PD s'çon emrat për KZAZ 
KQZ: Do i zëvendësojmë 

PD s'çon emrat për KZAZ <br />KQZ: Do i zëvendësojmë 
Partia Demokratike dhe Partia Republikane shkelën afatet ligjore për dërgimin në KQZ të emrave për anëtar të KZAZ-ve. 

Në zbatim të afatit ligjor të përcaktuar në nenin 28, pika 1, të Kodit Zgjedhor, Kodi Zgjedhor do të duhej të kishte marrë vendimin për ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) dhe të kishte caktuar datën për thirrjen e mbledhjes së parë të tyre.

Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj, u shpreh se shkaku që afati ligjor për ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor nuk u arrit te respektohej nga KQZ, është mos përmbushja e detyrimit ligjor nga Partia Demokratike për paraqitjen e propozimeve për anëtarë të dhe sekretarë të KZAZ-ve, dhe nga Partia Republikane, për paraqitjen e propozimeve për anëtarë të KZAZ-ve.

"Ky detyrim, i parashikuar nga neni 28, pika 2, i Kodit Zgjedhor, nuk u përmbush nga këto dy subjekte zgjedhore, madje as në tejkalim të afatit ligjor, megjithëse KQZ e toleroi këtë.

Nga ana tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas përmbylljes së afatit për shprehjen e interesit nga shtetas që kanë interes për t’u emëruar si anëtarë apo sekretarë të KZAZ-ve, falenderon të gjithë qytetarët që iu përgjigjën ftesës publike për të kontribuar në administrimin e procesit zgjedhor dhe kanë paraqitur kërkesë dhe dokumentacionin përkatës pranë KQZ-së apo Zyrave Rajonale Zgjedhore.

Ky angazhim qytetar, i cili u kërkua nga KQZ në përmbushje të detyrimeve ligjore që Kodi Zgjedhor urdhëron për çdo proces zgjedhor, merr vlerë të shtuar në situatën në të cilën po kalojmë, pasi siguron vijimësinë e punës dhe realizimin e zgjedhjeve në datë 18 qershor.

Pas dorëzimit nga Inspektorët Rajonalë të kërkesave të paraqitura nga qytetarët pranë Zyrave Rajonale Zgjedhore, dhe shqyrtimit të të gjithë  kandidaturave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në rastin më të parë, me vendim do të emërojë anëtarët dhe sekretarët sipas rastit, për të plotësuar vakancat për çdo KZAZ, për të siguruar ngritjen dhe funksionimin e tyre në përputhje të plotë me përcaktimet e Kodit Zgjedhor.  

Në respekt të informimit të opinionit publik, procedurat e përzgjedhjes dhe të emërimit kryesisht nga KQZ të shtetasve si anëtarë apo sekretarë të KZAZ-ve do të kryhen në transparencë të plotë, sikundër e gjithë veprimtaria dhe puna e KQZ-së për organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor të datës 18 qershor 2017
".

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg