TIRANË - PDIU përmes një deklarate për mediat shprehet se qeveria duhet të ndërhyjë që t’i japë fund këtij problemi të madh duke miratuar lejen për ndërtimin e xhamisë!
“Edhe këtë vit, besimtarët myslimanë të kryeqytetit do të falen në rrugë. Nëse ka diçka për të cilën qeveria dhe bashkia e Tiranës e drejtuar nga opozita duhet të merren vesh, është miratimi i lejes për ndërtimin e xhamisë së kryeqytetit!”- thuhet në deklaratën e PDIU.
Sipas PDIU leja për xhaminë do ishte akti më i mirë përforcues për mesazhet e kryeministrit dje në iftar se Shqipëria ka kryevlerën e vet- bashkëjetesën fetare!
Më tej PDIU kërkon që kjo situatë duhet të marrë fund dhe qeveria duhet ta zgjidhë problemin duke miratuar lejen për ndërtimin e xhamisë së madhe.
“Mesazhet e kryeministrit në iftarin e shtruar dje me rastin e Ramazanit ishin të drejta, veçanërisht ato për bashkëjetesën fetare mes shqiptarëve që e duan Europën.”- thuhet në deklaratë
Deklarata e plotë e PDIU për ndërtimin e Xhamisë
Qeveria duhet të ndërhyjë që t’i japë fund këtij problemi të madh duke miratuar lejen për ndërtimin e xhamisë!
Edhe këtë vit, besimtarët myslimanë të kryeqytetit do të falen në rrugë
Nëse ka diçka për të cilën qeveria dhe bashkia e Tiranës e drejtuar nga opozita duhet të merren vesh, është miratimi i lejes për ndërtimin e xhamisë së kryeqytetit!
Leja për xhaminë do ishte akti më i mirë përforcues për mesazhet e kryeministrit dje në iftar se Shqipëria ka kryevlerën e vet- bashkëjetesën fetare!
Edhe këtë vit, në kuadër të ritualeve të muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët e kryeqytetit dhe të gjithë Shqipërisë, apo të gjithë kombit do të falen në rrugë.
I vetmi komunitet, komuniteti historikisht më i madhi në Shqipëri nuk ka objekt kulti kryesor në Tiranë dhe kjo nuk mund të vazhdojë më.
Kjo situatë duhet të marrë fund dhe Qeveria duhet ta zgjidhë problemin duke miratuar lejen për ndërtimin e xhamisë së madhe.
Mesazhet e kryeministrit në iftarin e shtruar dje me rastin e Ramazanit ishin të drejta, veçanërisht ato për bashkëjetesën fetare mes shqiptarëve që e duan Europën.
Por nuk ka akt më të rëndësishëm mbështetës të këtyre mesazheve sesa miratimi i lejes që besimtarët të kenë një vend ku të falen.
Nëse ka ndonjë problem administrativ midis dy autoriteteve, atij qendror dhe atij vendor të udhëhequr nga opozita, leja për ndërtimin e xhamisë është kryerasti që palët politike në Shqipëri të merren vesh me njeri tjetrin.
Kryeministri, si ish kryetar i Bashkisë së Tiranës ka shansin historik që të kryejë një hap zhbllokues të kësaj situate.
Komuniteti mysliman i Shqipërisë është komuniteti më i pasur në paluajtshmëri, por nuk ka ende një xhami kryesore në kryeqytetin e vendit.
Nuk ka rrugë tjetër për të ruajtur autonominë e komuniteteve fetare nga ndërhyrjet e jashtme apo ato politike të brendshme përveç rrugës së kthimit dhe kompensimit të pronave. Ky duhet të jetë prioritet i çdo qeverie, në rrethanat e sotme globale.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com