PDIU: Prokuroria të frenojë
epshet greke në Gjirokastë

PDIU: Prokuroria të frenojë<br />epshet greke në Gjirokastë
TIRANE - PDIU kërkon ndërhyrjen e prokurorisë për ngjarjen në Gjirokastër, ku universiteti publik është përfshirë në një debat për Vorio Epirin.
 
"Pamjet dhe faktet e paraqitura për përdorimin e Universitetit të Gjirokastrës si vatër të propagandës antishqiptare janë shokuese, skandaloze dhe të papranueshme. Ato vërtetojnë se shumëçka nuk po funksionon në institucionet e vendit tonë: dekanati dhe rektorati i Universitetit të Gjirokastrës, që duhet të udhëhiqnin jetën akademike; Ministria e Arsimit që duhet t'i mbikqyrte dhe prokuroria e rrethit që duhet të niste procedim penal për nxitje të urrejtjes etnike. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet u bën thirrje të gjithë përgjegjësve të mbajnë përgjegjësitë individuale. Nëse drejtuesit e Universitetit të Gjirokastrës nuk mbajnë dot nën kontroll orekset shoviniste greke të një pjese të vogël të lektorëve të atyshëm, Ministria duhet të ndërmarrë masa të ashpra. Për më tepër, prokuroria e rrethit duhet të vlerësojë se reforma në drejtësi do të prekë të gjithë ata që nuk kryejnë punën e tyre, sidomos përkundrejt Kombit dhe Atdheut"-thuhet ne deklaratën e PDIU-së. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?



×

Lajmi i fundit

Polarizimi politik në Ballkanin perëndimor dhe Europën lindore, studiuesit theksojnë rreziqet

Polarizimi politik në Ballkanin perëndimor dhe Europën lindore, studiuesit theksojnë rreziqet