PDK, tension në kryesi

PDK, tension në kryesi
Çështje të ndryshme, përfshirë dhe dialogu me Serbinë, koalicionin e mundshëm, privatizimin, kanë qenë temat e diskutuara në takimin që kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës i ka zhvilluar deri mbrëmë vonë. 

Burimet e shqiptarja.com tregojnë që ka patur tensione mes grupeve të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Fatmir Limajt dhe Azem Syles pas që është diskutuar për zgjedhjet e brendshme në PDK.

Temat mbi të cilat është diskutuar janë konfirmuar kur përfundoi mbledhja nga vetë lideri i partisë, Hashim Thaçi. Por kryeministri nuk ka deklaruar nëse në takim është diskutuar edhe për mundësinë e një koalicioni me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. 

Duke iu shmangur kësaj çështjeje, Thaçi ka deklaruar se po bisedohet me të gjithë për një funksionim të mirë të institucioneve qendrore dhe atyre lokale.

Thaçi ka thënë të kenë diskutuar edhe për procesin e mundshëm të dialogut Prishtinë-Beograd dhe normalizim të marrëdhënieve me shtetin e Serbisë.

“Ne kemi diskutuar edhe për procesin e privatizimit. Megjithatë rreth privatizimit PDK-ja respekton kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, respekton konkurrencën e lirë dhe procesin e transparencës”, ka thënë Thaçi.

Ende pa përfunduar takimi është larguar deputeti Azem Syla. As zyrtarët tjerë të PDK-së nuk kanë dhënë arsye përse Azem Syla e kishte lëshuar mbledhjen para kohe. I pyetur për këtë çështje, kryeministri ka thënë se nuk e ka shikuar se kush ka hyrë e kush ka dalë i pari.

Gjithsesi, edhe nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, i cili ka dalë disa minuta më herët nga takimi, ka pohuar se në takim është diskutuar për tema të ndryshme, përshirë edhe koalicionin e ardhshëm qeverisës në Kosovë, por  se debati ka qenë i përgjithësuar dhe pa ndonjë rezultat konkret.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi