VIDEO/ PD vijon 'luftën' me PS, refuzon ftesën për dialog, Xhelal Mziu cënon fizikisht Milva Ekonomin! Peleshi: Tejkaluan çdo kufi! Deputetja: Keqardhje për degradimin

Tirane- Partia Socialiste fton PD-në të rikthehen në rrugën e arsyes dhe të dialogut pasi dhuna është e papranueshme. 

Apeli vjen pasi opozita prej arrestimit të Ervin Salianjit, më 27 korrik 2024 vijon atë që e quan ‘luftë’me maxhorancën. Aksioni i ‘mosbindjes civile’ prej ditësh është në parlament dhe në protestën e 7 tetorit ku dhe u hodhën molotovë drejt institucioneve.

Situata tensioni u shoqëruan sot në kryesinë e Kuvendit ku ishte thirrur komisioni hetimor për koncesionet e shëndetësisë. Deputetët e përjashtuar pas sencës së shtatorit, që u shoqërua me djegien e karrigeve në oborr nga opozita nuk po lejoheshin nga garda të hynin brenda në sallë. Mes deputetëve që nuk po lejoheshin ishte dhe Xhelal Mziu dhe Ina Zhupa.

Në një moment vjen deputetja e PS-se Milva Ekonomi e cila kërkon të hyjë brenda por Xhelal Mziu i bëhet pengesë madje në një moment e shtyn me kurriz.

Ky 'cënim fizik' u quajt i papranueshëm nga PS.

Pas përpjekjeve të dhunshme të Partisë Demokratike për të penguar punimet e seancës plenare dhe sulmet me molotov ndaj institucioneve, sot është tejkaluar çdo kufi me cënimin fizik të deputetes së mazhorancës, Milva Ekonomi, nga deputeti i përjashtuar i opozitës, Xhelal Mziu. Opozita po tenton të sjellë krizën e vet edhe në Kuvend. Dhuna ndaj deputetëve, stafit të Kuvendit, Gardës apo Policisë është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme.

I bëjmë thirrje deputetëve të Partisë Demokratike të rikthehen në rrugën e arsyes dhe të dialogut. Dhuna dhe përpjekjet për të bllokuar punën e Kuvendit nuk i shërbejnë as qytetarëve, as demokracisë.

Këtë incident kreu i grupit parlamentar të PS-së e quan të papranueshme dhe se u tejkalua cdo kufi dhe i fton për dialog, por ftesa u refuzua nga Partia Demokratike.

Edhe deputetja socialiste Milva Ekonomi, ka reaguar me një postim në rrjetin social Facebook sot, duke e cilësuar "degradim dhunën e kolegëve opozitarë" dhe "shprehu keqardhjen", duke vënë në dukje se "kjo dhunë po kalon çdo kufi" dhe po pengon Shqipërinë drejt integrimit në BE.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:08
Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

 Dita e sotme ka pasur një skenë të paprecedentë politike, teksa dhuna e rrugës e opozitës është zhvendosur edhe në zyrat e Kuvendit dhe konkretisht tek salla ku mbahen mbledhjet e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi.

Një nga episodet ishte edhe sulmi fizik i deputetit demokrat Xhelal Mziu, anëtar i komisionit, ndaj koleges Milva Ekonomi, të PS.

Ligjvënësja socialiste ka reaguar sot me një postim në rrjetin social Facebook, pasi është shtyrë nga Mziu, duke e cilësuar aktin si “degradim të deputetëve të opozitës dhe të papranueshëm”.

Ekonomi i bën thirrje kolegëve të PD që t’i kthehet arsyes dhe t’i japë fund kësaj formë të bërit opozitë.

Postimi i Milva Ekonomit:

“E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës. Agjenda e dhunës që po përpiqen ta imponojnë edhe në Kuvendin e Shqipërisë po kalon çdo kufi. Kjo sjellje e papranueshme, që po tejkalon në dhunë e kërcënim fizik po bëhet çdo ditë e më tepër shqetësuese. Personalisht, ndjej detyrim të reagoj jo vetëm pse isha pjesë e kësaj situate konfrontuese, por edhe si deputete që ka zgjedhur të ushtrojë mandatin e deputetes konform rregullave dhe obligimit që kemi ndaj zgjedhësve tanë. Asnjëherë nuk është vonë për t’ju kthyer arsyes dhe normalitetit, dhe shpresoj që deputetët e opozitës të kuptojnë që kjo formë e të bërit opozitë duhet të marrë fund njëherë e mirë në Shqipëri, ku problemet individuale tentohen të kthehen në kriza institucionale që pengojnë Shqipërinë në aspiratat intergruese në Bashkimin Europian”, shkruan Milva Ekonomi.

Postimi i deputetes Milva Ekonomi
Ora 16:00
Mziu cënoi fizikisht Milva Ekonomin, gratë deputete të PS: Sulm ndaj koleges sonë! Akt i papranueshëm ndaj atyre që luftojnë për një shoqëri të drejtë

Gratë deputete të Partisë Socialiste kanë reaguar lidhur me cënimin fizik që bëri sot Xhelal Mziu, deputet i PD-së, ndaj socialistes Milva Ekonomi në ambjentet e Kuvendit. Deputetet socialiste dënojnë dhunën, duke e cilësuar si sulm ndaj koleges së tyre..

Reagimi i grave deputete të PS:

'Ngjarja e ndodhur sot në Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nga pamjet e regjistruara që tregojnë qartë kur deputeti Xhelal Mziu shtyn me forcë kolegen tonë Milva Ekonomi,  është një ngjarje e shëmtuar dhe e dënueshme.

Ky akt dhune është një sulm jo vetëm ndaj një kolegeje, por edhe ndaj parimeve që duhet të udhëheqin punën tonë. Kur ky akt i papranueshëm ndodh në ambientet e Kuvendit ndaj një deputeteje grua, është akoma më i rëndë pasi dëmton dinjitetin dhe të drejtat e të gjitha grave dhe vajzave që ushtrojnë funksione publike dhe atyre që kontribuojnë në jetën politike e mbi të gjitha cënon standardet morale dhe etike të përfaqësuesve të zgjedhur.

Ky akt dhune cënon njëkohësisht edhe institucionin e Kuvendit, si një institucion ku duhet të tregohet me të gjitha format fryma e tolerancës, e respektit, e etikës ndaj kujtdo, e veçanërisht ndaj grave deputete. Kuvendi është vendi ku qytetarët dhe e gjithë shoqëria presin të shohin nga ne modelin e parë të respektit, tolerancës, komunikimit civil dhe që luftojmë jo me forcën e muskujve por me forcën e argumentit.

Si deputete të këtij Kuvendi kemi detyrimin të respektojmë ligjet dhe standartet që i kemi miratuar bashkarisht, të parashikuara në rezolutat e Kuvendit, si dhe të gjitha detyrimet ndërkombëtare të bëra pjesë e legjislacionit tonë, përfshirë Konventën e Stambollit, Rezolutat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, për përgjegjësinë tonë në luftën kundër dhunës ndaj grave, gjuhës së urrejtjes dhe intolerancës.

Ne, gratë deputete të Partisë Socialiste, anëtare të Aleancës së grave deputete të Kuvendit të Shqipërisë, dënojmë këtë akt të rëndë dhune, pasi akti i sotëm i dhunës ndaj një gruaje në politikë nuk është vetëm një sulm ndaj një kolegeje, por një sulm ndaj të gjitha grave që kontribuojnë dhe luftojnë për një shoqëri më të drejtë që respekton gratë dhe të drejtat e tyre.'

Ora 15:13
Dhuna në Kuvend, Grupi i PS i ftoi në dialog, opozita refuzon Bardhi: Me dhunuesit nuk mund të bisedosh, shesin veten si viktima

1728474690_gazmentbardhi.jpg

Foto: Gazment Bardhi

Kryetari i Grupit të PD-së i është përgjigjur negativisht ftesës së PS-së për dialog.Në një deklaratë për median Gazment Bardhi thotë se dhunuesit po shesin veten si viktima. 

Deklarata e Gazment Bardhit

 Kurrë ska ndodhur që dhunuesit ta shesin veten si viktima; trafikantët si shenjtor e denoncuesit si kriminel; të korruptuarit si deputetë të nderuar dhe deputetët e nderuar si të padenjë për të ushtruar mandatin e tyre; apo kriminelët si shtetar që po bëjnë shtet.
 
Urdhërojnë Gardën të dhunojnë opozitën dhe keqpërdorin deputetet e PS për të provokuar kolegët e tyre që janë në të drejtën e vet për tu mos u penguar pa ligj të ushtrojnë mandatin që i kanë dhënë qytetarët, dhe më pas thonë se duhet dialog.
 
Me dhunuesit nuk mund të ketë dialog, me antiligjin nuk mund të bisedosh, me provokuesit nuk mund të arsyetosh. Rezistenca dhe mosnënshtrimi është i vetmi mjet që i ka mbetur deputetëve të opozitës.
 
Apeloj çdo koleg të mazhorancës që privatisht e cilëson Edi Ramën si Saddam Hussein shqiptar, që të mos keqpërdoret kundër deputetëve të opozitës dhe të mos i nënshtrohen metodave autoritare të Edi Ramës kundër opozitës. Në të kundërt, shumë shpejt do jetë rradha e tyre të jenë viktima të Saddam Hussein shqiptar – Edi Ramës. Prej kohësh Edi Rama dhe metodat e tij antidemokratike kundër qytetarëve dhe opozitës janë shndërruar në një rrezik kombetar.

S.G/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kaçaniku: 09/10/2024 20:57

    Kjo është kultura e z.Mziu, për një grua, vajzë, motër apo nënë. TURP E FAQJA E ZEZË....

    Përgjigju
  • Mergimtari: 09/10/2024 19:07

    Znj Milva duhet ta padis kete "Deputet"ordiner per dhune ndaj grave dhe dhune mbi punonjesin ne krye te detyres.Mjaft me llafe.

    Përgjigju
  • Iliri: 09/10/2024 16:48

    Eshte mesu me baxhellatt qe kishte ne bashki, 1/2 mrtri mbi tok misherimi i ligesise f dibrane

    Përgjigju
  • Linda: 09/10/2024 15:28

    Krimineli Elbasanit paska dale nga strofulla ky shpifanjos vrases ,vidiot gjate protestes kur ky dhe Noka u jepnin sinjal uliganeve te hidhin motollof duhet te dalin ti shofi gjithe bota ti njofi mire keta funderrina keta plehra te shoqeris dhe politikes shqiptare!

    Përgjigju
  • Askushi: 09/10/2024 15:13

    Shpellar.dhe surratin e ka si ujk pa dhembe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore