Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD kundër Bashës: Nuk e çon dot partinë përpara, Berisha s'e bëri dot lider

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD kundër Bashës: Nuk e çon dot partinë përpara, Berisha s'e bëri dot lider

Edvin Kulluri

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri ka vijuar kritikat ndaj liderit demokrat Lulzim Basha. I ftuar në emisionin “Provokacija”, Kulluri deklaroi se sot Partisë Demokratike i mungon projekti politik.

Ai tha se PD gaboi që bojkoti zgjedhjet e 30 qershorit, pasi sot kjo parti nuk përfaqëson më jo vetëm shumicën e shqiptarëve por as shumicën e demokratëve. Kulluri deklaroi se Basha nuk e çon dot më përpara PD-në.

Ai u shpreh se zërat që thonë se pas Bashës në fakt qëndron Berisha nuk janë të vërtetë, pasi sipas tij gabimet e tij i ngjajnë një fillestari dhe jo një lideri që ka drejtuar prej 23 vitesh në këtë vend.

“Ajo që i mungon PD-së është një zvetënim i mendimit mbi vlerat. Pra një mungesë e projektit politik. Ajo që është më keq akoma është që edhe pjesa kritike ndaj kësaj nuk ka qartësi se ku do ta çojnë PD-në, me apo pa Bashën.

 Ajo që më shqetëson  më shumë sidomos pas kësaj që ndodhi në 30 Qershor që për mua është katastrofike për demokracinë në këtë vend dhe për PD-në si protagoniste e kësaj që ndodhi. Le të themi atë që është. Ky ka qenë një vendim i PD-së për të mos hyrë në zgjedhje. Ndaj unë nuk e kuptoj në një masë të madhe këtë triumfalizmin për bojkot masiv, sepse ky ka qenë vendimi jonë. Këtu kemi arritur në një pikë sot që nuk ka vend më për të kritikuar se çfarë bën Basha. 

Unë personalisht mendoj se sot partia nuk përfaqëson më shumicën e shqiptarëve dhe nuk përfaqëson më as shumicën e demokratëve. Çështja është se çfarë do bëjmë? Sot kemi ngecur në një pikë që Basha nuk e çon dot më PD-në përpara", tha Kulluri.

Ka njerëz që kanë dyshime se Basha është de jure kryetar i partisë por de facto vazhdon të mbetet Berisha. Ti e beson këtë?

Jo nuk e besoj. Nuk besoj për një arsye sepse Basha do ta kishte aq ndershmëri të thoshte se nuk jam më kryetari i partisë. E dyta nga ajo që di unë nuk është kështu. Nuk është mënyra e Berishës kjo e të drejtuarit të partisë. Sepse ka një problem, për ata që e njohin Berishën e pëlqejnë apo nuk e pëlqejnë dhe unë hyj tek njerëzit që them se e njoh në një masë të caktuar dhe përgjegjësit Berisha është prirur nga përmirësimi i vetvetes. Na e ka thënë dhe e kemi diskutuar nëpër takime. Është njeri që përgjithësisht nuk shkon në digresion. Mund të bëjë gabime të reja por ata që i ka bërë nuk i bën më. Mua më rezulton që këto gabime janë gabime prej fillestari. Nuk janë prej një lideri që ka drejtuar 23 vite në këtë vend. Nuk më del llogaria.

Berisha është në politikë, përse vallë vazhdon të insistojë me kaq pasion dhe të mbetet aty si figurë dominonte?

Berisha është kafshë politike! Është njeri që jeton për politikën. Është njëri që lufton për politikën. Në këtë pjesë e njoh mirë.  

Po për çfarë po lufton?

Ai mendon se i shërben interesit politik. Edhe duke mbështetur këtë që po ndodh. Tek pjesa e intrigës politike nuk futem dot. Por di të them një gjë se që kur Sali Berisha ka dhënë dorëheqjen nga PD-ja, Lulzim Basha nuk ka asnjë sukses politik. Kjo nuk rëndon mbi Sali Berishën, kjo rëndon mbi Lulzim Bashën.

Mesazhi është se çfarë ka marrë Luli, vetëm Berisha mund t’ia japi?  

Jo nuk po ia jep dot sepse lider je dhe nuk të bëjnë dot. Ky është problemi që ne kemi me lidershipin e partisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 06/07/2019 13:20

    Zerat thone se Bindja Demokratike do shkrihet dhe Patozi do marre postin e nen kryetarit te PD-se

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja