PDIU, KQZ zëvendëson nesër
Muçën, deputetja e re Elena Xhina
Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur vakancë për një anëtar të saj, pasi Bujar Muça, deputet i zgjedhur në listat e PDIU-së, në qarkun Elbasan dha dorëheqjen dhe dorëzoi mandatin katër muaj pasi e kishte fituar.
Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur vakancë për një anëtar të saj, pasi Bujar Muça, deputet i zgjedhur në listat e PDIU-së, në qarkun Elbasan dha dorëheqjen dhe dorëzoi mandatin katër muaj pasi e kishte fituar.
Nëpërmjet shkresës nr. 3042/1 prot., të datës 1 dhjetor, drejtuar
KQZ-sё, Sekretari Përgjithshëm i Kuvendit Genci Gjonçaj, njofton krijimin e vakancës për shkak të heqjes dorë nga mandati i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë të Bujar Muça, deputet i zonës zgjedhore, Qarku Elbasan. Neni 164 i Kodit Zgjedhor përcakton se në rast të ndërprerjes së mandatit të deputetit, Kuvendi njofton KQZ për krijimin e vakancës dhe KQZ merr vendim për dhënien e mandatit kandidatit të radhës në listën shumemërore të së njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse, regjistruar sipas nenit 67 të Kodit Zgjedhor.
Rezulton se lista shumemërore e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet në Qarkun Elbasan i plotëson të gjitha kriteret e barazisë gjinore, dhe në këto kushte nuk bëhen kapërcime në listën e kandidatëve. Për sa më sipër, mandati i ndërprerë duhet t’i kalojë kandidatit vijues të listës së Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet në Zonën Zgjedhore Qarku Elbasan, Elena Xhina. Referuar Ligjit të dekriminalizimit, sipas të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit dhe informacionit të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile asnjë kandidatë nuk është në kushtet e ndalimit.
Sipas listës shumemërore të Partisë Drejtësi Integrim dhe unitet për Qarkun Elbasan kandidati i radhës është kandidati me numër rendor 3 (tre) Elena Josif Xhina. Për këtë çështje, KQZ do të mblidhet të mërkurën në orën 12 për të kryer zëvendësimin.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2996
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44