PDIU: Shpresojmë që PD-PS
të mos ankohen pas zgjedhjeve

PDIU: Shpresojmë që PD-PS <br />të mos ankohen pas zgjedhjeve
TIRANE - Deputetët e PDIU-së nuk kanë votuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të miratuar sot në Kuvend, pasi sipas tyre ai është selektiv dhe “është qepur sipas metrave të dy partive të mëdha”, duke shpresuar që pas zgjedhjeve të ardhshme “dy autorët e arnimit të kodit të mos ankohen si gjithnjë për atë çka kanë gatuar vetë”.

Nëpërmjet një deklaratë për shtyp, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, bën të ditur se dy deputetët e kësaj partie, nuk u bënë palë në këtë proces, pasi sipas tyre “lë në fuqi sistemin e numërimit militantesk të votave, në kuadër të dëshirës së dy partive për të qenë jo administrues por padronë fuqiplotë të proceseve zgjedhore”.

PDIU sqaron se mospresmarrja në votim ka të bëjë edhe me një arsye tjetër parimore, sipas së cilës “sistemi zgjedhor prodhon pabarazi në përfaqësimin e votave të qytetarëve, duke krijuar pragje artificiale të ndryshme nga qarku në qark”

Sipas deputetëve të PDIU-së sistemi zgjedhor është huazuar nga vende “me tendenca të forta rajonaliste, të cilat as ekzistojnë as duhen favorizuar në Shqipëri”.

“Dy deputetët e PDIU-së nuk mund të votojnë një kod zgjedhor, i cili lë sërish të papërfaqësuar votën e një të tretës së qytetarëve shqiptarë që jetojnë në emigracion”, lexohet në deklaratën për shtyp të PDIU-së.

(gm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Tatimi për profesionet e lira, ‘Kushtetuesja’ jep sot vendimin final

Tatimi për profesionet e lira, ‘Kushtetuesja’ jep sot vendimin final