PDIU: Paraburgosja e Limajt
fyerje ndaj kombit shqipta

PDIU: Paraburgosja e Limajt <br />fyerje ndaj kombit shqipta
TIRANE – Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) ka reagur në lidhje me paraburgosjen e Fatmir Limajt, ish-ushtarakut të UÇK-së, i cili akuzohet për krime lufte në Kosovë.

PDIU e konsideron “fyerje ndaj mbarë kombit shqiptar për faktin që ndodh pikërisht pak ditë para jubileut të pavarsisë. Ky kalvar i mundimshëm i akuzave të pabazuara dhe proceseve të panumërta, përveÇse i turpshëm po bëhet edhe qesharak dhe duket qartazi se është një përpjekje për të denigruar figurën e njërit prej drejtuesve emblematikë të UÇK-së.”

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, PDIU shprehet se e sheh procesin ndaj Limajt “si një përpjekje të mirëmenduar për të eleminuar dallimin mes xhelatëve dhe viktimave dhe për të barazuar luftën e drejtë të shqiptarëve për liri e barazi me makinerinë kriminale e shoviniste të MilosheviÇit.”

Sipas PDIU, lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kosovare është arritje e cila meriton nderim dhe jo vendime të tilla ndaj ish-ushtarakëve të saj.

“Të revoltuar nga rihapja e procesit të KleÇkës ne i bëjmë thirrje faktorëve politikë dhe mbarë popullit shqiptar që të solidarizohen me komandantin Limaj dhe bashkëluftëtarët e tij dhe të protestojnë kundër këtij procesi të montuar.”, përfundon deklarata për shtyp e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash