PD voton vetëm SPAK-un, PS
kalon pa opozitën 4 ligjet e tjera

PD voton vetëm SPAK-un, PS<br />kalon pa opozitën 4 ligjet e tjera
Kuvendi ka miratuar dje me shumicë votash edhe 5 ligje të tjera të paketës prioritare të reformës në drejtësi. Opozita ka dhënë dakordësinë e saj vetëm për Njësinë Speciale Antikorrupsion (SPAK) dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, ligj që është miratuar me 122 vota pro.

4 ligjet e tjera të reformës u votuan me 86 vota pro të mazhorancës, abstenimin e Vangjel Dules, ndërsa opozita u largua nga salla. Ndërkohë, një prej projektligjeve, ai më i rëndësishmi mes tyre që ndërthur të gjithë sistemin, “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë” u shty për seancën e ardhshme. Mësohet se kjo shtyrje ka ardhur me kërkesë të SHBA-së dhe të misionit OPDAT, i cili kërkon që palët politike të gjejnë dakordësi dhe konsensus për përbërjen e organeve të reja të drejtësisë.

Pika e padakordësuar është mënyra e zgjedhjes së anëtarëve jo gjyqtarë dhe jo prokurorë në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ata do të jenë përfaqësues të shkollës së magjistraturës, dhomës së avokatisë, dhomës së noterisë, përfaqësues të shoqërisë civile, etj. Opozita e konteston mënyrën e paraqitur në projektligjin “Xhafaj” dhe ambasadorët Lu dhe Vlahutin shohin se ekzistojnë mundësi për të gjetur dakordësi, dhe për t’i hequr opozitës dyshimet se kjo formulë është e kapshme nga qeveria.

Ndërkohë, mazhoranca ka miratuar me 86 vota "pro" dhe 1 abstenim edhe 4 ligje të tjera të reformës në drejtësi. Vota abstenuese ka qenë ajo e kryetarit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule

Katër ligjet e miratuara janë Ligji për Statusin e Gjyqtarëve e Prokurorëve, ligji për Organizimin e Prokurorisë, Ligji për Organizimin e Gjykatës Kushtetuese, ligji “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar si dhe ligjin për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor.

Ligji i shtyrë është ai “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë”.  Mësohet se shtyrja e këtij ligji ka qenë kërkesë e ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin, për t'i lënë kohë gjetjes së konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës. 

Partia Demokratike bashkoi votat me mazhorancën vetëm për ligjin e SPAK-ut, ndërsa u larguan nga seanca e Kuvendit menjëherë pas miratimit të tij. Ky ishte i vetmi projektligj për të cilin opozita pat deklaruar se do ta votonte, për shkak se në këtë draft janë reflektuar shqetësimet e pakicës, lidhur me kontrollin e figurës dhe pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve të strukturave antikorrupsion.

Ndërkohë Partia Demokratike ka çuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Vettingun.

Sot, gjatë debateve në Kuvend, Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër ndaj opozitës që pranon të votojë ligjin për SPAK dhe jo 5 të tjerat. Sipas Ramës, kjo është një hile e PD për ‘t’i prerë kokën’ sic tha ai, Reformës në Drejtësi. Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën gjatë seancës së sotme se po bllokon Reformën në Drejtësi për një arsye, ka frikë. Ndërkaq, në vijim të akuzave për bllokimin e Reformës për shkak të frikës, Rama i ka kujtuar ish-kryeministrit Berisha Tragjedinë e Gërdecit dhe mohimin e baxhanakut të tij, të përfshirë në këtë tragjedi.

Kurse ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga foltorja e kuvendit iu përgjigj kryeministrit lidhur me deklaratat e këtij të fundit për qëndrimin e PD ndaj ambasadorit amerikan Donald Lu. Sipas Berishës, kryeministri po merr përsipër të bëjë zëdhënësin e një ambasadori, njësoj si shoku Xhemal.



Zhvillimet minutë pas minute nga seanca e Kuvendit

Ora 20:05 Bregu: Reforma ka nisur me manipulime, s'dihet si mbaron
Deputetja e PD, Majlinda Bregu tha se reforma në drejtësi ka nisur me manipulime dhe s'dihet si do shkojë deri në fund.

"Unë do të doja shumë që ne të dilnim në fund të këtij procesi po aq të nderuar sa është edhe qëllimi i opozitës. Është e nevojshme që gjatë kësaj kohe të kemi një qartësi më të madh ne raport me partnerët ndërkombëtarë", u shpreh Bregu. 

Deputetja Bregu bojkotoi votimin e ligjeve të tjera të reformës në drejtësi, njësoj si deputetët e tjerë të opozitës.  



Ora 19: 50 Shtyhet ligji për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë
Kuvendi ka shtyrë për javën e ardhshme miratimin e ligjit për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë. Mësohet se ka qenë një kërkesë e ambasadorëve të SHBA dhe BE, Donald Lu dhe Romana Vlahutin, shtyrja e këtij ligji, për të gjetur konsensusin me opozitën.
 
Bëhet fjalë për ligjin që organizon pushtetin gjyqësor, ku bëjnë pjesë institucionet KLGJ, KLP dhe KED, nga të cilat do të bëhet emërimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve.
 
Miratimi i këtij ligji i hap rrugë zbatim it të reformës në drejtësi. Pas rreth tre muajsh do të ngrihen institucionet e reja të drejtësisë dhe do të nisë edhe zbatimi.
 
Sa i takon ligjit të vettingut i dërguar në Kushtetuese nga PD, nëse s'do kemi pezullim, atëherë duhet të nisë zbatimi që këtë muaj.

Ora 19:45 Miratohen edhe 4 ligje të reformës në drejtësi
Kuvendi ka miratuar dhe katër ligjet e tjera të reformës në drejtësi. Ligjet e miratuara janë Ligji për Statusin e Gjyqtarëve e Prokurorëve, ligji për Organizimin e Prokurorisë, Ligji për Organizimin e Gjykatës Kushtetuese, ligji “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar si dhe ligji “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor".

Secili prej këtyre ligjeve është miratuarme 86 vota "pro" dhe 1 abstenim. 

​Vota abstenuese ndaj katër ligjeve ka qenë ajo e kryetarit të PBDNJ, Vangjel Dule. 



Ora 19:33 Miratohet me 122 vota ligji për SPAK-un
Kuvendi ka miratuar me votë unanime mazhorancë-opozitë, ligjin për ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Partia Demokratike bashkoi votat me mazhorancën vetëm për këtë ligj, ndërsa u larguan nga seanca e Kuvendit menjëherë pas miratimit të tij.

Miratimi i projektligjit të SPAK

Ora 19: 28 Parlamenti miraton komisionin hetimor për pajisjen e përgjimit

Ora 19:20 PD mbledh grupin parlamentar gjatë seancës

politikanet
politikanet

Ora 16:00 Noka: Janë kapur me 20 ton drogë kushërinjtë e Tahirit
Deputeti i PD, Flamur Noka është ndalur tek droga dhe siguria në vend. Në seancën e parlamentit, Noka u shpreh se maxhoranca është kthyer në kërcënim për sistemin e Drejtësisë.
Janë kapur 20 ton të kushërinjve të ministrit. Skuquni kur gënjeni të paktën. Ju flisni për drejtësinë ju kërcënoni drejtësinë. Është e kobshme t’i vësh në gjoks prokurorit automatikun.
Ne po kapim majat e suksesit për vrasje në Shqipëri vetëm sot kanë vdekur dy. Sa të vrarë ka në Shqipëri nga droga. Shqiptarët janë për të vënë kujën në gjendjen që janë dhe ju dilni si e ëma e Zeqos në Majë të Thanës
”.

flamur noka

Ora 15:00 Majko-demokratëve: Kërkojuni ndjesë tropojanëve për HEC-et në Valbonë
Deputeti socialist, Pandeli Majko i kërkoi Partisë Demokratike që t'i kërkojë publikisht ndjesë tropojanëve, për ndërtimin e HEC-ve në Luginën e Valbonës.
 
Majko theksoi se HEC-et i lejoi PD dhe dhanë lejen kryeministri dhe ministrat e qeverisë së djathtë.
 
"Ne kriminelët i kemi në politikë se nuk kemi gjykatës dhe prokurorë. Ne nuk kemi 3 gjykatës dhe 2 prokurorë. Reforma bën që të mos i votojë parlamenti gjykatësit dhe prokurorët, por jo ne duam t’i zgjedhim vetë. Ne na ka marrë peng sistemi i drejtësisë, jo ne atë.
 
Ne nuk duhet të çuditemi se pse na vijnë kriminelët. Krimi në Shqipëri fillon nga vjedhja e votës, jam dakord, por mendoni pse nuk kemi gjykatës e prokurorë.
 
Unë jam i gatshëm të besoj se tërhiqeni nga ligjet e plehrave nëse dilni dhe u thoni tropojanëve se ju keni dhënë urdhër për HEC-et në Valbonë, kërkoni ndjesë
", u shpreh Majko. 

majko

Ora 14:40 Patozi: Ndëshkimi i gjyqtarëve dhe nxitja e korrupsionit politik s'na bën të lirë
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, tha se Shqipëria nuk mund të jetë një vend i lirë nëse ndëshkohen gjyqtarët dhe prokurorët e nga ana tjetër rritet korrupsioni politik.   
 
Sipas Patozit, zgjedhjet e ardhshme janë në rrezik nga shitblerja e votave.
 
"Ne kemi bindjen se ligjet që po shqyrtohen në këtë seancë e kapërcejnë Kushtetutën. Qeveria nuk e pranon, po për sa kohë që nuk ka një palë të tretë që të flasë i vetmi filter që ka mbetur pa u përdorur është Gjykata Kushtetuese. Nuk po merrem gjatë të shpjegoj konfliktin mes asaj që kemi votuar me 21 korrik dhe ligjeve të sotshme.
 
Nuk besoj se një vend bëhet më i lirë nëse rrit ndëshkimin e gjykatësve dhe prokurorëve dhe rrit korrupsionin në politikë.
 
Në rast se pas një muaji apo pas 10 muajsh qeveria do të nisë thasët e parave të pista në Shqipëri për të blerë zgjedhjet reforma në drejtësi nuk do të ketë asnjë vlerë.
 
Ky sistem si ndëshkim nuk ka burgun por votën. Kush mendon se synimi i ligjit tonë për dekriminalizimin ishte jo pastrimi i parlamentit, por çmontimi i teknologjisë kriminale që lidh bandën me zgjedhjet. Në këtë optikë duhet parë edhe vërshimi i kanabisit kudo në Shqipëri"
, u shpreh Patozi.

astrit patozi

Ora 14:20 Bylykbashi: Rama prishi marrëveshjet politike dhe me faktorin ndërkombëtar
Nënkryetari demokrat i komisionit të posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi, Oerd Bylykbashi akuzoi kryeministrin Edi Rama se prishi marrëveshjet politike edhe me faktorin ndërkombëtar.
 
Bylykbashi theksoi se qeveria bëri të gjitha përpjekjet për kapjen e sistemit të drejtësisë, por ishte këmbëngulja e opozitës ajo që bëri të mundur paprekshmërinë e sistemit.
 
"Na u fol për nene, iu kam sjellë 800 nene që nuk i ka lexuar askush, ju sfidoj kush nga ju i ka lexuar, asnjë. Me 22 korrik në këtë sallë duartrokitej nga 140 deputetë që duhet të ishin në burg ose shtëpi, për ndryshimet kushtetuese, pati nga ata që u përqafuan duke menduar se u mbyll një ëndërr e keqe. Unë u shpreha atëherë kënaqësinë që në fund miratuam me konsensus që do bëjë ndryshime për sistemin.
 
Është e vërtetë që në një vit përpjekje të opozitës ne arritëm të marrim dy opinione të Venecias dhe falë ngulmimit tonë ato erdhën në dhjetor dhe në mars që ua grisën draftin kushtetues të shtatorit janarit.
 
Draftin e tretë e ndryshuat të detyruar për çështjet që opozita i ngriti me forcë të madhe, mospasja politike e sistemit të drejtësisë nga mazhoranca sot apo nesër.
 
Ky ishte objektivi dhe për ta bërë të mundur përveç Venecias erdhi edhe nënsekretarja e SHBA-së, Nuland dhe komisioneri Hahn, mos të kishin qenë këta të dy ju do vijonit atë rrugë që nisët për kapjen e sistemit të drejtësisë përmes kushtetutës.
 
Opozita kërkoi zbatimin paragrafit 88, ku thelb ishte që ky kryeministër e mazhorancë të mos e kapni sistemin politikisht për ta përdorur për imunitet. Konflikti, njëanshmëria pati mbështetjen e një aleance, ajo kërkoi konsensus dhe moskapje dhe aleat patëm Venecian, Hahn e Nuland. Po të mos ishte për rezistencën e opozitës dhe kontributin, sot shqiptarët do kishin në kushtetutë draftin skandaloz të shtatorit.
 
Në 22 korrik thashë se drafti ka probleme të rënda, por konsensusi do të na bënte të mundur që këto të çara t'i mbushim së bashku që të funksionojë sistemi.
 
Para 22 korrikut ishte marrëveshja e pashkruar dhe e konfirmuar. se kushtetuta e 7 ligjet organike do të dakordësoheshin sipas frymës së neneve kushtetuese por edhe sipas germës. Opozita kishte garanci bllokimin 94 votave për të grisur atë draft. Opozita arriti objektivat e moskapjes dhe dhamë dakordsinë që më 22 korrik të miratohet reforma me kusht që të vijonte dakordësia Kjo sallë duhet të kishte të njëjtin entuziast edhe sot pas datës 21 korrik
", u shpreh Bylykbashi.  

oerd bylykbashi

Ora 14:00 Xhafaj mbron paketën e ligjeve për Drejtësinë

"Ky është ndër më të rëndësishmit debat parlamentar.
Ata që e kanë dashur kanë punuar. As unë nuk e kisha besuar se produkti i këtij procesi është ky që është sot. Janë të qarta të dhënat se ky sistem drejtësie është i kalbur, me asnjë reputacion, s’kanë besim qytetarët. Çdo ditë që kalon, reforma duhet të jetë përmbyllëse e këtij sistemi dhe nisje e një sistemi të ri.
Ky sistem është ndërtuar me parime transparence, profesionalizmi, sipas standardeve ndërkombëtare dhe konsultimi më gjithë aktorët. Duhet ndryshuar rrënjësisht sistemi i drejtësisë, ky sukses i dedikohet rolit e angazhimit të partnerëve të BE–SHBA.

Vlerë i kanë dhënë ekspertët dhe kontributorët. Debatet e hapura për të gjitha cështjet u bënë në kohë dhe i dhanë dimension këtij projekti. Paketa e projektligjit
Janë njerëzit ata që zbatojnë normat juridike. Ne kemi ligje të mira në shumë fusha, por zbatimi i tyre është problem. Kemi inflacion në ligje. Këto ligje kanë vlerë, por kanë nevojë për përsosje.

Njerëzit e ligjit duhet t’i bëjnë normat e ligjet që të flasin. Kjo është Thembra e Akilit pse nuk jepet drejtësi, por bëhet Pazar me të. Ligji është instrument i të fortit që e bejnë drejtësinë sipas interesave.
Një pjesë e gjyqtarëve e prokurorëve janë shndërruar në taksidarë, flirtojnë me të fortët e politikës, të krimit. Nëse nuk ndryshon faktori njerëzor për të bërë ndryshimin e sistemit, sistemi drejtësisë dështon. Duhet të largohen të korruptuarit dhe të paaftit për të kthyer besimin tek drejtësia. Mekanizmat ekzistues për të kontrolluar sistemin nga të korruptuarit nuk kane qenë të aftë ta përballojnë këtë situatë të rëndë. Këto organe nuk e kanë kryer këtë funksion. Të korruptuarit u promovuan. Kjo solli dështim të sistemit të karrierës. Për të sjellë në normalitet funksionim e një sistemi me karrierë, nevojitet kryerja e procesit të Vetingut, të pastrojë sistemin nga të korruptuarve dhe për t’i lënë hapësirë të ndershmëve. Hapi tjetër, shumë i rëndësishëm është krijimi i institucioneve të sistemit me aftësi vetërregulluese e pavarësi, të mbështesim gjyqtarët e Prokurorët e ndershëm, duke u dhënë forcë, dinjitet.

Kjo paketë e sotmja ka këtë synim dhe ato që do të vijnë në Kuvend. Projektligji për pushtetin gjyqësor synon garantimin e eksesit të qytetarëve tek shërbimi, efektivitet shërbimi, kontrollit të shkeljeve, shpërndarjen e cështjeve, shtrirje kapilare dhe riorganizim territorial.

Këto ndikojnë në akses në drejtësi të atyre nevojë, është kundër zvarritjes së cështjeve, dhënien e statusit të personelit dhe rritjen e cilësisë. Projektligji i për statusin e prokurorit e gjyqtarit do iu kthejë dinjitetin, vlerësim e respekt dhe përgjegjësi.

Garancitë për gjyq e prokurorë lidhet me emërimin, patundshëmrinë, përfitimet para e pas përfundimit të detyrës, vlerësimin dhe përgjegjësinë civile e penale.
Ky ligj do zgjidhë për herë të parë statusin e administratës gjyqësore duke themeluar shërbimin civil të sistemit të drejtësië duke i dhënë cilësi.
Ai ndryshon tërësisht sistemin e trajtimit ekonomik e financiare të gjyqtarëve e Prokurorëve.

Paga mujore bruto e gjyqtarëve e prokurorëve me këtë projektligj do jetë 226 mijë e 300 lekë, dy herë më shumë sesa paga e sotme, pa përfshirë shtesat mbi pagë për shkak të vjetërsisë.
Trajtimi ekonomik e financiar ka ndryshime rrënjësore. Kostoja e buxhetit do rritet me 1 miliard lekë në vit. Vitin e ardhshëm do shpenzojë buxheti 1 miliad lekë për përmirësim të infrastrukturës së drejtësisë. Paketa ligjore në fushën e drejësisë penale pritet të sjellë ndikim në për luftën kundër krimit e korrupsionit e krimit të organizuar
Rritjen e integritetit e profesionalizmit.
Formimit të prokurorëve hetuesve e nëpunësve përmes shkollës së magjistraturës. Strategjia për reformimin e drejtësisë synon ti japë zgjidhje korrupsionit
.

Ngritja e SPAK, është domosdoshmëri për zbulimin e parandalimin e ndëshkimin e këtij fenomeni. Do ketë përgjegjësi edhe me luftën kundër krimit të organizuar. Korrupsioni e krimi cënojnë sigurinë e qytetarëve dhe interesin e tyre.
Është naive që dikush mendon se për shkak të pozitës ky fenomen të mos hetohet. Ka rëndësi të kuptohet që pavarësisht pozicionit politik duhet të behemi bashkë ndaj këtyre fenomeneve’
Nuk ka asnjë shans që të shkojnë bashkë, politika e funksioni publik me korrupsionin e krimin.

Sot më shumë se kurrë jam i bindur për domosdoshmërinë e miratimit të ligjit të SPAK.

Është ligji më me vlerë i kësaj reforme.
Në këtë kohë jam munduar të anashkaloj debatet.
Nuk ka qenë e lehtë për t’iu larguar baltës e shpifjes, por sot me duhet të jap përgjigjie disa spekulimeve për ligjin e SPAK e BKH si gënjeshtra e hipokrizia e radhës.
Pretendimi se kemi ndryshuar draftin e BKH-së duke thënë se Venecia çmontoi variatin e mazhorancës, është i gabuar. Asnjë ndryshim nuk ka statusi i BKH është i njëjti formulim në thelbin e tij pa asnjë shtesë.


fatmir xhafaj

Ora 13:20 Bushati-Berishës: Fole për kunetër? Gjyqtari në Strasburg, baxhanak me Genc Pollon
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e cilësoi të pandershme dhe të papërshtatshme gjuhën e përdorur nga ish-kryeministri Sali Berisha për kandidatët për gjyqtar në Strasburg.
 
Bushati i kujtoi Berishës se edhe personi që është aktualisht gjykatës në Strasburg, Ledi Bianku, është baxhak me deputetin e Partisë Demokratike, Genc Pollo.
 
"Asnjëherë nuk më kanë pëlqyer bisedat që bëhen në lidhje me familjarët, miqtë apo të afërmit, por meqë u fol për kunetër dua të them që personi që është sot gjykatës i Gjykatës së Strasburgut ka qenë kunat apo baxhanak i Pollos. Është e pandershme të ngremë një alibi totalisht të pavërtetë. Nuk është as në tagrin tim institucional që të mbroj dikë, por mund tu them që për dy nga 3 kandidatët që janë përzgjedhur ju keni votuar në këtë parlament. Kandidati i tretë ka votuar në zyrë me Oerdin.
 
Supozojnë se ajo që tha Berisha është e vërtetë, por kjo nuk është ditë për tu ngazëllyer do të presim dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë.
 
Cili ishte komisioni që përzgjodhi kandidatin 9 vite më parë apo 18 vite më parë? Nuk ka pasur. A është rasti i Shqipërisë i pari?
Ka vende të tjetra që kanë hasur vështirësi në listën e dytë e të tretë. Nuk është mirë të flasim për njerëz që nuk ndodhen këtu dhe a kanë të pamundur të shpjegojnë pozicionin e tyre.
 

Kryediplomati shqiptar u shpreh edhe kundër ankimimit të ligjit të Vettingut në Gjykatën Kushtetuese. "Shqipërisë i kërkohet të bëja gjëra që po i bën Mali i Zi që është në negociata apo Serbia. Ju siç duket në një lloj presioni ndërkombëtar me një presion ndërkombëtar erdhët dhe e votuat, tani dërgoni ligjin e vettingut në kushtetuese. Dilini dhe pranoni që doni ta votoni ligjin. Ka duartrokitje për unanimitetin pavarësisht vështirësive. Edhe sikur mos të kishim afate edhe sikur të mos na ishte përsëritur disa herë është e papranueshme që kemi tre vite që themi të ikin kriminelët nga parlamenti e nuk japim zgjidhje. Kjo është një përpjekje e përbashkët për të ndërtuar një republikë të re. Nesër ju do të jeni forcë qeverisjeje çfarë do tu thonë ndërkombëtarëve, s’do të pranoni standardin e tyre. Nuk ka rëndësi çfarë duam ne dhe ju, sondimet e opinionit publik i lexojmë të gjithë. Këtu nuk po flitet fare se di do të formohet shtresa e re e magjistratëve shqiptarë. Nuk i intereson qytetarëve se si do të zgjidhet SPAK-u. SPAKU-u janë edhe yjet e Strasburgut e shumë shpejt dhe yjet e Brukselit", u shpreh Bushati. 

Ora 13:15 Gjiknuri: Menaxhimi i kaskadës shpikje e Berishës, depozitojmë energjinë
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri sqaroi sërish se nuk ka menaxhim të kaskadës së Drinit, por kompania që ka fituar tenderin do të bëjë depozitimin e energjisë elektrike.
 
Sipas tij, ky është një proces i cili depoziton energjinë në rastet kur prurjet janë të mëdha.
 
"KESH ka humbur çdo vit miliona euro në kurriz të shqiptarëve. Ndaj pas konsulencave vendosi të shpallë një garë për kompani që marrin përsipër depozitimin e energjisë elektrike. Ky është një operacion që nuk rregullohet nga ligji. Kur ka reshje të shumta kur uji derdhej kot apo energjia shitej nën kosto, depozituesi e përdor më mirë.
 
Nuk kemi të bëjmë fare me menaxhim kaskade që është një shpikje e Berishës ngaqë e ka pasur vetë në mendje aferën me serbët. Nëse do të aplikohej në vitet e tjera do të kishim kursyer shumë më tepër në dobi të konsumatorit. Kemi sigurimin e qëndrueshëm për popullatën dhe kemi optimizuar energjinë tepricë
", u shpreh Gjiknuri.



Ora 12:55 Peleshi: Kredia për fermerët do jetë instrument praktik dhe real
Kredia për fermerët do të jetë një instrument praktik për zhvillimin e sektorit bujqësor në vend. Kështu u shpreh zv/kryeministri Niko Peleshi gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku prezantoi nismën e qeverisë për Fondin e Garancive Bujqësore. Peleshi ftoi fermerët që të dorëzojnë projektet për të marrë kredi.
 
"Do të aplikojmë fondin e garancive që u jep mundësi fermerëve të marrin kredi. Kredia mund të bëhet një instrument praktik dhe real për fermerët", u shpreh Peleshi.
 
Numri 2 i qeverisë kërkoi nga kryetarët e bashkive të punojnë me fermerët për regjistrimin e tokave.
 
"Përtej baltës dhe tymit që shpërndan opozita jemi të vendosur të punojmë në çdo fermë dhe territor të Shqipërisë. Inkurajoj kryetarët e bashkive që janë më pak aktivë të punojnë me fermerët që të regjistrojnë tokat. Kemi decentralizuar ujitjen dhe kullimin në të gjitha bashkitë. Kemi përmirësuar në 20 000 hektarë kullimin kemi 220 mijë fermerë që kanë përfituar në mënyrë të drejtpërdrejtë. Do të hapim 20 sportele unike që do të asistojnë në ndihmë të qytetarëve", theksoi Peleshi.
 
Sipas tij, nxitja e sektorit bujqësor ndikon në rritjen ekonomike të vendit.
 
"Nëse doni mund të përmend disa shifra se si kanë ndikuar deri tani këto që po flasim vetëm për 3 muaj janë rritur 60% eksportet vetëm në Fier. Këto shifra mbase u bezdisin, por mund të vërtetohen. Llafet ua kemi lënë ju deri sa reforma në drejtësi do fillojë të zbatohen dhe do na e lehtësojë pak punën", tha ai.

Ora 12:35 Berisha: Je i vetmi kryeministër që bëhët zëdhënës i ambasadorit
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga foltorja e kuvendit iu përgjigj kryeministrit lidhur me deklaratat e këtij të fundit për qëndrimin e PD ndaj ambasadorit amerikan Donald Lu.

Sipas Berishës, kryeministri po merr përsipër të bëjë zëdhënësin e një ambasadori, njësoj si shoku Xhemal.

“Një kryeministër që merr përsipër të bëhet zëdhënës i një ambasadori do t’i them sot së bashku me ju qytetarë shoku Xhemal, njësoj si personazhi të skeçin e njohur. Këtë zotëri duhet ta quajmë sot kështu, shoku Xhemal, as kazan, as legen”, tha Berisha.

Ora 12:30 Tre gjyqtarët në Strasburg, Berisha: Kunati i shokut Xhemal, shoqes Xhemile dhe...ajo mbi tortë
Ish-kryeministri Sali Berisha ironizoi në Kuvend rrëzimin e tre kandidaturave të Shqipërisë për gjyqtarë në Gjykatën e Strasburgut. Berisha iu drejtua Sokol Berberit, Gent Ibrahimit dhe Ina Ramës me epitete si kunati i shokut Xhemal, i shoqes Xhemile dhe...ajo mbi tortë.
 
"Me fjalë legen nuk shkon, jo, jo, prit një minutë, ndonëse një Kryeministër që merr përsipër që të bëhet zëdhënës i ambasadorit nuk mund të jetë gjë tjetër, por unë do i them sot se shoku Xhemal, pse, çfarë ka ndodhur, mirë është që të rrijë këtu, si, s'po e them fjalën... pra, ky zotëri sot duhet ta quajnë të gjithë o shoku Xhemal, për të rinjtë që kanë fatin e mirë të mos kenë memorie nga koha e diktaturës, ishte një komedi në të cilin shkëlqente Zef Deda dhe aty tallej me një personazh ku thuhej kunati i shokut Xhemal. Kishte një ministër me emrin Xhemal, dhe gjithë Shqipëria qeshte me kunatin.
 
Sot ku jemi, pasi atëherë ishte diktaturë, por sot tre kandidatët që dërguat në Venecia, Xhemal në katror u kthyen, u flakën duke mos denjuar as që të intervistoheshin dhe kjo ndodhi sepse njeri ishte kunati i shokut Xhemal, shoqes Xhemile dhe i treti ishte ajo mbi tortë.  
 
Pra, kjo i ndodhi dhe kunati i shoqes Xhemile ishte një nga ekspertët kryesor të grupit të reformës në drejtësi. Kurse kunati i shokut Xhemal dhe ai ishte përgatitur për poste por kryexhemali iku, mos i përdorni ato terma, mos i thoni legen e kazan, por shoku Xhemal
", u shpreh Berisha.
 
Ish-kreu i qeverisë iu referua edhe kërcënimit të Kryeprokurorit Adriatik Llalla. Berisha fajësoi indirekt Kryeministrin Rama se ka frikë nga drejtësia e re.
 
"Kjo është reforma e tij sesi të shpëtojmë Surrelin, pallatin në pajë, aferën e CEZ, lidhjet me krimin, prokurorët ku njërit i çon SMS me Shullazi, Dajti a Aldo Bare dhe largoi familjen.
 
Por kur pyetet Don Vito nga gazetarët ai thotë se s'ka dijeni, asnjë gjë nuk flet më shumë sesa mosdijenia për kërcënimin. E kërcënove, por kohërat funksionojnë për reformën që do të bëhet. Ai bëri përpjekje për të kapur SPAK, BKH, për ta pasur në zyrën e tij e të Sajes"
, tha Berisha.
 
Sa i takon ankimimit të ligjit të Vettingut në Gjykatën Kushtetuese, Berisha tha se atë draft e ka rrëzuar Venecia. "Thotë se po rrëzojmë vettingun, por atë e rrëzoi Venecia. 
Reformën, opozita ka vullnet ta çojë deri në fund sipas Venecias. Vettingun e çuam në Kushtetuese, mediat duhet të njohin publikun mbi motivet sepse ligji në shumë nene tejkalon përcaktimet kushtetuese",
tha ai. 
 
Në fjalën e tij, ish kryeministri iu referua edhe bilancit 3-vjeçar të qeverisë së majtë.
 
"Rama jeton në botën e ufos, zhgarravinave e injorancës. Rama iu pret portokallet në Elbasan, anuloi bojën e liceut, ky s'ka lidhje me drejtësinë, po lufton sesi të mbulojë lakuriqësinë e tij me gënjeshtra të reja. Njëlloj si daja e tij, Spiro Koleka, ka komplekse inferioriteti, vjedhjet të bëjnë të mos dish se ku je. Ju bëj thirrje qytetarëve të vazhdojnë reagimin ndaj qeverisë e Kryeministrit që në tre vite ka vetëm një rezultat, mashtrimin, skandalet, vjedhjet e papërmbajtura, kaosin, kanabisin, plehun. Ky është bilanci trevjeçar i tij", tha më tej ai.
 
Berisha iu drejtua edhe ish-kryeministrit socialist, Pandeli Majko, të cilit i kërkoi që të mos e lejojë Ramën të mos flasë broçkulla, siç i quajti ai.
 
"Z.Majko thuaji të mos flasë marrëzira se tallen shqiptarët me të. ERE thotë çmimi i energjisë është rritur, kurse ky thotë Jo. Flet për ulje takash, por në fakt i ka rritur. Nuk ka nderuat asnjë rrugë, ka përditë drama e vrasje, vajzës që vdiq nuk i erdhi autoambulanca". 
 
Ora 12:15 Halimi: Vettingu në Venecia, mbyllim gojën nëse Komisioni thotë "Ok"
 Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi u shpreh nga foltorja e Kuvendit, në replikë me Kryeministrin Edi Rama, se opozita do tërhiqet nga pretendimet e saj, nëse Komisioni i Venecias jep "Ok"-in për ligjin e Vettingut.
 
Ish-nënkryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi theksoi se Ekzekutivi do kontrollojë procesin e Vettingut, duke cenuar sipas tij, pavarësinë e sistemit të drejtësisë.
 
"Alibia është bërë në mënyrë të vepruari që kur u bë Kryeministër. Nuk tha për çështjen e plehrave, pse nuk informoi qytetarët. Reforma është sot, por harroi plehrat e lepurin. 20%,10% etj. Lepuri është këtu, dosjet janë aty, presin akoma. Nuk zhduket e vërteta. Sa për reformën, po nuk hymë që në fillim por në korrik sepse ishim jashtë kuvendit e kërkonim që ti të nxirrje jashtë parlamentit deputetët kriminelë që i fute ti në parlament dhe ata që rrahën deputetin e PD. Ne donim që ata të dilnim por u futëm edhe pa i nxjerrë pasi nëse do ishim ne do e miratonin ligjin me atë paketë që e bëtë në shtator. Siç thoshte për plehrat, edhe për paketën tha se nuk e dinte, bëre paketën por u rrëzua 38 herë nga Venecia që hartove nga ju e disa ekspertë.

Të gjitha organet i zgjidhte qeveria, kryeministri, gjyqtarët, prokurorët, Prokurorin e Përgjithshëm etj. U futëm në parlament me një kusht, me negociata, gjithë paketa t'i shkonte Komisionit të Venecias, nëse ajo do thoshte se duhej kaluar, opozita do e votonte. Ka dëshmitarë për këtë, kërkuam që të shkonte në Venecia. Nuk dolën si triumfator, jemi të interesuar që të miratohet reforma ndaj dhe punuam, i kërkuam prapë bashkëpunim, shkuam atje e u rrëzua sërish. Vettingun për të cilin ramë dakord nuk e bëjnë. SPAK do të vijë në 2017 kur ju nuk do të jeni në pushtet. Kolegët me të drejtë e kemi çuar në kushtetuese për të parë nëse është standard evropian që drejtori i pastrimit të parave që është sekretar partie të kontrollojë gjyqtarët e prokurorët. Është që drejtori shkon që të kontrollojë gjyqtarët e prokurorët. Nëse Komisioni i Venecias thotë OK, atëherë edhe ne do e mbyllim gojën. Kur të vijmë në pushtet do e përdorim dhe ne. Ne jemi opozitë por nuk e mbyllim gojën. Ka vetëm një çështje dhe ajo është tendenca për të mos e lënë qeverinë për të kapur sistemin e drejtësisë.
Ju po silleni si Viktor Ponta, vonesa e shpërdorim detyre duke vonuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Gjithë paketa e 6 ligjeve ka parimin e respektimit një më një të standardeve kushtetuese që u miratua me 140 vota dhe moskapjen politike të drejtësisë. Ky është standardi, qëndrimi i PD
", u shpreh Halimi.
 
Ora 12:10 Ristani: Antikushtetues sesi zgjidhen përfaqësuesit në institucionet e reja të Drejtësisë
Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokratike Arben Ristani është shprehur se Rama gënjën kur akuzon opozitën se po bojkoton Reformën në Drejtësi.
Rama gënjen para parlamentit për mënyrën sesi zgjidhet përfaqësuesit. Është vendosur në mënyrë antikushtetues ky variant, e kryeministri gënjen e prezanton variant të ri gjoja, e mira është që ai të kuptojë që Reforma në Drejtësi të japë përgjigjie fenomeneve se kush e mbushi vendin me drogë, kush e vrau Santon, kush vrau në Elbasan. Kush vjedh përditë me tendera. Ato të tregojë ai. Vjen këtu e as nuk zverdhet e skuqet kur gënjen”.

ristani

Ora 11:50 Berisha hyn në Parlament, Rama: Hajde Sali, hajde, se i zuri gjumi këta, Halimi mbajti fjalim me shkrim
Në momentet kur po mbante fjalën nga podiumi, në sallën e Kuvendit ku kishte nisur prej 45 minutash seanca, hyn deputeti Sali Berisha. Ky moment nuk i ka shpëtuar Ramës që i është drejtuar me fjalët:

"Hadje Sali hajde se i zuri gjumi këta, ulu Sali, ku e ke shaminë, ku e ke?
Ulu Sali se të paska humbur shamia, ulu të të hapen pak syrtë se je përgjumësh, je zgjuar vonë sot, ulu Sali.
Sali, je unikal, nuk konurohesh dot, je i vetmi shqiptar që nuk njeh baxhanakun, je prezantuar me baxhanakun apo e ke parë tek filmi “Ëordogs”.
Sali, dua të të informoj se Halimi mbajti një fjalim me shkrim. Kam admirim ndaj tij , se marrëzitë e tua i shkruan e pastaj vjen e i reciton, këta të tjerët i recitojnë. Ato janë monopol i lidershipit. Halimi s’ka potencë folklorike, ai është rapsod i vogël me një çifteli me tel, ti e ke harkun e lahutës që e hap krahun. Në këtë pikë nuk është rastësi që në 25 vite je aty dhe do jesh edhe 25 vite të tjera. Kush do bëhet kryetar PD, njërin vesh duhet ta mbajë tek dora jote. Sic nisi Luli ligjin e Vetting-ut në kushtetuese
".

Ata e lane me fjale, '‘Do i përgjigjesh doktor, ai i thotë ‘Jo’, ti tani unë dal më vonë. Ti je infermieri ndërsa unë jam shefi i pavionit”

Kemi dhënë mundësinë që jo më bordi apo kryesia e Dhomës së Avokatisë, jo më një grup i vogël pedagogësh por që të gjithë avokatët të votojnë pasi parlamenti e para nuk mund të bëhet zyrë aplikimi për qindra njerëz, janë 10 mijë avokat dhe mund të vijnë këtu qindra. E dyta është tallje me Kushtetutën, frymën e Reformës dhe me popullin përveçse dhe me vetë ata që paraqiten që të hapesh proces maskaradë ku zgjedhin partitë e ku këto të fundit bëjnë atë që kanë bërë gjithmonë.
Ne themi ne përcaktojmë numrin e kandidatëve që do të jenë baza përgjegjëse për partitë, por këta kandidatë dakort të mos filtrohen nga bordi i dhomës së avokatisë.
Filtrin ju nuk donit që ta bënte bordi apo një grup dekanësh e rektorësh dhe ne jemi shumë dakort me ju dhe zgjidhja që kemi dhënë në bashkjëpunim me misionet dhe sipas Venecias, ta bëjmë me votë. Ju doni të bëni referendum për plehrat dhe nuk doni të lini avokatët të votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit në gjyqësor. Nuk doni dhe është e qartë pse. Po të bëhej e bënit, por ne importin e plehrave e kemi ndalur me ligj, ju nuk e kishit. Ju kujtuat gabimisht se në shkretëtirën e ideve kapaciteteve dhe sorollatjes së PD ju doli para një flamur, jo si Flamur Noka, që mund ta merrni e mund të coni përpara drejt revolucionit. Ai nuk është flamur, por kazan


Ora 11:45 Rama: PD votë djallëzore për SPAK, e dinë që Reforma kërkon 6 ligjet e tjera
"Ligjet e tjera që reflektojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese dhe hapin rrugën hyrjes në fuqi të Reformës.

Por Paketën që krijon kuadrin ligjor për nisjen dhe realizimin e procesit për krijimin e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë, refuzojnë ta votojnë, kanë ndarë në një anë, si gjithmonë qysh se ka filluar ky proces në rrugën e hileve dhe të mungesës spektakolare të sinqeriteti me publikun, dhe bëjnë sikur nuk e dinë, sikur bëjnë që njerëzit nuk e kuptojnë që kjo strukturë pa institucionet e tjera nuk mund të funksionojë.

Duan që të votojnë këtë strukturë për t'ju hedhur hi syve të njerëzvë që këta me demek janë gati të luftojnë vetveten. Opozita duan vetëm ta pengojnë reformën më çdo kusht, deri edhe duke sulmuar ambasadorin e SHBA-së. Kjo paketë i hap rrugë reformimin të sistemit në drejtësi. Pikën themelore të reformës në drejtësi këta e çojnë në Kushtetuese. Por nuk kanë faj sepse miratimi i reformës në 21 korrik ka krijuar një frikë të tmerrshme të këta. Kjo reformë i hap rrugën institucione përgjigjee për të materializuar frymën në funksion të pavarësisë të këtij sistemi. Së treti duan t'i mbyllin rrugën që sigurojnë transparencë dhe akses të qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Ata kanë frikë për çfarë i pret nga reforma në drejtësi, dhe më këtë rast duan ta pengojnë këtë reformë. Kjo paketë i hap rrugën për të luftuar korrupsionin në sistemin e drejtësisë. Kjo e gjitha shpjegon sesa e kot dhe hipokrite dhe sesa djallzore është vota për SPAK".

SPAK nuk ka asnjë shans nëse të gjithë mekanizmat nuk ngrihen së bashku.

Këta duan një SPAK që ka një prokuror i merr 80 mijë euro qytetarit. Qytetari nuk kishte shkuar në Prokurori për një pronë, por thjesht dhe vetëm për të marrë paratë e tij të pastra dhe të grabitura. Më këta e duan SPAK-un. Ata mund t'i kapë vetëm Stopi dhe Fiks, pasi prokurorët e korruptuar nuk i kapin dot. Është një proces të cilin e kanë zhvilluar part-time që nga dita e parë. E kanë braktisur që në fillim, kanë hyrë e kanë dalë. Ndërsa të tjerët kanë punuar për netë të tëra për t'i dhënë mundësinë parlamentit të vënies në vend të drejtësisë. Këta nuk kanë qenë prezent në asnjë diskutim për reformën.

Ata janë prezent vetëm në e-mailet e ambasadorëve. Këta që kur ishin aty lart e bën Shqipërinë lesh e li. Sot këta që na e kthyen Venecian në një prezencë aq intensive sa gati gati njerëzve ju dukën sikur shtëpitë ju mbushën me ujë, nuk duan t'ja dinë që kjo paketë jep çdo sugjerim të Komsionit të Venecias. Këta nuk e morën ligjin e Vettingut dhe t'ja dërgonin Komisionit të Venecias për një sugjerim.

Këta duan t'ja presin kokën Reformës. Merr në konsideratë të gjitha sugjerimet e Komisionit Europian të drejtësisë në Shqipërisë. Është adoptim i modeleve më të mira europiane. Në 6 ligjet, 2 ligje kanë të bëjë me ligjet penale. 2 kanë të bëjnë më gjyqësorin. Ne jemi në një fazë tjetër, nuk jemi në fazën ku e nisëm me borxhe.

Sot ne jemi në gjendje jo të plotësojmë çdo nevojë, por jemi në gjendje të vemë 18 miliardë për të stimuluar këtë sistem dhe në radhë të parë për t'i paguar shumë më mirë prokurorët dhe gjyqtarë. Por këta nuk duan t'ja dinë, duan vetëm që mos të këtë drejtësi në Shqipëri. Kanë nxjerrë një pretendim, duan që qeverisja e gjyqësorit që nuk vjen drejpërdrejtë nga gjykatësit në 2 Këshillat me konsensus votuam dhe votuan edhe këta do të ketë një proces shumë të vështirë por konsensual në përcaktimin e njerëzve
.



Ora 11:35 Rama: PD i shpalli ‘lufte’ Reformës në Drejtësi, por do apo nuk do PD, ne do votojmë ligjet
Sot jemi në një ditë kur PD i ka shpallur luftë reformës në drejtësi. Më 22 korrik votoi me pahir Reformën Kushtetuese, duke shpallur madje dhe fitoren e si ai prifti që kërcente nga belaja, PD, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese për të rrëzuar themelin e reformës. Sot axhenda e këtij Kuvendi është vazhdimi me vendosmëri i rrugës për të çuar para reformën, do apo nuk do PD, i pëlqen apo nuk i pëlqen, PD, voton apo nuk voton PD. Faktikisht dihet botërisht se fati i reformës por dhe fati i procesit historik për hapjen e negociatave lidhet edhe me 7 ligje prioritare”.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda