TIRANE – Partia Demokratike thellon akuzat ndaj Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Deputeti demokrat, Edi Paloka, e cilësoi Kreun e Shtetit si “kamzhik në duart e kryesocialistit Rama”.
“Presidenti Topi duhet të japë llogari para votuesve të PD-së që e zgjodhën president pse votoi Edi Ramën”, tha Edi Paloka duke shtuar se Kreu i Shtetit “përdhos të përndjekurit politik duke votuar ata që i dënuan”.
Gjatë paradites së sotme ishte vetë Presidenti Bamir Topi që akuzoi Kryeministrit Sali Berisha se deformoi ligjin e lustracionit duke i kujtuar numrit një të Qeverisë se ka ai qenë një nga personazhet e nomeklaturës së lartë të kohës së diktaturës dhe se duhet të japë shpjegime për këtë.
Presidenti e akuzoi gjithashtu Kryeministrin se mashtron, duke premtuar kompensimin e ish-pronarëve dhe ish-të përndjekurit, pavarësisht se me këto premtime hipi në qeveri, dhe ka të gjitha mekanizmat për ta bërë.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com