PD: Veliaj po jep me PPP abuziv Kampusin Universitar! Dora e tij është kudo ku ka 'nxjerrje nga shtëpitë'

PD: Veliaj po jep me PPP abuziv Kampusin Universitar! Dora e tij është kudo ku ka 'nxjerrje nga shtëpitë'

TIRANE- Partia Demokratike ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj se do të japë me PPP kampusin Universitar që do të ndërtohet aty ku disa javë më parë u shembën godinat e vjetra në Qytetin Studenti.

Teksa publikon vendimin e botuar një ditë në fletoren zyrtare ku përcaktohet Bashkia e Tiranës si autoritet kontraktor për të zhvilluar procedurat për dhënie me koncesion për ndërtimin e Kampusit Universitar, PD thotë se Veliaj është kudo ku bëhet fjalë për nxjerrje të banorëve nga shtëpitë.

"Partia Demokratike denoncoi disa javë më parë që prishja e godinave në Qytetin Studenti kishte pas saj një aferë korruptive.

Dje, dokumenti i publikuar në Fletoren Zyrtare, konfirmoi se Kampusi Universitar do të jepet me PPP dhe, si kudo, pas kësaj afere qëndron Erion Veliaj.

Sa herë bëhet fjalë për një leje ndërtimi, një koncesion/PPP abuziv, prishje dhe nxjerrje nga shtepitë, kudo është dora e tij!
Përveç shëndetësisë, rrugëve, mbetjeve, tani i erdhi radha edhe arsimit që të koncesionohet!",
shkruan PD.

Vendimi i postuar nga PD

Pas tërmetit të 26 nëntorit u shemben tre godina që pësuan dëmtime të rënda në strukturë, ndërsa banorët e vendosur në këto ambiente përfituan bonusin e qirasë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen