PD: T'i hiqet mandati Aqif
Rakipit, verifikim për Gjetanin 
Kërkesa në KQZ: Kanë rekorde kriminale në Itali
Mandati i deputetëve,

PD: T'i hiqet mandati Aqif<br />Rakipit, verifikim për Gjetanin <br />Kërkesa në KQZ: Kanë rekorde kriminale në Itali<br />Mandati i deputetëve,
Partia Demokratike i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për deputetin e PDIU, Aqif Rakipi për t'i hequr mandatin, ndërsa i kërkon Prokurorisë të bëjë verifikime për atë të PS, Gjetan Gjetani, me pretendimin se rezultojnë me rekorde kriminale në Itali. Kërkesa e PD është firmosur nga 37 deputetë, mes të cilëve edhe kryetari demokrat Lulzim Basha. PD thotë se i ka siguruar të dhënat për deputetin e PDIU në rrugë informale. 

Nga të dhëna të bëra me dije në rrugë informale, ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Aqif Rakipi ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik, për shkak të rekordeve kriminale në shtetin italian”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e PD.

Gjithashtu, PD kërkon verifikim të formularit të vetëdeklarimit edhe për deputetin e Partisë Socialiste në Lezhë, Gjetan Gjetani. Edhe për deputetin Gjetani, PD kërkon verifikim me pretendimin se ka rekorde kriminale në Itali. 

“Nga të dhëna të bëra me dije në rrugë informale, ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti Gjetan Gjetani ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik, për shkak të rekordeve kriminale në shtetin italian”, thuhet në kërkesën e PD drejtuar KQZ.

Sipas PD, të dy deputetët ndodhen në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për tu zgjedhur në një funksion të lartë publik për shkak të rekordeve kriminale në shtetin Italian. Për këtë arsye demokratët kërkojnë nga organi i akuzës dhe Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, që në zbatim të detyrimit të parashikuar nga neni 8 i ligjit për verifikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit, të bëjnë verifikimin e plotë të të dhënave. 

Kërkesa e demokratëve drejtuar KQZ-së dhe Prokurorisë është firmosur nga 37 deputetë të Partisë Demokratike. Mes firmëtarëve është edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, nënkryetari Edmond Spaho, deputeti Oerd Bylykbashi, etj.  

Sipas ligjit të dekriminalizimit, verifikimi i të dhënave kryhet sa herë kjo kërkohet nga nje e dhjeta e deputetëve, për një deputet apo anëtar të Këshillit të Ministrave përfshirë kryeministrin. Edhe më herët Prokurorisë dhe KQZ i është kërkuar verifikimi i të dhënave për deputetin Rakipi por në atë kohë KQZ tha në përgjigje për Prokurorinë se ai nuk ishte në pozitat e humbjes së mandatit. 





aqif rakipi gjetan gjetani
(Deputetët Aqif Rakipi dhe Gjetan Gjetani)



  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma