PD: Kërcënimet e Ramës s'na trembin, s'do ketë zgjedhje më 30 qershor

PD: Kërcënimet e Ramës s'na trembin, s'do ketë zgjedhje më 30 qershor

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka ripërsëritur deklaratat se do të ndalojnë zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Pavarësisht mesazheve të qarta nga kryeministri Rama se nëse do të tentojnë që të bllokojnë procesin zgjedhor i pret burgu, PD nuk ka ndryshuar qëndrim. Nga selia blu, Bardhi tha se ndalimi i makinave sot, është hapi i parë që do të pasohet me ndalimin e zgjedhjeve 'falso'.

"Shqiptarët e kanë kuptuar këtë skemë grabitëse dhe rrënuese për familjet dhe fëmijët e tyre dhe janë të vendosur t’i japin fund kësaj gjendjeje. Sot, me ndalimin e makinave në të gjithë Shqipërinë, nesër me ndalimin e zgjedhjeve fallco. Kërcënimet e një kufome politike si Edi Rama nuk trembin askënd! Rruga jonë është pa kthim! E vetmja rrugë e drejtë për Shqipërinë si Europa janë zgjedhjet e lira e të ndershme", tha Bardhi.

Pak para protestës së opozitës, e cila do të pezullojë trafikun për rreth 60 minuta, Bardhi ka dhënë disa detaje nga ajo se çfarë pritet të ndodhë nga ora 18:00-19:00.

"Sot, opozita dhe qytetarët do të jenë sërish së bashku në të njëjtën kohë, në orën 18.00, në të gjithë Shqipërinë për të demonstruar se një qeveri e paralizuar nga krimi dhe e krimbur nga korrupsioni i ka bllokuar Shqipërisë rrugën e saj europiane. Së bashku me mijëra qytetarë, ne do të ndalojmë makinat dhe do të kërkojmë që Kryeministri i votave të blera me paratë e bandave dhe krimit të organizuar të mos ketë më mundësi të shkatërrojë jetën e familjeve shqiptare, duke grabitur me babëzi të pakufishme çdo pasuri të këtij vendi. Edi Rama, i keqpërdoruri i tij dhe i krimit, Taulant Balla, si dhe çdo shërbëtor tjetër i tij brenda dhe jashtë parlamentit të krimit, e dinë fare mirë se zgjedhje më 30 Qershor nuk ka për të patur", tha Bardhi. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haha: 25/04/2019 18:41

    Trim i madh ky eshte kavajas dhe i di shijen prasit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi