PD zbarkon në Dibër, mungon
Berisha, shfaqet Besnik Mustafaj 

PD zbarkon në Dibër, mungon<br />Berisha, shfaqet Besnik Mustafaj 
Kupola e Partisë Demokratike zbarkoi dje në Dibër, ku nën kamuflimin e aktivitetit “Bujar Kapexhiu – 50 vjet me karikaturën” organizuar nga Shoqata “Bashkësia Dibrane”, u prezantua edhe një herë Sherefedin Shehu si kandidat i opozitës për Bashkinë e Dibrës.

Në aktivitet ra në sy mungesa e liderit historik dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili duket se po qëndron qëllimisht larg fushatës në Dibër, për të mos minimizuar votat për Shehun. Të njëjtën taktikë Berisha ndoqi edhe në zgjedhjet lokale të 2015, ku PD pësoj një humbje dramatike, më të madhen që nga themelimi i saj. Ndërkaq, befasi ishte shfaqja e Bensik Mustafajt në podium, i cili prej disa vitesh ka mbajtur qëndrime kritike ndaj Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, për mënyrën se si qeverisën vendin dhe si po e drejtojnë Partinë Demokratike. Mustafaj u bëri thirrje dibranëve të votojnë për Sherefedin Shehun, ndërsa shprehu dëshirën që fryma dhe entuziazmi në sallë të shtrihej në të gjithë Shqipërinë.

Lulzim Basha
Gjatë fjalës së tij, kryetari i opozitës Lulzim Basha premtoi se do të përfundonte Rrugën e Arbrit. Ky premtim është artikuluar nga PD gjatë 8 viteve në pushtet. “Beteja që ka nisur dhe që nesër formalisht e hapim do të vazhdojë ditë për ditë dhe orë për orë. Por ne e dimë që përtej të qenit demokrat, mbi kokat tona dhe në shpirtin tonë nuk valvit thjesht flamuri i Partisë Demokratike me gjithë idealet e saj, por dashuria për Dibrën, dashuria për Shqipërinë, vendosmëria për punë me nder e dinjitet, vendosmëria për t’i kthyer nder, punë dhe dinjitet Dibrës dhe dibranëve. Ndaj do bëjmë gjithçka, apo jo miqtë e mi?! Gjithçka që çdo dibran e dibrane të ndihet pjesë e këtij bashkimi të madh për sot dhe për nesër, kur do ta mbarojmë doemos Rrugën e Arbrit, amanetin tonë të papërfunduar”, u shpreh Basha. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha solli në vëmendje një bisedë me një dibranë. “Nuk lypin dibranët,- më tha, nuk kërkojnë mëshirë dibranët. Edhe një dorë po të kemi do punojmë, edhe një këmbë po të kem do punojmë, edhe cung po të jem do punoj. Nuk ka mëshirë, nuk ka lëmoshë, duam punë dhe punës i dalim zot, theksoi ai. Hallet janë të mëdha, problemet dhe vështirësitë janë të mëdha. Asgjë nuk është bërë për t’i lehtësuar ato”, tha Basha.

Sherefedin Shehu
Kandidati për kryebashkiak Sherefedin Shehu theksoi se së bashku me çdo dibran do t’i rikthente dinjitetin Dibrës. “Dua t’ju falënderoj dhe shpresoj që do ta justifikoj besimin tuaj. Shpresoj që Odën Dibrane do ta mbajmë atje ku e kanë vënë të parët tanë, ato burra të mençur, të zgjuar, punëtorë, atdhetarët të cilët kanë qenë prezentë që në Lidhjen e Prizrenit dhe që në shpalljen e Pavarësisë në Vlorë. Kështu që tani është radha ime dhe e juaja që ta ngremë emrin e Dibrës dhe të bëjmë një hap përpara në drejtim të ngritjes tonë, në drejtim të ngritjes së Dibrës dhe të rikthimit të dinjitetit”, tha Shehu.
 
 
Premtimi
Ndaj do bëjmë gjithçka, apo jo miqtë e mi?! Gjithçka që çdo dibran e dibrane të ndihet pjesë e këtij bashkimi të madh për sot dhe për nesër, kur do ta mbarojmë deomos Rrugën e Arbrit, amanetin tonë të papërfunduar
 
Berisha
Në aktivitet ra në sy mungesa e liderit historik dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili duket se po qëndron qëllimisht larg fushatës në Dibër , për të mos minimizuar votat për Shehun.
 
 
 Mediu: Për të ardhur në Tiranë duhet t’i bini nga Kina
 
Mediu-dibranëve: Mos ju nënshtroni aleancës së varfërisë dhe hashashit

 
Kryetari i Partisë Republikanë, z. Fatmir Mediu, mori pjesë në hapjen zyrtare të fushatës të koalicionit të djathtë për bashkinë e Dibrës, ku edhe u prezantuar kandidati i Partisë Demokratike, z. Sherefedin Shehu. Duke vlerësuar maksimalisht figurën e Sherefedin Shehut, si të politikanit, qytetarit dhe të familjarit të përkushtuar, z. Mediu u shpreh se në asnjë mënyrë Dibra dhe dibranët duhet të pranojnë t’i nënshtrohen aleancës së varfërisë dhe të hashashit.

Në fjalën e tij, z. Mediu theksoi gjithashtu se Dibra me votën e saj, duhet të jetë një sinjal i fortë për të gjithë Shqipërinë, nëse duam të ndahemi nga varfëria, nga krimi shtetëror, nga përbuzja dhe shpërfillja qeveritare.

Para disa ditësh këtu në Dibër ishte edhe koalicioni i varfërisë dhe i hashashit, i lidhur me lloj-lloj njerëzish, të vendosur në rresht, për shkak të dhunës dhe të frikës. Kishte nga të gjitha takëmet, kishte njerëz nga më të ndryshmit: kishte pazarxhinj; kishte bukëshkalë, njerëz që nuk duan dinjitet, por duan t’i shikojnë dibranët nën këmbët e tyre, ashtu siç duan të vendosin nëpërmjet varfërisë dhe frikës, gjithë shqiptarët nën këmbët e tyre. Por miku im, Besnik Mustafaj tha: Ne e vramë frikën në 1990, prandaj ka ardhur koha që me kurajo dhe me besim, duke u lidhur me njëri tjetrin, të përballemi në këtë fushatë, jo vetëm për Sherefedin Shehun kryetar Bashkie, por të përballemi për çdo shqiptar, që do një qeverisje të drejtë”, tha Mediu.

Kryetari i Partisë Republikanë foli edhe për Rrugën e Arbrit.

Edi Rama u tha se ka 3 vjet që negocion për Rrugën e Arbrit. Ne e filluam rrugën e Arbrit. Mbi 60 milionë euro u hodhën, por u lanë në harresë. Këta kanë 3 vjet që negociojnë me Kinën. Me pak fjalë ju thanë ju dibranëve: Për të shkuar në Tiranë, duhet t’i bini nga Kina. Ky është kryeministri ynë”, tha ai. Sipas Mediut, këtu janë organizuar të gjitha strukturat e shtetit dhe strukturat kriminale, për t’ju ulur kokën poshtë dibranëve. “Prandaj të dashur motra dhe vëllezër, ne duhet t’i shtrojmë disa pyetje vetes sonë sot. Sot dhe vetëm sot, ne jemi njerëz që kemi besuar te vullneti dhe kurajo e jonë, jemi njerëz që besojmë se zoti na i ka dhënë të drejtat tona dhe nuk mund të na i marrë as Edi Rama dhe as shpura e tij. Jemi njerëz që besojmë te liria jonë dhe te vota jonë. Prandaj duhet të nxjerrim për të votuar çdo qytetar të Dibrës, të votojë për dinjitetin, për ndershmërinë dhe jo matrapazët, pazarxhinjtë dhe kriminelët”, pohoi Mediu.
 
Mediu
“Ne e filluam rrugën e Arbrit. Mbi 60 milionë euro u hodhën, por u lanë në harresë. Këta kanë 3 vjet që negociojnë me Kinën. Me pak fjalë ju thanë ju dibranëve: Për të shkuar në Tiranë, duhet t’i bini nga Kina”.
 
 
Kapexhiu: Dibranët të votojnë ekonomistin
 
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kandidati për kryebashkiak Sherefedin Shehu morën pjesë në aktivitetin “Bujar Kapexhiu – 50 vjet me karikaturën” organizuar nga Shoqata “Bashkësia Dibrane” në Peshkopi. Në këtë aktivitet morën pjesë drejtues dhe anëtarë të Shoqatës “Bashkësia Dibrane” të ardhur nga Tirana. Kryetari i shoqatës, Bujar Kapexhiu u bëri thirrje dibranëve të mos përsërisin gabimin por t’i besojnë një ekonomisti me përvojë drejtimin e Bashkisë.

Dhe unë si artist më takon, për ata që janë miqtë të mi, shok të të mi të të njëjtit mendim, t’ju kërkoj ndjesë që ne artistët ju kemi sjellë në këtë derexhe. Nuk duhet të gabojnë më, sidomos dibranët e mençur. Sot në vendet udhëheqëse neve artistëve na lini aty të kontribuojmë për artin, për kulturën. Por juve duhet të vendosni që në këto vende duhet të jenë njerëz tamam të profesionit që të shikojnë tamam ekonominë, që të shikojnë perspektivën, duhen juristë dhe ekonomistë. Mos u ngatërroni me të tjerë se do të na merrni prapë në qafë”, tha Kapexhiu.
 
 
Shatku: Basha-Shehu të ndërtojnë Rrugën e Arbrit
Sekretari i Shoqatës “Dibra”, Sajmir Shatku duke folur për vlerat e dibranëve solli në vëmendje premtimet e mëdha që u bënë nga mazhoranca aktuale por asgjë nuk është bërë, përfshi dhe Rrugën e Arbrit.

Ne dibranët kemi një shprehje:”Kur ta tregojnë pilafin e madh, merr lugën e vogël!” Fatkeqësisht pilafi ishte aq i madh dhe as një kokërr nga ky pilaf nuk e patëm mundësi të merrnim gjatë këtyre tre, katër viteve. Pra, Rruga e Arbrit duhet të ishte përfunduar me kohë. Shpresojmë që z. Basha bashkë me kryetarin e bashkisë, z.Shehu ta implementojnë sa më shpejt”, tha ia. Ndërsa Qerem Erebara shtoi se Shqipëria nuk ka nevojë për njerëz që duan të mbushin portofolin. “Shqipëria ka nevojë për bij që punojnë për Shqipërinë jo për njerëz që vijnë për të mbushur portofolet. Preferoj më mirë të ha bukë e djathë, sesa mish e bakllava me djersën e atij që ja kanë grabitur, tha ai. Kryetari i komunës së Dibrës së Madhe Ruzhdi Lata duke vlerësuar figurë e Sherefedin Shehut, kishte dhe një mesazh për Edi Ramën. “Ata qe e nisen rrugën e Arbrit, ata do ta mbarojnë”, tha ai.

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor