‘Lufta’ për PD vijon vetëm për vendimin e Zhukrit, përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt në Report Tv: Vetëm ne duam zgjidhjen, Berisha me mentalitet bolshevik

“S’është tërheqje, por shtysë.” Kjo ka qenë përgjigja e avokatit të grupit të PD-në Alibeaj, Indrit Sefa ndaj komentit të Berishës në Studio Live në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj.

Ngërçi i Partisë Demokratike përpos debateve brenda llojit, betejën e madhe e kanë në Gjykatë se cila prej selive blu, do të arrijë të marrë vulën. E pikërisht për këtë, avokati i PD-së së Alibeajt, thotë se tashmë duhet një shtysë ndaj Gjykatës në mënyrë që të zgjidhet ky ngërç ligjor dhe të vazhdojnë udhën për zgjedhjet e 14 majit.

Ama, lëvizjen e PD zyrtare Berisha e ka cilësuar si tërheqje, madje e cilësoi tha se Alibeaj po tallet me veten e tij. Pikërisht këtë, Sefa e ka cilësuar mentalitet bolshevik, nga njerëz që dikur i kanë shërbyer me besnikëri Enver Hoxhës.

“Ne kërkojmë që ankimi të shqyrtohet në një mënyrë sa më s të shpejt,. Që këtij ngërçi ti jepet fund për të përcaktuar se kush është drejtuesi ligjor i PD.

Dhe për ne është zgjidhja e çështjes në themel i cili do i japë zgjidhje përfundimtare. Se di si e ka interpretuar Berisha po mu duk shumë i lumtur. Ne po përpiqemi ti japin zgjidhje ngërçit ligjor. S’është tërheqje por shtysë për Gjykatën që të japë përgjigje përfundimtare për çdo demokrat për të treguar se kush e drejton PD ligjërisht.”- tha Sefa.

Pyetje: Pse ka vonesa në Apel?

"Duke qenë se dosja e partive politike është vetëm një, edhe PD ka vetëm një. Gkykimi për ankimin tjetër s’mund të  vijonte, dhe ne këtë hoqëm. Patjetër që PD do regjistrohet në zgjedhjet vendore të 14 majit.  Kështu që ne jemi sot në aktivitet të përditshëm me KQZ dhe jemi në mbledhjet e tyre të përditshme.”- tha Sefa.

E sa i përket komenteve me akuza drejtuar gripit të Alibeaj ku thuhet se po i shërben mazhorancës, avokati Indrit Sefa thotë se është fatkeqësi e një mentaliteti komunist. Sipas tij, ky mentalitet nuk dëmton vetëm PD por edhe shqiptarët.

“Mentalitet bolshevik. Të shohësh Facebook, është një lemeri, lukuni njerëzish të marrë. Këto komente vijnë nga ish pionierët e Enverit. Gjuha e përdorur e urrejtjes, është e tmerrshme dhe si shërben PD, por më tepër shqiptarëve. Është fatkeqësi, por unë jam mësuar. Unë një këshillë kam, kundërshtari mundet me argument, me arsye, me alternativë. S’mund të mundet kurrë me një gjuhë përbaltës dhe urrejtëse. Bëj thirrje t’i thërrasin mendjes, të kenë arsye dhe argumente. Vetëm ashtu fiton PD dhe Shqipëria. Asnjëherë PD mund të jetë e tillë dhe të përdorë këtë gjuhë. Duhet të jemi e kundërta e komunizmit dhe e kundërta e tyre. Të bëhen më të arsyeshëm, më të kthjellët dhe të mendojnë për alternativë. S’bëhet me ata që kanë prishur kisha e xhami.”- vijoi ai.

I pyetur nëse beson te një bashkim të PD, ndoshta për kompromis të zgjedhjeve vendore, Sefa shprehet se edhe nga ana teknike, kjo gjë nuk është zgjidhje.

“Thirrja ime është që njerëzit të arsyetojnë, të japin zgjidhje dhe për ata që janë në garë. S’besoj se është i nevojshëm bashkimi, nuk i jep zgjidhje, nga ana teknike. Mendoj se bëhet me frymë, me argument.”- përfundoi Sefa.

Komenti i Berishës erdhi pasi grupi i Enkelejd Alibeajt hoqi dorë nga ankimimi për bashkimin e 2 statuteve të Kuvendit të 17 Korrikut dhe 18 Dhjetorit në mënyrë që t’i hapet rrugë në Apel gjykimit të vendimit të Agron Zhukrit se cili prej grupeve do të jetë në krye të Partisë më të madhe opozitare në vend. Nëse vendimi i Zhukrit cilësohet i drejtë atëherë kontrollin e PD-së e merr Sali Berisha, nëse Zhukri rrëzohet atëherë Partia Demokratike i takon Enkelejd Alibeajt dhe Berisha e mbështetësit e tij mbeten pa parti.

Nga ana tjetër, Berisha u fokusua tek seanca që do mbahet ditën e nesërme duke i bërë thirrje gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese që të gjykojnë me paanësi për pavlefshmërinë e mandatit të Olta Xhaçkës pasi bashkëshorti i saj është investitor strategjik dhe ka konflikt interesi që të qëndrojë në detyrë.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë