Pas protestës së djeshme të opozitës para kryeministrisë për rrëzimin e qeverisë "Rama", lideri demokrat Lulzim Basha vendos t'i propozojë grupit parlamentar djegien e mandateve të deputetëve të Partisë Demokratike. Ai e përktheu pjesëmarrjen në protestën e djeshme si referendum qytetar për qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.
Ndërkohë kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ende nuk ka shpallur një qëndrim zyrtar se nëse edhe grupi parlamentar i partisë që ajo drejton do të marrë të njëjtën rrugë: Djegien e mandateve. Pro Bashës deri tani janë shprehur vetëm aleatët opozitarë pa deputetë në parlament.
Kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka shprehet se përpara se Lulzim Basha të arrinte te vendimi për djegien e mandateve, opozita nëpërmjet rrugës institucionale, duhet të konkretizonte ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe përmirësimin e infrastrukturës zgjedhore, për të pasur realisht mundësinë e zgjedhje të lira dhe të ndershme. Megjithatë, thotë Duka, ky akt politik i opozitës shënon fillimin e një faze të re. "Që zgjedhjet e 25 qershorit 2017-të kanë qenë një nga momentet më të turpshme të pluralizmit politik, tashmë është një fakt i mbështetur nga përgjimet e Prokurorisë dhe publikimet e “Zërit të Amerikës”.
Sigurisht do të kisha dashur që përpara se të arrinim tek ky vendim drastik, pra djegia e mandateve, Opozita të arrinte, nëpërmjet rrugës institucionale, të konkretizonte ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe përmirësimin e infrastrukturës zgjedhore, për të pasur realisht mundësinë e zgjedhje të lira dhe të ndershme. Megjithatë, nëse Opozita parlamentare gjykon se kanë shteruar të gjitha rrugët politike dhe vendos të djegë mandatet, ne do të respektojmë vullnetin e saj. Edhe pse tre mandate në listat e Partisë Demokratike i përkasin kandidatëve të Partisë Agrare Ambientaliste, ne do t’i dorëzojmë ato, pasi nuk mund të jemi pjesë e një Parlamenti ilegjitim. Ky akt politik i Opozitës shënon fillimin e një faze të re, në të cilën, të gjithë bashkë, duhet të gjejmë forcën për të sjellë një ndryshim real, jo vetëm për t’i dhënë fund tjetërsimit të zgjedhjeve, por për të hedhur themelet e një sistemi zgjedhor të drejtë, demokratik dhe përfaqësues" thotë Duka.
PDIU mbështet vendimin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për djegien e mandateve. Si për ironi, kjo forcë politike në këtë legjislaturë nuk përfaqësohet nga asnjë deputet në parlament, pasi tre të zgjedhurit nga partia e çamëve u larguan nga PDIU-ja. Reme Lala, Elena Xhika dhe Dritan Bici u zgjodhën deputetë me logon e PDIU në zgjedhjet e fundit parlamentare, por nuk vendosën të ndjekin partinë çame në bashkimin me opozitën duke kaluar me shumicën. "PDIU mbështet vendimin e PD-së për ti dhënë zgjidhje politike vendit, si i vetmi instrument që politika e përgjegjshme ka për të zgjidhur krizën shumëdimensionale që sot ka kapluar vendin, krizë politike, ekonomike, sociale dhe krizë përfaqësimi, nëpërmjet zgjedhjeve të parakohëshme dhe një qeverie tranzitore, që do të garantojë që shqiptarët të votojnë dhe të zgjedhin për herë të parë të lirë. Vlerësojmë propozimin e z. Basha për grupin parlamentar dhe këshillin kombëtar të PD-së, që para zërit të qytetarëve dhe nevojës së vendit për zgjidhje politike, nuk vuri status quo(-në) e një parlamenti ilegjitim, por bëri fakt zgjidhjen politike që kjo mazhorancë po e refuzon me arrogancë. Përfaqësuesit e Rilindjes vazhdojnë të lexojnë si pushtetarë e jo si shërbëtorë të shtetit qindra- mijëra qytetarë që dje dolën për një Shqipëri me demokraci funksionale, shtet ligjor dhe një jetë më të mirë e më me dinjitet" thuhet në deklaratën e plotë të PDIU-së.
Kryedemokrati Lulzim Basha tha se do t'i propozojë grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe forumeve më të larta politike, djegien e mandatave të deputetëve të djathtë. Deklarata e Bashës erdhi pak momente pas takimit në selinë blu me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi
Ndërkohë burime nga LSI për Report Tv thonë se deputetet e LSI-së ende nuk kanë dijeni për vendimin për djegie të mandateve. Sipas tyre kjo çështje nuk është diskutuar ende as në kryesi e as në grupin parlamentar të LSI-së.
Nuk dihet ende nëse edhe Kryemadhi do vendosë apo jo t'i propozojë deputetëve të partisë së saj të bëjnë të njëjtë gjë si deputetët e Partisë Demokratike, lidhur me mandatet e tyre.
Deklarata e papritur e Lulzim Bashës u bë sot në një konferencë për mediat. Erdhi si një përgjigje e pjesëmarrjes në protestën e opozitës së bashkuar dje para kryeministrisë, që lideri demokrat e përktheu si një referendum për zgjidhjen që opozita ofron; Qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ende nuk ka bërë publik një qëndrim të saj se çfarë do të bëjë partia që ajo drejton pas vendimit të papritur të kryedemokratit Lulzim Basha për të djegur të gjitha mandatet e deputetëve të grupit të tij parlamentar. Këtë vendim lideri i opozitës e shpalli sot në një konferencë për mediat, ndërsa pak para se të dilte para gazetarëve, Basha kishte takuar në selinë blu kryetarin e LSI-së.
Kryemadhi është mjaftuar deri më tani vetëm me një status në Facebook, pas konferencës që Basha pati:
"Beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma!", shkruan ajo.
Një sqatus që nuk qartëson se cili do të jetë vendimi i LSI-së dhe nëse Kryemadhi do të bëjë të njëjtën gjë duke i propozuar grupit të saj parlamentar që të djegin mandatet.
Pas protestës së opozitës, lideri demokrat Lulzim Basha vendos t'i propozojë grupit parlamentar djegien e mandateve të deputetëve të PD-së. E përkthen pjesëmarrjen në protestën e djeshme si referendum qytetar për qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.
Pjesëmarrjen qytetare në protestën e djeshme para kryeministrisë, lideri demokrat Lulzim Basha e ka vlerësuar në përmasat e një referendumi për zgjidhjen që opozita e bashkuar ofron: Qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme. Heshtjen që kaploi tubimin ndryshe të opozitës, pa asnjë fjalim politik, kryedemokrati Basha e theu këtë të dielë duke bërë publik vendimin e tij. Tha se do t'i propozojë grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe forumeve më të larta politike, djegien e mandatave të deputetëve të djathtë.
Në një konferencë për mediat nga selia blu, Basha doli për të thënë mesazhet që kishte marrë nga protesta, të cilën e quajti më të madhen të dëshmuar në historinë e Shqipërisë, për nga pjesëmarrja.
"Pjesëmarrja më e madhe që ka parë ndonjëherë vendi. Protesta mori përmasat e një referendumi për zgjidhjen e ofruar nga opozita. E kam lexuar vullnetin tuaj, kam vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve me te larta politike djegien e mandateve te deputeteve tanë!", tha Basha.
"Dhuna kundër qytetarëve protestues provon degradimin e këtij shteti të kalbur, inkriminimin e policisë. Ju kërkoni një qeveri legjitime. Mesazhi juaj është i qartë, kështu nuk vazhdohet më, thika ka shkuar në palcë", theksoi Basha.
Sipas liderit demokrat, zgjidhja është një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme për një parlament dhe qeveri që del nga vota qytetare, siç theksoi Basha.
Dhunën në protestën e opozitës e quajti sërish një skenar të qeverisë. Ky ishte një skenar i dhunshëm - tha Basha, - ndërkohë që opzoita sipas tij - shfaqi civilizim evropian duke shkuar me lule në protestë. Këtu Basha i referohet vajzave të reja të FRPD-së që marshuan me lule drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit" e madje i ofruan lule edhe efektivëve të policisë. Por, lideri demorkat nuk mban asnjë qëndrim të tij, të shprehur hapur, për personat protestues që disa herë me radhë gjatë 5 orëve të protestës, thyen kordonin e policisë para kryeministrisë dhe shkatërruan çka gjetën para. Skela mbrojtëse para derës së godinës u shkatërrua dhe me hekura e dërrasa u thyen xhamat e derës kryesore duke arritur deri te dritaret e katit të dytë. Po ashtu instalacioni i kërpudhës në lulishten e kryeministrisë u shkatërrua po nga protestuesit.
Policia ka arrestuar 15 veta për dhunën, 7 janë shpallur në kërkim dhe 5 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.
Liderët e opozitës dje, Monika Kryemadhi e LSI-së, ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetët e opozitës, u bënë spektatorë të dhunës që shpërtheu gjatë tubimit, duke zgjedhur të mos bëjnë fjalime. Në përgjigje të shkurtra për mediat, nuk u distancuan nga dhuna, por thanë se gjithçka u provokua nga qeveria pas heqjes së kordonit me policë para kryeministrisë. Të vetmet momente kur efektivët lanë hyrjen e kryeministrisë, ishin kur protestuesit e dhunshëm hodhën bomba molotov, kapsollë, tymues si dhe shkulën gurët nga bulevardi duke qëlluar ndaj policisë dhe kryeministrisë. U shpërndanë vetëm pasi Garda e Republikës e vendosur në tarracën e kryeministrisë hodhi gaz lotsjellës.
Sa mire!Te digjen mandatet per deputetetkriminele,hajdute ,komplotiste e te korrupotuar te kupoles se PD-se dhe jo vetem,keshtuqe prokuroria i ka duart te lira per kriminelet hajdute e perverse te PD-se qe i kane lyer duart me gjak,ti therrase lirshem ne porokurori e te vijoje me procedimin penal te tyre si qytekare te thjeshte.Pra Salihu,lulzimja,palokari,Noka e mosketjeret e tjere te tyre e kane rrugen e hapur per tek prokuroria e me pas tek gjykata e krimeve te renda.Bravo tavarish lyl,bere me ne fund nje gje te mire.Do japesh llogari per 430.000 eurot e rruges se kombit dhe per 21 janarin,te pakten per keto!
PërgjigjuNuk ja mban LSI te djegi mandatet se nuk merr me as dy deputet po u ban zgjedhje . Nuk besoj se ka me njeri ne shqiperi qe voton LSI
Përgjigjupergjysmoni numurin e deputeteve dhe hiquni te gjitha privilegjet qe te kujtohen se ka shume shqiptare qe nuk kane buke te shuajne urine
PërgjigjuO Lulo ik futi naj tas grosh e bab, ju jeni kaq budallej saqë nuk e kuptoni që keni lon gjith shqiptarët pa alternativë politike... Pikërisht se po boni t'gjitha lëvizjet e gabume... Cke o lla se burgu për burrat osht, mos u trem
PërgjigjuPo he te zhdukeni
PërgjigjuOre po qenkeni trembur shume.. Qysh è keni hallin? Me duket se kete radh ska me rrugzgjidhje.. Po u del qelia e burgut ne enderr...ska shaka me amerikanin.. U ka futur ne listen e zeze, jo mandatet,po edhe vet te digjeni ju, kesaj radhe s'shpetoni dot.. Suksese
Përgjigjuhera e pare qe mban llafin. Tha qe ne fillim : o une o Rama. Fut gishtin ne b.. tani edhe ik.
PërgjigjuKeni harruar burrin e Monikes. Ne momentin qe behet djegia e mandateve, IM shperndan parlamentin per te garantuar gjasme kushtetuten dhe ne mungese te Gjykates Kushtetuese socialistet do te vihen para faktit te kryer. Qeveria Rama do te quhet e paligjshme dhe ne rastin me te mire do te nderhyjne nderkombetaret me thirrje per dialog dhe krijimin e qeverise tranzitore, ne rastin me te keq perplasje civile por qe Rama nuk e con vendin ne kete katastrofe. SPAK eshte kafshate shume e veshtire per tu kaperdire nga Birishi, Lulushi, IM dhe Mona dhe nderkohe Serbise (Rusise) ne keto momente vendimtare per Kosoven i duhet nje Shqiperi e dobet, e destabilizuar. Fatkeqesia e socialisteve eshte qe duke menduar qe President Hajduti nuk mund ta beje dot nje skenar te caktuar nuk mbrohen, dhe kur gjenden para faktit te kryer e pranojne sepse nderkombetaret ne bisedime apo negociata gjithmone kembengulin ndaj atij qe mund te haje arsye, pa u perkujdesur se cfare eshte e drejte. Duhet te hidhet menjane njehere kriza, pastaj flasim thone gjithmone te huajt. Kujtoni vjedhjen e mandatit te Tiranes ne 2011 apo moshapjen e kutive ne 2009. Totalisht te paligjshme, totalisht te toleruara nga te huajt meqe socialistet pranojne edhe tu cenohet e drejta ne shkelje flagrante te ligjit.
PërgjigjuMafia ballkanit = PD
PërgjigjuShqipëria ka nevojë për një opozitë krejtësisht të re! Partia e re e të rinjve! PD dhe LSI nuk përshtaten në këtë tablo politike. Ata janë kaq 'mendje të vjetër'. Shqipëria ka nevojë për figura politike bashkëkohore. Opozita e tanishme është një 'partneritet për shkatërrim' asgjë tjetër! Rama fiton këtë situatë dhe më beson.
Përgjigjumandatin jepjani ujkut te cerikut
Përgjigjusi do ja beni per te mbajtur familjet,se ju jeni dhe te varfer
Përgjigjue po kure vlete dhe ju pere vjedhje e mose gelte njeri pa thene po pere budallenje na merrni ju ,qe vodhet nga rruga e kombit 235 milione ero vrate e prete hodhet ne ere nje gerdece te tere dhe nuke u deshkua asnje ju duhet tju djegeshe me benzine bashke me mandatet
PërgjigjuIk mor
PërgjigjuO lulash, skeni b*** ju te digjni mandatet se skeni ku shoni. E provove i her qeverine teknike e prap trongullin hongre. Sa te jesh nen hijen e salushit, gencin do hash po he.
PërgjigjuI keni bere nje sherbim shume te madh demokracise sepse do ikin banditet nga Parlamenti . Tani I hapet rruga dosjeve te rruges Kombit shitjes se detit Gerdecit dhe 21 janarit pa pritur Spakun
PërgjigjuCfaredo gjeje qe ke, ka,ne mendjen Plaku Zi bashke me LSI. SHPK, reforma ne Drejtesi dhe SPAK do te funksionojne dhe fundi i juaj po vjen. SHBA e kane vendosur dhe nuk ka khtim mbrapa ...
PërgjigjuMire o loqe mire , ai spaku vetem babain tend shpriterore sdo te preke
Edhe partia pr të drejtat Egjyptianëve, mbështet vendimin të djegies të mandateve
PërgjigjuDo i besh nje nder te madh shqiptareve, me djegien e mandantit. Plus do i hapesh rrugen drejtesise qe te ndjeke kriminelat e pd-se me humbjen e imunitetit.
PërgjigjuDirekt ti duhet te behesh KM tani toc kukulle. Qeveria dhe policia te poshter qe ju dhunuan juve aspak fare. Dhe mer Noken beje direkt minister te brendshem se ja vlen ai palo bu...ce burr. Dhe konkluzioni eshte Shqipria sbehet me as nje her. Sa te pa ftyre duhet te jeni ju qe dilni me kto komente per gjera qe populli i ka par me syt e vet, dhe sa te pa ftyre jan ata qe besojne babzine tuaj te pa fund. Si gjithmon ku ti keni e ca te keni. ✌️
PërgjigjuKujt i plasi taravolja
Përgjigjuju dogjet shqiperin per ato mandate,,,se djeg mona se ngelet pa pantallona
PërgjigjuJu digjini pa ne feste do kemi oreksi do na shtohet ju ne te semes
PërgjigjuO sa mire hetoheni me lehte per pasurite qe kini vene me krim dhe korrupsion. Te rihapet hetimi per rrugen e kombit
PërgjigjuFantastike!Digjni mandatet dhe veten me benzin.Do shpetoni nje popull.
PërgjigjuNe g** te semes te vini o kriminela parlamenti vazhdon punen se ka 75 perfaqesues te popullit , dhe nuk pyet per ju felliqesirat
PërgjigjuPo ti i djegur ishe o rob**r, se mos kur ishe në parlament fole ndonjëherë si duhej, dhe kur flet 7x7=42..Energji elektrike me litra Mbaj ujkun e cërikut se ai lloj të voton ty vetëm. Ik në P*** satëme vafsh
PërgjigjuKE te besojm ate qe the para protestes bashke me Kokmadhen apo ate thua sot .O FOL E MBA O PIRDH E HA ..Se na the po se rrexuam Edi Ramen do ikim un dhe Luli .Sot na dole me tjeter shkec .Do djegim mandatet .po ti djegur se i djegur je bej cdo veprim antidemokratik per tw shpetu Bythen tende ..Dhe mua mos me fut me ate gojen e ndyre me fjal popull po thuaj Simpatizantaet e 50 000 lekshit dhe paces se derrit se ate mut burrerie qe ke ti vetem Ujku i cerrikut te perkrah dhe si asht ma i mire se ti se nuk asht vrases .nuk asht hajdut nuk asht mashtrues .Ti hip ktu dhe shiko Stambollin .Pregatitu se zgjedhjwt afruan dhe nga krimet qe ke ti bashke me shoket tuajnuk ii shpeton dot drejtesise .
PërgjigjuKur te behet nga grupi parlamentar shqup-s,atehere quajeni vendim dhe bejeni lajm .
PërgjigjuSPAKU b**e SPAKU do tju djegi ju Kopat e Kombit.Far e keqe u djegshi ne ferr vrases.
PërgjigjuKy lulushi duhet hetu nga spaku qe kur u ngrit kopi per ta lançuar ne politik pse pak figura kishte apo duhej te vinte patjeter ky mandatdjeguri a thu se e ka ble me pare mandatin e bon car te doj, po se deshi deputetllikun te hapi krahun se presin deputetes e listes
Kujdes se mos humb prape dhe fillon e qan perseri qe te vodhen. Hapni listat nese doni te keni ndonje shans se pa***shet qe ke nuk ti voton njeri...!
Përgjigjudo i djegim thote POR do flas cik me cunat si do e bejme hahahah
PërgjigjuBravo me ne fund nje vendim i drrjet, por ama dhe ju hiqni mbeturinat qe keni mbrapa.
PërgjigjuSa kenaqesi, se nuk ka pengese per hetimin e vjedhjeve e vrasjeve nga aba e prokurorise. ...Po nuk jeni trima, s'ua mban. Po late mandatet, jeni trima dhe vertetohet qe nuk keni vjedhur e vrare, e kunderta verteton vrasjet e vjedhjet
PërgjigjuI shkreti! te shtjen ne xhynah,Po I ftrohet supa.Haj bre lul,se bahet mire!
PërgjigjuOre ate fabriken e kristalit n suedi e di populli shqiptar qe e ke ne 100% aksione te plota? Po si nuk keni seder ose mendje te ndihmoni popullin po vetem ruani veten dhe kerkoni karrike te dyja palet e partive..turp o maskarenj qe e keni vendin n burg..
PërgjigjuMos se na fiket deren hallall o Bashe se po I kursrni ca leke ketij populli . Leket e ketyre derrave te shkojne per bamiresi kete o Bashe ta kishit bere me kohe se nuk ka nevoja parlamenti per bandite si juve . I ke bere nje sherbim aq te mire vendit sa sbehet
PërgjigjuGrupi Parlamentar dhe forumet sigurisht qe do jene kundra diegies se mandateve dhe Basha del i lare. Do thote: Une isha per levizje radikale dhe per diegie mandatesh, por grupi parlamentar dhe forumet e partise ishin kundra. Hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahha
PërgjigjuNa plasi,ju te djegur keni qene me kohe!
PërgjigjuMire do beni ti lini. Po paguheni pa bere pune me leket e popullit
PërgjigjuIke ti dhe na plasi ....
PërgjigjuSPAKU SPAKU do te perveloj.U djegsh do zoti pler.
Përgjigju