TIRANË – Një ditë pas deklaratës së qeverisë Greke së hyrja e PDIU në qeverinë shqiptare minon marrëdhëniet dyplaësh, ka mbërritur edhe reagimin e PDIU.
Në një deklaratë zyrtare kjo parti deklaron se është më shumë se pala greke e interesuar për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë.
“Sepse kështu ne e shohim veten me pranë njeri tjetrit, me pranë të drejtes sonë, më pranë pronave dhe shtëpive tona, të cilat Greqia forcërisht dhe pa asnjë të drejte po na i mohon akoma dhe sot. Leksionet e MPJ të Greqisë shpresojnë të vlejnë për të dy palët dhe të respektojnë marrëdhenien e reciprocitetit”, thuhet në deklaratën zyrtare të PDIU.
Sipas përfaqësuesve të kësaj partie, marrëdhënie e mirë është të mos pengohet një deputet i parlamentit të Shqipërisë të vizitojë pronat e veta dhe shtëpinë ku ka lindur të parët e vet në Çamëri.
“Marrëdhënie e mirë është të mos pengoni të moshuarit tanë në kufi për të vizituar shtëpitë e tyre të lindjes, marrëdhënie e mirë është të mos mbani më në këmbë ligje lufte dhe pengesa të tjera ligjore dhe administrative kundër nesh. Marrëdhënie e mirë është edhe njohja e genoncidit edhe kërkimi i faljes për ato mijera të vdekur, të përndjekur, të vrarë e të perdhunuar pa asnjë motiv”, i drejtohet PDIU qeverisë greke.
Më tej, drejtuesit e e kësaj partie mohojnë se janë ultra nacionalistë.
“Ne jemi parti ultra nacionaliste si ato qe keni ju në parlamentin tuaj. Ne i respektojmë minoritetet dhe i mbështesim ato të bëhen pjesë e jetës sonë politike. Por, është përtej kompetencave tuaja dhe reciprocitetit të siper përmendur të jepni leksione se, cila parti shqiptare duhet të bëjë pjesë në kabinetin qeveritar shqiptar, kur ne mirëpresim të gjithë minoritetin tuaj të jetë i përfaqesuar në të”, përfundon deklarata e PDIU.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com