flet si ato PPPu

    Përgjigju
  • Me keqe se i Degjeneruar..: 25/04/2020 15:40

    Ky eshte Debil,,gjyna ..mbase sigurin Buken e gojes,,ose mbase e ka te Imponuar te beje kete Pune nga e jema e tije. !!

    Përgjigju
  • Hinglateri: 25/04/2020 15:37

    O Gazi b*thmarmida?

    Përgjigju
  • GAZMENT ZIU: 25/04/2020 15:29

    O gazment ziu ngele duke lef o gazmendi pertef hum hum hum.

    Përgjigju
  • Rahman Gashi: 25/04/2020 14:13

    I degjeneruar

    Përgjigju
    • Po: 26/04/2020 02:15

      Pse ben gjithe mone me keto vese cnjeri i neveritur jo vetem ky po te gjithe plerat e pd jane te degjeneru

    • Sokol Myftaraj: 25/04/2020 15:21

      I bardhi cop muti ishe e cop muti ngele

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv