Pas vendimit të Partisë Demokratike për të djegur mandatet, ka ardhur edhe reagimi i parë nga qeveria. Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali shprehet se kjo e keqe e ka një të mirë, pasi nuk do t'i marrin më rrogat për ta ndotur parlamentin me baltë e bojë.
"Lulzim Basha tha se do digjte qeverinë dhe paska vendosur të djegë opozitën! Sinqerisht nuk do ta dëshironim kurrsesi degradimin e tyre konstant, po në këto kushte, duhet pohuar kjo e keqe e ka një të mirë: Nuk do t'i marrin më rrogat për ta ndotur Parlamentin me baltë e bojë" thotë Spiropali.
Lulzim Basha njoftoi sot se do t'i propozojë grupit parlamentar djegien e mandateve të deputetëve të PD-së. Pjesëmarrjen në protestën e djeshme të opozitës, Basha e përktheu si referendum qytetar për qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme (lexo ketu).

Komente


O nafie..tunde dybekun..se lart e me lart do fluturosh Jo me presh ne..por ..
Përgjigju