PD takohet me të përmbyturit
në Vlorë: Kompensim për dëmet

PD takohet me të përmbyturit<br />në Vlorë: Kompensim për dëmet
Përfaqësues të Partisë Demokratike takuan banorë të zonave të përmbytura të cilët ende nuk kanë kaluar pasojat e reshjeve dhe ende nuk kanë marrë asnjë shpërblim nga qeveria. Ata i kanë kërkuar qeverisë që të kompensojë sa më parë banorët.

Ata panë nga afër situatën në plazhin e vjetër në Vlorë, si edhe në fshatrat Bishan dhe Fitore. 
 
pd vlore
Në zonën e plazhit të vjetër mbi 420 familje përmbyten vazhdimisht, për shkak të bllokimit të një kanali sipërfaqësor.

Komuniteti ka kërkuar shumë herë ndihmë nga bashkia dhe qeveria, por kërkesat kanë mbetur në vesh të shurdhër. 


pd vlore
Në përmbytjet e tetorit 2015, lartësia e ujit arriti mbi 1 metër duke u shkaktuar dëme të shumta në pajisje dhe orendi shtëpiake por edhe në bizneset familjare të zonës.

Partia Demokratike kërkon nga qeveria që të tërhiqet nga marria për blerje makinash Jaguar dhe të dekoderave, fondet e të cilave duhej t'i përdorte për sistemimin e kanalizimeve të këtij komuniteti prej qindra familjesh.

pd vlore

Këshilltarët bashkiakë të PD-së në Vlorë, do të kërkojnë ndërhyrje dhe masa për të zgjidhur këtë shqetësim të banorëve.

Banorët e fshatrave Bishan dhe Fitore tregojnë se ndihen të braktisur nga shteti, se nuk kanë marrë thuajse asgjë përveç disa ndihmave të papërfillshme.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois