“Ngjarja e përsëritur e Patos-Marinzës kërkon reflektim rrënjësor të masave të sigurisë si edhe përmirësimin e mirëqenies së banorëve të zonës.” Ky është qëndrimi zyrtar i PDIU, e cila thekson se ngjarja e djeshme në Marinzë ku operon kompania "Bankers" është një kambanë alarmi.
PDIU në deklaratën e saj angazhohet se do të vijojë të ushtrojë trysni pozitive, në mënyrë që pasuria nëntokësore e kësaj hapësire, që i jep frymë zhvillimit ekonomik të gjithë vendit, të shërbejë në masën e merituar për rritjen e mirëqenies të zonës prej nga ajo vjen.
Deklarata e plotë e PDIU për shpërthimet dje në Marinzë
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet po ndjek me shqetësim zhvillimet në zonën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, ku më shumë se 100 familje janë evakuuar, si pasojë e rrjedhjes së pakontrolluar të gazit natyror në dy puse.
Ne solidarizohemi me banorët e zonës, të cilët për të disatën herë po përballen me pasoja të rënda dhe bëhen sërish viktima të mungesës së sistemeve të mirëfillta të sigurisë. Megjithëse, qytetarët e Patos-Marinzës jetojnë në një ndër hapësirat më të pasura të Shqipërisë, burimet nëntokësore të krahinës së tyre nuk janë përkthyer në investime për rritjen e mirëqenies. Kjo padrejtësi disavjeçare duhet të marri fund.
Njëherazi, PDIU vlerëson reflekset e shpejta të reagimit të institucioneve të emergjencave civile, që arritën të shmangnin pasojat në jetë njerëzore. Po ashtu, vlerësojmë masat shtrënguese ndaj kompanisë, e cila nuk kishte plotësuar parakushtet për të siguruar puset naftë- dhe gazmbajtëse.
Mirëpo, këto reflekse janë të pamjaftueshme. Është hera e dytë në më pak se dy vjet, që jeta e bashkëqytetarëve tanë në Patos-Marinzë po tronditet nga keqmenaxhimi i pasurisë kombëtare. Ky fakt na bën të kuptojmë se strukturat shtetërore duhet të trajtojnë çështjen në themel, për të parandaluar padrejtësi të tjera dhe jo vetëm për të menaxhuar krizën.
Ngjarja e djeshme është një kambanë alarmi.
Duke u gjendur në krah të familjeve të prekura , ne nxisim qeverinë, autoritetet vendore dhe të gjithë organizmat përgjegjëse që të garantojnë se ngjarje të tilla nuk do të përsëriten, duke riparë në themel zbatimin e protokolleve të sigurisë në fushën e naftës dhe të gazit. Së dyti, PDIU angazhohet se do të vijojë të ushtrojë trysni pozitive, në mënyrë që pasuria nëntokësore e kësaj hapësire, që i jep frymë zhvillimit ekonomik të gjithë vendit, të shërbejë në masën e merituar për rritjen e mirëqenies të zonës prej nga ajo vjen.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com