"Unë s'di asgjë për këtë që po bën PD, s'kam dijeni për këtë kërkesë. Nuk kam asgjë për këto që pretendojnë ata, pra s'kam asnjë problem me drejtësinë italiane. Janë thjeshtë sulme politike të PD e cila gjithë kohën thotë të njëjtat gjëra. Le të hetojë kush të dojë për personin tim. Do vijoj punën si deputet i qytetit të Elbasanit", u shpreh deputeti i PDIU, Aqif Rakipi.
Aqif Rakipi dhe Gjetan Gjetani
Ndërkohë, deputeti socialist i Qarkut të Lezhës, Gjetan Gjetani tha për Report Tv se ndryshe nga sa pretendon PD, ai nuk ka qenë kurrë në Itali.
“Nuk jam njohur ende me kërkesën e PD-së. S’kam qenë kurrë në Itali dhe në asnjë vend jashtë”, deklaroi ai.
PD iu drejtua sot KQZ-së me një kërkesë për heqjen e mandatit deputetëve Aqif Rakipi, PDIU dhe Gjetan Gjetani, PS, me pretendimin se rezultojnë të kenë rekorde kriminale në Itali.