PD takime me diasporën në Bruksel e Venecia! Bardhi takon demokratët në Patos:12 vjet keqqeverisje të Ramës kanë sjell pasoja të rënda

PD takime me diasporën në Bruksel e Venecia! Bardhi takon demokratët në Patos:12 vjet keqqeverisje të Ramës kanë sjell pasoja të rënda

Gazment Bardhi gjatë takimit në Patos

Ndërsa zgjedhjet afrohen partitë politike kanë intensifikuar takimet me diasporën. Përfaqësues të Partisë Socialiste njoftuan këtë të dielë (26 janar) takimet me shqiptarët në Selanik të Greqisë dhe në Toronto të Kanadasë, Partia Demokratike ka mbajtur takime me shqiptarët në Bruksel të Belgjikës dhe në Venecia të Italisë.

Në rrjetet sociale janë postuar video të takimeve ku u është bërë thirrje diasporës të regjistrohen 'pasi 11 maji është mundësia e madhe e një ndryshimi dhe ne do ta bëjmë realitet atë."

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Fierin, Gazment Bardhi, zhvilloi këtë të diel një takim me qytetarët në Patos në 34-vjetorin e themelimit të degës lokale.

“Patosi është gati për ndryshim shkruan Bardhi në një postim në Facebook, ndërsa 12 vitet e fundit i quan keqqeverisje të Ramës, që kanë sjellë pasoja të rënda tek qytetarët’ shkruan Bardhi në një postim në Facebook shoqëruar dhe me foto të këtij aktiviteti.

"12 vjet keqqeverisje të Edi Ramës kanë sjell pasoja të rënda në jetën e qytetarëve të Bashkisë Patos. Asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që një qeveri ti trajtojë qytetarët si armiq.  Në 34 vjetorin e themelimit të PD në Patos, demokratët të gjithë bashkë kanë vendosur të luftojnë dhe të FITOJNË!' shkruan Bardhi. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Dialogu Kosovë-Serbi, Sorensen konfirmohet si emisar, merr miratimin e ministrave të Jashtëm të BE, nis mandatin më 1 shkurt

Dialogu Kosovë-Serbi, Sorensen konfirmohet si emisar, merr miratimin e ministrave të Jashtëm të BE, nis mandatin më 1 shkurt