TIRANË, 8 Dhjetor/ATSH- I. Vata/-Partia Demokratike ka akuzuar sërisht qeverinë për faturat abuzive të energjisë, kamatvonesat dhe favorizimet që u bëhen zyrtareve.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë një deklarate për mediat sot, tha se "qytetarët që nuk paguajnë dot energjinë, se nuk kanë me se të ushqehen, nuk kanë asnjë të ardhur ekonomike, janë me qirinj sot. Por, qeveria nuk i trajton të gjithë njësoj".
Tabaku tha se "pabarazia para ligjit, trajtimi i qytetarëve me armiqësi dhe favorizimi i njerëzve të lidhur me pushtetin, është një padrejtësi revoltuese dhe se protesta masive popullore do ta ndalë të keqen". /a.ke/