PD: Veliaj zhduk 26 milionë lekë për mobilimin e bibliotekës në Kombinat, që nuk është më funksionale

PD: Veliaj zhduk 26 milionë lekë për mobilimin e bibliotekës në Kombinat, që nuk është më funksionale

Ina Zhupa

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka akuzuar kryebashkiakun E Tiranës, Erion Veliaj se po zhduk dhe shpërdoron 26 milionë lekë për të mobiluar bibliotekën në Kombinatit, ku sipas Zhupës kjo tashmë nuk ekziston pasi pallati në të cilën ndodhet është shpallur i pabanueshëm nga tërmeti.

Zhupa shprehet se Veliaj duhet t'i përdorë këto para për familjet në nevojë në Kombinat që u prekën nga tërmeti dhe jo të mobilojë një bibliotekë se sipas PS nuk ekziston më.

Deklarata e plotë e Ina Zhupës

Në 25 Qershor 2020, Bashkia e Tiranës ka hapur tender ku mobilimit të bibliotekës së Kombinatit i janë caktuar rreth 26 milion lek të vjetra. Në relacionin teknik thuhet që: “.. Objekti është në një gjendje të mirë në aspektin fizik... Kjo bibliotekë ka një ambient jo të përshtatshëm për të kryer funksionin e leximit dhe dhënies së shërbimit si bibliotekë, kjo pasi ndarja për bibliotekën ka krijuar një hapësirë shumë të vogël dhe për këtë arsye është menduar edhe mobilimi i ri”

Ndërkohë realiteti është krejt ndryshe, po të shkosh në lagjen 6 kushdo mund ta shikoj që biblioteka nuk është më funksionale, objekti fizik është shpallur i pabanueshëm, dhe për tu shembur! Librat dorëzohen në njësinë bashkiake.

Veliaj le të përgjigjet ku do të shkojnë 26 milion lekët? Do të shpërdorohen paratë e qytetarëve? Apo do të vidhen paratë e qytetarëve?

Veliaj para pak ditësh na tregoi një film fantashkencë që Hollyëood do ja kishte zili për miliarda euro që do investoheshin në Kombinat, ndërkohë realiteti është ju zhduk banorëve të Kombinatit edhe 26 milion lek të vjetra për një investim që nuk ekziston. Propaganda si përherë nuk ka lidhje me realitetin.

Këto para mund ti ishin përdorur shumë mirë për qytetarët e Kombinatit, për asistenca sociale, për ndihmë familjeve në nevojë, për pagesa qiraja për familjet e pastreha nga tërmeti. Por Veliaj është një kryebashkiak i emëruar që s'ka parësore interesat e qytetarëve!

Dokumentat e publikuar nga PD

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zhupani: 17/07/2020 17:14

    Doli kjo akuza me perralla

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë