PD sonte dorëzon listat e kandidatëve
KQZ i miraton nesër në orën 18:00 

PD sonte dorëzon listat e kandidatëve<br />KQZ i miraton nesër në orën 18:00 
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër në orën 18:00 do të miratojë listat e kandidatëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 qershorit.
 
Partia Demokratike do të dorëzojë listat e kandidatëve për deputetë sonte para orës 24:00 sipas marrëveshjes së arritur mes PD dhe PS.
 
Njoftimi i KQZ:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e shtunë, më datë 27.05.2017, ora 18:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
 
A. Shqyrtimi i projekt vendimeve,
1. Për miratimin e “Udhëzuesit Praktik për detyrat e anëtarëve të KQV-së, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017”.
 
2. Për miratimin e përmbajtjes së materialeve audiovizive që do të përdoren për edukimin zgjedhor të shtetasve për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017.
 
Për miratimin e listave shumemёrore të partive të regjistruara, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017”.
 
Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të partisë “Partia Socialiste”, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kavajë, qarku Tiranë, të datës 25 qershor 2017.​


dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

FBI-ja zotohet se do të lëvizë çdo gur në rastin e sulmit ndaj Trumpit

FBI-ja zotohet se do të lëvizë çdo gur në rastin e sulmit ndaj Trumpit